Jump to content

Partia Demokristiane (Shqipëri)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Partia Demokristiane
UdhëheqësiNard Ndoka
Kuvendi
0 / 140
Bashkitë
0 / 61

Partia Demokristiane është parti politike në Shqipëri që u krijua në vitin 1991 dhe i përket spektrit politik të qendrës së djathtë.

PDK periudha 1991 - 2001


shtator 1991 Delegacioni i PSHDK, bëri vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Kryesuesi i këtij delegacioni Besnik Bardhi, në ambientet e Hotel Arberia në Tiranë, i dorëzoi Programin dhe Statutin e kësaj partie, personit të autorizuar Ndrekë Luca, në prani të Agim Gjakova dhe Esat Myftari.

11 dhjetor 1991 Nje grup nismetaresh intelektuale themeluan ne Tirane PARTINE DEMOKRISTIANE TE SHQIPERISE .

25 dhjetor 1993 Doli numri i pare i gazetes "Ora e Shqipërise", organ i Partise Demokristiane.

27 shkurt 1994 Zhvillon punimet ne Tirane Kongresi i Pare i Partise Demokristiane te Shqipërise . Kryetar u zgjodh zoti Zef Bushati.

25 maj 1994 Formohet Forumi i Gruas i Partise Demokristiane te Shqipërise.Kryetare zgjidhet zonja Silva Qeseri

17 qershor 1995 Ne Luzern te Zvicres themelohet Unioni Shqiptar Demokristian. Ne grupin e punes per organizimin e Kongresit merr pjese akademiku Mark Krasniqi (Kosove),Gjon Berisha (Gjermani), Mikel Kuzhnini ( Kroaci), Zef Bushati ( Shqipëri), Nikolin Kurti (Shqipëri), Ahmet Hasani e Tahir Geci,Gjoke Paloka e Ded Hajdari,Ndue Ndou e Lazer Krasniqi, ( Zvicer), etj.

1 korrik 1995 Bukuresht - Partia Demokristiane e Shqipërise pranohet vezhguese e Unionit Kristian - Demokrat Europian (EUDC). Merr pjese zoti Zef Bushati , Kryetar i PDK

2-3 dhjetor 1995 Zhvilloi punimet Kongresi i Pare i Unionit Shqiptar Demokristian ne Tirane. Kryetar u zgjodh zoti Zef Bushati.Sekretar i Pergjithshem zoti Nikolin Kurti

2 Mars 1996 Ne Tirane zhvilloi punimet Kongresi i pare i Forumit Rinor Demokristian. Kryetar zgjidhet zoti Andi Kroqi.Sekretar i Pergjithshem Dhimiter Myslia,Nenkryetar Shpend Jeshnica.Kryetar i Forumit Rinor me tej zgjidhet Harris Morana

27 prill 1996 Zhvillon punimet Kongresi i Dyte i Partise Demokristiane te Shqipërise. Kryetar u rizgjodh zoti Zef Bushati, Sekretar i Pergjithshem zoti Nikolin Kurti, Nen Kryetar zoti Dr.Nikolin Pema

11 korrik 1996 Partia Demokristiane e Shqipërise merr pjese ne qeverisjen e vendit, si parti e koalicionit qeveritar me PD. Ne postin e Keshilltarit te Kryeministrit zoti Zef Bushati dhe zoti Nikolin Kurti ,Zv/Minister i Transpoteve.

20 tetor 1996 Ne zgjedhjet lokale Partia Demokristiane fiton Kryetarin e Komunes se Shengjinit, ne rrethin e Lezhes, zotin Gjergj Ivanaj dhe Kryetarin e Komunes ne Velipoje zotin Mark Matusha dhe mjaft anetare ne Keshillat e Bashkive, Rretheve dhe Komunave.

9 Mars 1997 Partia Demokristiane eshte nje nga dhjete partite kryesore qe nenshkruan deklaraten per te kapercyer gjendjen e jashtezakonshme te krijuar ne Shqipëri.

12 Mars 1997 Formohet Qeveria e Pajtimit Kombetar dhe Partia Demokristiane perfaqesohet ne Kabinetin Qeveritar me Ministrine e Kultures,zotin Engjell Ndocaj.

12 qershor 1997 Partia Demokristiane merr pjese ne formacionin politik "Bashkimi per Demokraci" dhe nenshkruan marreveshjen paraelektorale me Partine Demokratike, Partine Levizja e Legalitetit, Partine Bashkimi Socialdemokrat dhe Partine Bashkimi Demokrat.

