Mauro Icardi
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mauro Emanuel Icardi Rivero | ||
Datëlindja | 19 shkurt 1993 (31 vjeç) | ||
Vendlindja | Rosario, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Paris Saint-Germain | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2008 | Vecindario | ||
2008–2011 | Barcelona | ||
2011 | → Sampdoria (huazim) | ||
2011–2012 | Sampdoria | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2013 | Sampdoria | 33 | (11) |
2013– | Internazionale | 188 | (111) |
2019– | → Paris Saint-Germain (huazim) | 20 | (12) |
2020– | Paris Saint-Germain | 20 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012–13 | Argjentina U20 | 5 | (3) |
2013–2018 | Argjentina | 8 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2018 |
Mauro Emanuel Icardi Rivero (lindur më 19 shkurt 1993) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren argjentinase.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Icardi ka lindur në Rosario të Argjentinës, dhe familja e tij lëvizi në Spanjë që kur Icardi ishte 6 vjeç. Icardi filloi të luante futboll me Vecindario. Në Vecindario, Icardi shënoi rreth 500 gola në kategoritë e moshave të vogla. Në vitin 2008, Icardi nuk pranoi që të luante për Barcelonën dhe Real Madridin pas ofertave që kishte marrë nga Valencia, Sevilja, Espanyol, Arsenal dhe Liverpool. Barcelona fitoi garën për të blerë Icardin, dhe firmosën me të deri në vitin 2013.[1]
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Icardi u bë pjesë e klubit katalans në fillim të sezonit 2007–08, dhe u vendos në skuadrën nën-17. Pas kësaj, ai kaloi te ekipi nën-19 dhe u huazua te klubi italian Sampdoria në janar 2011. Icardi më vonë tha që largimi nga Barcelona nuk ishte një vendim i keq.[2]
Sampdoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 maj 2011, Sampdoria njoftoi se Icardi kishte firmosur me klubin[3] në formën e huazimit[4] deri në fund të sezonit. Pas gjashtë muajve të suksesshme me Sampdorian, Icardi numëronte 13 gola në 19 ndeshje me ekipin Primavera. Drejtuesit e Sampdorias shfrytëzuan mundësinë e blerjes, duke e blerë sulmuesin argjentinas për 400 mijë € në korrik 2011, me argjentinasin që firmosi për tre vite .[5]
Më 12 maj 2012, Icardi bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në një ndeshje kundër Juve Stabias, duke hyrë në minutën e 75të pasi zëvëndësoi uruguajian Bruno Fornaroli. Vetëm dhjetë minuta pasi kishte hyrë në fushe, Icardi shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultatin 2–1.[6]
Më 26 shtator 2012, ai bëri debutimin e tij me Sampdorian në Serie A kundër Romës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 49të në vend të Marcelo Estigarribias. Me 12 nëntor, Icardi shënoi golin e tij të parë në elitë në derbin e fituar 3–1 kundër Genoas. Më 6 janar 2013, ai shënoi dy gola në fitoren 2–1 kundër kryesuesve të kampionatit Juventus në Juventus Stadium, duke i shkaktuar Bardhezinjëve humbjen e dytë në stadiumin e ri.[7] Njëzetenjë ditë më vonë, Icardi shënoi plot katër gola në fitoren 6–0 kundër Pescarës, duke e zhvendosur këtë të fundit në vendin e fundit të renditjes.[8] Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, Icardi shënoi sërisht kundër Juventusit duke ndihmuar ekipin e tij të merrte një tjetër fitore kundër tyre. Gjithsej, argjentinasi shënoi 10 gola në 31 ndeshje në sezonin 2012–13.[9]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prill 2013, Icardi njoftoi se do të luante për Interin duke nisur nga sezoni i ardhshëm.[10] Marrëveshjen më vonë e konfirmoi edhe vetë klubi i Sampdorias.[11] Icardi zgjodhi fanellën me numrin 9. Ai shënoi golin e parë për Interin në ndeshjen parasezonale kundër Hamburgut e mbyllur në barazim 1–1;[12] goli erdhi në minutën e 2të pas një asisti të Fredy Guarín.[13]
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Icardi shënoi golin e parë zyrtar për klubin në Derby d'Italia kundër Juventusit më 14 shtator, me Interin që mori një barazim 1–1 në San Siro.[14][15] Icardi nuk ishte prezent gjatë pjesës së parë të sezonit për shkak të disa dëmtimeve.[16]
Icardi u rikthye në aksion pas më shumë se katër muajsh më 15 shkurt 2014 në transfertën kundër Fiorentinës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin vendimtar që i dha Interit fitoren 2–1.[17] Më 5 prill, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Bolonjës.[18] Një javë më pas, Icardi shënoi dy gola të tjerë në fitoren 4–0 kundër ish klubit të tij Sampdoria.[19]
Më 10 maj, Icardi shënoi në suksesin 4–1 kundër Lazios në javën e 37të të kampionatit. Ai e festoi golin me kapitenin legjendar Javier Zanetti, i cili kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli pas një karriere 22 vjeçare. Kjo ndeshje konfirmoi kualifikimin e Interit në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[20] Ai e mbylli sezonin e tij të parë me Zikaltrit me 23 ndeshje dhe 9 gola, duke regjistruar një mesatare një gol çdo 145 minuta.
