Kimberly Zieselman
Kimberly Zieselman është avokate, advokuese për të drejtat e njeriut, grua interseks[1] me sindromën e androgjenitetit jo-nsensitiv.[2] Ajo momentalisht është drejtoreshë ekzekutive e organizatës jo-qeveritare interACT/ Interact Advocates for Intersex Youth.[3]
Jeta e hershme dhe trajtimi mjekësor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zieselman përshkruan se si në moshën 15 vjeçare meqenëse asaj ende nuk i kishin ardhur menstruacionet, ishte referuar tek një doktor në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets,[4] ku iu tha se duhet të hiqte vezoret dhe mitrën për të eliminuar riskun nga kanceri. Ajo iu nënshtrua kirurgjisë në moshën 16 vjeçare, një kirurgji që u pasua me varësinë ndaj terapisë hormonale. As Zieselman, as prindërit nuk u informuan për diagnozën ku në të vërtetë ajo kishte sindromën e androgjenitetit jo-sensitiv dhe testikuj të brendshëm.
Zieselman zbuloi për të dhënat mjekësore në moshën 41 vjeçare, pas aksesimit të diagnozës. Ky zbulim ishte çorientues, duke e vënë përballë sfidash identitare atë dhe babanë e saj, por Zieselman e përshkruan gjithashtu kështu këtë ndjesi “U ndjeva e lirë pasi e zbulova”.[5]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zieselman është avokate dhe ka punuar në fushën e ligjit për marrëdhëniet familjare dhe riprodhimit të asistuar përmes teknologjisë.
Advokimi për komunitetin interseks
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2009 Zieselman zbuloi grupin e suportit AIS-DSD, ku u bë dhe më pas drejtoreshë e organizatës. Zieselman është tani drejtoreshë ekzekutive e interACT, një organizatë që promovon të drejtat e të rinjve interseks, përmes medias dhe ofrimit të ndihmës ligjore.[6]
Qëllimi kryesor i interACT është ti japi fund kirurgjive të panevojshme mbi fëmijët interseks. Zieselman përshkruan se si fëmijët interseks thjesht kanë një trup ndryshe dhe kirurgjitë gjenitale nuk janë një emergjencë për ti realizuar. Zieselman përshkruan se si turpërimi, të mbajturit të fshehtë, si dhe kirurgjitë e panevojshme mbi fëmijët interseks shkaktojnë dëm psikologjik dhe fizik, por ato ndodhin për shkaqe sociologjike. Ajo apelon për një ndalim ultimatum të kirurgjive të performuara tek fëmijët, derisa këta të fundit të jenë të rritur mjaftueshëm për të marrë vendime për trupin e tyre.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ McNamara, Brittney (26 korrik 2017). "Why Doctors Should NOT Perform Surgery on Intersex People Without Consent". Teen Vogue. Marrë më 2017-08-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fogle, Asher (21 tetor 2016). "Falling In Between: Inside the lives of intersex women". Good Housekeeping. Marrë më 2017-08-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mission and History". interACT. 2016. Marrë më 2016-02-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Miller, Susan (23 janar 2017). "Model Hanne Gaby Odiele reveals she is intersex". USA TODAY. Marrë më 2017-08-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stampa:Cite
- ^ Radcliffe, Charles (tetor 2016). "Intersex Ed at the UN". The Huffington Post. Marrë më 2017-08-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)