28 qershor 1997 Partia Demokristiane fiton ne zgjedhjet elektorale dy deputete, zotin Sander Uldedaj ne zonen elektorale nr.1 Malesi e Madhe dhe zotin Zef Bushati nga lista proporcionale.

13 gusht 1997 Ne parlamentin shqiptar formohet grupi parlamentar "E Djathta e Qendres". Kryetar u zgjodh zoti Zef Bushati.

2-6 Mars 1998 Kryetari i PDK z.Bushati dhe Sekretari i Marredhenive me Jashte z.Frederik Mikeli ftohen ne Bruksel (Belgjike) nga zoti Wilfred Martens, President i Partive Popullore Europiane ( EPP ) ne Parlamentin Europian. Ne grupin e PPE. z.Bushati flet para eurodeputeteve per situaten ne Shqipëri dhe Kosove.

3 tetor 1998 Konferenca Kombetare e PDK, vendosi per pjesmarrjen aktive ne proçesin e hartimit te kushtetutes. PDK propozon vendosjen ne kushtetute te : "besimit ndaj zotit" dhe "Shqipëria shtet i pandashem" te cilat parlamenti i miratoi.

janar 1999 Shpallet fushata e zgjedhjeve te reja ne PDK

27 Nendor 1999 Kryetari z.Zef Bushati merr pjese ne mbledhjen e Byrose se Internacionales Kristian Demokrate IDC/se ne Bukuresht se bashku me z.Kujtim Gjuzi Sekretar Organizativ dhe z.Arben Mikeli Sekretar i Mardhenieve me Jashte. PDK pranohet antare me te drejta te plota ne IDC dhe vezhguese ne EPP (Bukuresht) Rumani.

29 janar 2000 Mblidhet Keshilli Kombetar i cili cakton daten e Kongresit te Trete.

6 maj 2000 Zhvilloi punimet Kongresi i trete i PDK. Kryetar rizgjidhet Zef Bushati.

21 maj 2000 Mblidhet Keshilli Kombetar i cili zgjedh Sekretarin e Pergjithshem z.Mati Pepa dhe dy nenkryetaret; Znj.Mimoza Vreto per Mardheniet me Publikun dhe z.Genc Rama per Politikat Ekonomike si dhe Antaret e Kryesise te PDK-se dhe Shefat e Departamenteve.

1 tetor 2000 Zgjedhjet per Pushtetin Vendor. PDK-ja fiton 176 Keshilltare ne keshillat e Qarqeve, Bashkive dhe Komunave. Ne nivel kombetar PDK – ja fiton 2.34% duke u renditur si parti politike ne vendin e gjashte.

28 tetor 2000 Takimi i Pare Kombetar i te Zgjedhurve Demokristiane ne Pushtetin Vendor Lokal

5 Nendor 2000 Milenium 2000. Jubileu i Qeveritareve dhe Parlamentareve ne Rome ne Vatikan. Merr pjese i ftuar nga Vatikani Kryetari Zef Bushati.

6-8 janar 2001 Kongresi i Partive Popullore Europiane ne Berlin,Gjermani.Marrin pjese si delegate Kryetari Zef Bushati dhe Sekretari i Pergjithshem Mati Pepa.

10 Mars 2001 Takimi i dyte Kombetar i te zgjedhurve Demokristiane ne Qeverisjen Vendore,pushtet lokal. Zgjidhen organet drejtuese te te zgjedhurve lokale.

21 prill 2001 Mbledhje e Keshillit Kombetar te PDK-se.Miratohet programi elektoral dhe kandidaturat per deputet te PDK-se per zgjedhjet Parlamentare te 24 qershorit.

24 qershor 2001 PDK merr pjese ne zgjedhjet Parlamentare.

25 qershor 2001 PDK denoncon manipulimet e zgjedhjeve te kryera nga socialistet ne pushtet dhe deklaron se nuk do te njohe rezultatet e zgjedhjeve te 24 qershorit 2001.

8 shtator 2001 Mbledhje e Keshillit Kombetar te PDK analizohen zgjedhjet dhe merren vendime.

11 dhjetori shpallet Dita e Demokracise Kristiane ne Shqipëri

http://pdkalbania.weebly.com/

https://sites.google.com/site/aleancademokristiane/