Më 10 qershor 2014, Inter dhe Sampdoria arritën marrëveshjen për të ndaluar bashkrpronësinë e Icardit, i cili u bë 100% lojtari i Zikaltërve.[21]
Sezoni 2014–15
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Icardi i nisi sezonin e ri më 20 gusht 2014 me një gol në fitoren 3–0 kundër Stjarnan në transfertë në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Evropës; ky ishte edhe debutimi i tij në kompeticionet evropiane.[22] Ai ishte protagonist edhe në ndeshjen e kthimit në San Siro, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë pasi hyri si zëvëndësues.[23] Interi u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.
Icardi luajti 90 minuta të plota në barazimin pa gola ndaj Torinos në ndeshjen hapëse të kampionatit,[24] kurse në javën e dytë shënoi një tregolësh në fitoren tenistike 7–0 kundër Sassuolos.[25][26] Më 24 shtator, Icardi u dëmtua në ndeshjen kundër Atalantës.[27] Pavarësisht kësaj, ai u rikthye në kohë për ndeshjen e rradhës në kampionat, ku Interi pësoi një humbje të befasishme 4–1 në shtëpi kundër Cagliarit.[28]
Më 2 tetor, Icardi shënoi një nga golat e fitores 2–0 kundër azerëve të Qarabağ FK në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[29] Në ndeshjet e javës së 8të dhe të 9të në kampionat, ai ishte protagonisti kryesor, duke shënuar në të dy ndeshjet nga një penallti në minutat e fundit, me Interin që regjistroi fitore minimale respektivisht kundër Cesenës dhe Sampdorias.[30][31]
Më 9 nëntor, pas barazimit 2–2 kundër Hellas Veronës, ku Icardi shënoi të dy golat e ekipit,[32] klubi njoftoi shkarkimin e trajnerit Walter Mazzarri, i cili u zëvëndësua nga i rikthyeri Roberto Mancini.[33] Mancini debutoi në Derby della Madonnina kundër rivalit historik Milan, ku Icardi humbi disa mundësi për të shënuar, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1–1.[34]
Icardi e nisi vitin 2015 me një gol në derbi kundër Juventusit, me Interin që arriti të merrte një barazim; ai shënoi në minutën e 64të pas një vertikalizimi të Fredy Guarín.[35] Pavarësisht golit, Icardi u përfshi në një polemikë gjatë pjesës së dytë; ai refuzoi t'i pasonte topin shokut të skuadrës, Pablo Osvaldo, i cili ishte në një pozicion të favorshëm për të shënuar, gjatë një kundërsulmi. Kjo bëri që Osvaldo të niste një grindje me argjentinasin, me të dy që u ndanë nga shokët e ekipit.[36] Katër ditë më pas, ai shënoi një nga tre golat e fitores në shtëpi kundër Genoas.[37]
Pas kësaj fitoreje, Inter do të përballej me disa rezultate negative, pêrfshirë eliminimin nga kupa nga Napoli si dhe humbjet në kampionat kundër Torinos dhe Sassuolos; në ndeshjen kundër këtyre të fundit, Icardi, i cili kishte shënuar golin e vetëm të ekipit në Stadiumin Mapei, u përfshi në një konflikt me tifozët zikaltër sëbashku me Fredy Guarín; pas përfundimit të ndeshjes, të dy shkuan te sektori i tifozëve për të dhuruar fanellat, por tifozët i hodhën mbrapsht dhe nisën ofendimet në kor.[38] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, argjentinasi riktheu Interin te fitorja me një dygolësh kundër Palermos;[39] ai nuk festoi në të dyja rastet, duke cituar vështirësitë për arritjen e një kontrate të re si arsyjen e mosfestimit.
