Jump to content

Ode

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ode është një lloj i poezisë lirike apo i këngës solemne e cila e ka origjinën në vjershat korale të Greqisë së vjetër. Tematika e saj shtrihet më gjerë se ajo e himnit. Odeja është poezi e thurur një idividi apo dhe një ngjarjeje.Është krijim i cili e lavdëron ose lartëson një personalitet të shquar apo një ngjarje historike të shënuar e që shpreh me forcë ndjenjat e dashurisë, të nderimit, të gëzimit, të miqësisë etj. Odet greke fillimisht ishin pjesë poetike të shoqëruara me instrumente muzikore. Me kalimin e kohës, ato gradualisht u bënë të njohura si kompozime personale lirike, qoftë të kënduara (me ose pa instrumente muzikore) ose thjesht të recituara (gjithmonë me shoqërimin e instrumenteve muzikore). Instrumentet primare të përdorura ishin instrumentet frymore ose lyra.

Në letërsinë antike greke ode ka shkruar Pindari ndërsa në letërsinë latine ka shkruar Horaci. Në historinë e letërsisë shqipe, krijime poetike të kësaj natyre dhe në këtë frymë ka shkruar Zef Serembe dhe Lasgush Poradeci.

Një ode klasike zakonisht përbëhet prej tri pjesëve kryesore e që janë:

  • Strofa
  • Antistrofa dhe
  • Epodea

Dy format më të njohura të odes janë:

  • Odet homostrofike dhe
  • Odet e parregullta