Jump to content

Natasa Kandic

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Natasha Kandiq gjatë Paradës gej në Beograd,2010

Natasha Kandiq (serbisht: Наташа Кандић Nataša Kandić, lindur në vitin 1946 në Kragujevc) është një aktiviste serbe për të drejtat njerëzore si dhe themeluesja dhe njëkohësisht ish-drejtuesja ekzekutive e Qendrës Humanitare Ligjore, një organizatë që zhvillon fushata ndërgjegjësuese për të drejtat njerëzore dhe ripajtimin në Jugosllavinë e dikurshme, duke u fokusuar në rolin e Serbisë në konflikt. Organizata u themelua në 1992. [1] Puna e saj kërkimore është e rëndësishme për ndjekjen penale të krimeve në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të krimeve të ndodhura gjatë ish-Jugosllavisë, veçanërisht videoja famëkeqe që e lidhte ushtrinë serbe me masakrën e Srebrenicës. Kandiq është nderuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për punën e saj me të drejtat njerëzore ( ndër të cilat dhe çmimi nga organizata Amnesty International). Në Serbi ajo gëzon një figurë publike kontroversiale dhe akuzohet për shpifje nga ish-presidenti serb Tomislav Nikoliq.

Qendra Humanitare Ligjore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Natasha Kandiqi është sociologe me profesion.[2] Në 1992 ajo themeloi dhe u bë drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Humanitare Ligjore në Beograd, një organizatë për të drejtat njerëzore e cila është përgëzuar për investigimet sistematike dhe të paanshëm për abuzimet me të drejtat njerëzore.[3] Që prej fillimit të luftërave në Jugosllavi në fillim të viteve 1990, ajo ka dokuentuar dhe protestuar kundër krimeve të luftës të kryera në periudhën midis 1991 dhe 1999, duke përfshirë këtu torturën, përdhunimin dhe vrasjen. Sipas revistës Businessweek, puna e saj nxiti “urrejtje tek serbët dhe drejtuesit ushtarak në rajon por fitoi admirimin e shumë mbrojtësve të të drejtave njerëzore në botë”. [4]

  1. ^ "About Us" (në anglisht). Humanitarian Law Center. Marrë më 2 gusht 2012.}
  2. ^ Carlotta Gall (23 maj 1999). "Crisis in the Balkans: The Advocate: In a Climate of Fear, a Belgrade Serb Who Is Documenting the Horror of Kosovo". The New York Times. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Nataša Kandić - 1999" (në anglisht). Martin Ennals Award. Marrë më 2 gusht 2012.
  4. ^ Rachel Tiplady (29 maj 2005). "Natasa Kandić profile". Businessweek. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)