Inter vazhdoi me rezultatet negative përgjatë sezonit; në mars, ata u eliminuan në çerek-finale të Ligës së Evropës nga VfL Wolfsburg, me Icardin që regjistroi katër gola në dhjetë ndeshje. Më 11 prill, ai shënoi në transfertë kundër Hellas Veronës, duke i dhënë Interit fitoren e parë pas gjashtë ndeshjesh.[40] Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Icardi shënoi dy gola me Interin që fitoi 4–3 kundër Empolit. Ai e mbylli kampionatin me 22 gola të shënuar, po aq sa Luca Toni i Hellas Veronës, por ai u shpall fituesi i Capocannonieres pasi kishte më shumë asiste dhe më pak minuta të luajtura.[41] Pavarësisht golave të Icardit, Interi e mbylli sezonin në një vend zhgënjyes të 8të, duke mos u kualifikuar në kompeticionet evropiane. Megjithatë, Icardi arriti të firmoste një kontratë të re katër-vjeçare me pagë 4 milion € në sezon.[42]
Galatasaray
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 shtator 2022, Icardi u huazua për një sezon në Turqi te Galatasaray.[43]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2012, Icardi bëri debutimin e tij për kombëtaren nën-20 në një ndeshje kundër Gjermanisë nën-21.[44]
Në shkurt 2013, Icardi shprehu dëshirën e tij për të luajtur me kombëtaren e parë argjentinase, duke deklaruar: "Unë ndihem argjentinas dhe gjithmon kam ëndëruar që të marr fanellën e kombëtares".[45][46]
Në tetor 2013, ai u thirr nga trajneri Alejandro Sabella për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Perusë dhe Uruguajit;[47] ai debutoi zyrtarisht në humbjen 2–3 kundër Uruguajit.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Icardi është i lidhur me modelen argjentinase Wanda Nara, ish gruan e ish shokut të tij te Sampdoria Maxi López.[48] Gjatë ndeshjes Sampdoria–Inter më 12 prill, tifozët e quajtën "Wanda derby", me López i cili refuzoi t'i japë dorën Icardit; megjithatë, ai humbi një penallti kurse Icardi shënoi dy gola duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë ndeshjen 4–0.[49] Më 27 maj 2014, Icardi sëbashku me Wanda Nara-n u martuan në Argjentinë. Më 19 janar 2015, ai u bë baba për herë të parë pasi Nana solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë me emrin Francesca.[50][51][52] Ai e "festoi" lindjes e vajzës së tij duke bërë një tatuazh të madhë me emrin e saj në gjoks.[53]
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Sampdoria | 2011–12 | 2 | 1 | – | – | 2 | 1 | ||
2012–13 | 31 | 10 | – | – | 31 | 10 | |||
Total | 33 | 11 | 0 | 0 | 0 | 0 | 33 | 11 | |
Internazionale | 2013–14 | 22 | 9 | 1 | 0 | – | 23 | 9 | |
2014–15 | 17 | 9 | 0 | 0 | 6 | 4 | 23 | 13 | |
Total | 39 | 18 | 1 | 0 | 6 | 4 | 46 | 22 | |
Karriera në total | 72 | 29 | 1 | 0 | 6 | 4 | 79 | 33 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 7 janar 2015 [58]
Kombëtarja argjentinase | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2013 | 1 | 0 |
2014 | 0 | 0 |
Gjithsej | 3 | 0 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Barcelona compró a un argentino de 14 años" [Barcelona blen një 14 vjeçar argJentinas] (në spanjisht). Clarín. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Inter-bound Icardi: I don't regret leaving Barcelona" [Blerja e Inter-it Ikardi: Nuk pendohem që u largova nga Barcelona] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Sampdoria Sporting Director Doriano Tosi Reveals Mauro Icardi Will Arrive Soon" [Drejtori Sportiv i Sampdoria-s Doriano Tosi zbulon se Mauro Icardi do të mbërrijë shpejtë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Mauro Icardi seguirá en la Sampdoria" [Mauro Icardi do të vazhdojë te Sampdoria]. Sport.es (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Sampdoria use the option to buy Mauro Icardi" [Sampdoria përdor mundësinë për të blerë Mauro Ikardi-n]. TotalBarça.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Mauro Icardi debuta y marca con el primer equipo de la Sampdoria" [Mauro Icardi debuton dhe shënon me skuadrën e parë të Sampdorias]. TotalBarça.com (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Sampdoria's Mauro Icardi comes of age to stun Juventus in week of upsets" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Sampdoria 6–0 US Pescara" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Mauro Icardi » Serie A 2012/2013" (në anglisht). World Football. Marrë më 10 gusht 2024.
- ^ "Inter Milan announce swoop for quintet" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Sampdoria confirm Mauro Icardi will join Inter Milan this summer" [Sampdoria konfirmon se Mauro Ikardi do të bashkohet me Interin këtë verë] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Mauro Icardi delighted to score first Inter Milan goal" [Mauro Ikardi i ngazëllyer për golin e parë me Interin] (në anglisht). Tribal Football. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2013. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Icardi delighted with first Inter goal" [Icardi i kënaqur me golin e parë për Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2013. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "Icardi: Do t'i shënoj edhe shumë gola Juves". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2013. Marrë më 14 shtator 2013.
- ^ "Derbi i Italisë pa fitues". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2013.
- ^ "Icardi hoping for dream Milan derby debut" [Icardi shpreson për debutimin e ëndrrave me gol në derbi] (në anglisht). Goal.com. 19 dhjetor 2013. Marrë më 28 dhjetor 2013.
- ^ "Interi shpreson për LK". Telegrafi.com. Marrë më 16 shkurt 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "As penaltia s'e ndihmon Interin!". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 5 prill 2014.
- ^ Sotir Kora (13 prill 2014). "Interi rikthehet te fitorja, shkatërron Sampdorian". Supersport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2014.
- ^ Altin Vorpsi (10 maj 2014). "Interi bën spektakël në nder të Zanetit". Panorama Sport. Marrë më 11 maj 2014.
- ^ "Mauro Icardi completes move to Inter" [Mauro Icardi plotëson kalimin te Interi]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 10 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2014. Marrë më 11 qershor 2014.
- ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
- ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" [Torino 0–0 Inter: Vidic ndëshkohet me karton të kuq, djemtë e Mazzarrit ndalohen] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
- ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos" (në anglisht). Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
- ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
- ^ "Interi bën shou ndaj Atalantës, Ikardi dëmtohet". Panorama Sport. 26 shtator 2014. Marrë më 26 shtator 2014.
- ^ "Interi, katastrofë në "San Siro". E mund Kaljari". Panorama Sport. 30 shtator 2014. Marrë më 30 shtator 2014.
- ^ "Karabaku "shqiptar" nuk tremb Interin". Panorama Sport. 3 tetor 2014. Marrë më 3 tetor 2014.
- ^ "Ikardi shpëton "kokën" e Maxarrit" (në anglisht). Gazeta e Sportit. 27 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014.
- ^ "Ikardi shpëton Maxarrin, Interi fiton "in extremis"". Panorama Sport. 31 tetor 2014. Marrë më 15 janar 2015.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Lopez ngrin Interin, Ikardi dopietë e polemika". Panorama Sport. 10 nëntor 2014. Marrë më 10 nëntor 2014.
- ^ "Shkarkohet Maxarri, në stol ulet Mançini". Panorama Sport. 15 nëntor 2014. Marrë më 15 nëntor 2014.
- ^ "Derbi i gafave, Milano nuk ka padron". Panorama Sport. 24 nëntor 2014. Marrë më 24 nëntor 2014.
- ^ "Ikardi ndal sërish Juven, Inter mban Romën në lojë". Gazeta e Sportit. 7 janar 2015. Marrë më 13 janar 2015.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Sherr në fushë, Ikardi kërkon falje". Panorama Sport. 7 janar 2015. Marrë më 7 janar 2015.
- ^ "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 12 janar 2015.
- ^ "Ikardi sherr me tifozët, por kthehet dhe u kërkon falje" (në anglisht). Gazeta e Sportit. 2 shkurt 2015. Marrë më 23 shkurt 2015.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ ""Armiku" Ikardi rilind Interin". Panorama Sport. 9 shkurt 2015. Marrë më 9 shkurt 2015.
- ^ "Zgjohet Interi, rigjen buzëqeshjen në Verona". Panorama Sport. 12 prill 2015. Marrë më 12 prill 2015.
- ^ "Interi jashtë Europës, por feston… Ikardin". Panorama Sport. 1 qershor 2015. Marrë më 1 qershor 2015.
- ^ "ZYRTARE – Interi njofton rinovimin e kontrates se Mauro Icardit: Ja detajet!". Inter.al. 3 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2015. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "ZYRTARE/ Transferim surprizë i Mauro Ikardit, ish-kapiteni i Interit firmos me skuadrën e… (FOTO+VIDEO)". Panorama Sport. 8 shtator 2022. Marrë më 11 shtator 2022.
- ^ "9 Mauro Icardi" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 6 gusht 2013.
- ^ "Striker Icardi: I want to play for Argentina" [Sulmuesi Icardi: Dua të luaj për Argjentinën] (në anglisht). ESPN FC. 20 shkurt 2013. Marrë më 6 gusht 2013.
- ^ "Decisions, decisions for 'the new Messi'" [Vendime, vendime për 'Messin e ri'] (në anglisht). ESPN FC. 29 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2016. Marrë më 6 gusht 2013.
- ^ "Icardi ftohet nga Argjentina". koha.net. 2 tetor 2013. Marrë më 24 shkurt 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Maxi López loses again in Sampdoria's 'Wanda Derby' against Inter" [Maxi Lopez humbet sërisht në 'derbin Wanda' të Sampdorias kundër Interit] (në anglisht). The Guardian. 14 prill 2014. Marrë më 23 prill 2014.
- ^ "Mauro Icardi handshake snubbed after stealing Maxi Lopez ex-wife, responds by scoring two goals" [Mauro Icardi refuzoh3t ti jepet dora pasi i vodhi Maxi Lopezit ish gruan, përgjigjet duke shënuar dy gola] (në anglisht). Metro. 13 prill 2014. Marrë më 23 prill 2014.
- ^ "Mauro Icardi bëhet baba, lind Francesca". Sport.albeu.com. 20 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "Lajmi i fundit: Icardi bëhet baba!". Sport Ekspres. 19 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2015. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "Icardi bëhet baba". Telegrafi.com. 19 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2015. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "Serie A Inter, altro tatuaggio per Icardi: è per la figlia Francesca" [Serie A Inter, tjetër tatuazh për Icardi-n: është për vajzën e tij Francesca] (në italisht). Tutto Sport. 7 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "Mauro Icardi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 shtator 2014.
- ^ "Football : Mauro Icardi" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 7 janar 2015.
- ^ "Mauro Icardi Football Statistics". WhoScored.com (në anglisht). Marrë më 7 janar 2015.
- ^ "Profile of Mauro Icardi". Scoresway.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 7 janar 2015.
- ^ Mauro Icardi | National Football Teams 7 janar 2015
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili i lojtarit tek inter.it
- Profili i Mauro Icardi tek Topforward
- Profili i Mauro Icardi tek ZeroZero
- Mauro Icardi Arkivuar 24 dhjetor 2014 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Mauro Icardi – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Uebfaqja zyrtare e lojtarit
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë argjentinas
- Futbollistë në kombëtaren argjentinase
- Futbollistë në FC Barcelona B
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Ligue 1