Kel Marubi
Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870 - Shkodër, 13 mars 1940) ka qenë fotograf, piktor dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Gjatë periudhës së monarkisë qe edhe fotograf i Oborrit Mbretnor.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1870, i biri i Rrok Kodhelit, i ati përkujdesej për shtëpinë dhe ishte kopshtari i fotografit Pietro Marubi. Pasi i vdiq i vëllai, Matia, që ishte çirak dhe ndihmës i fotografit italian, Marubi mori Kelin në vend të vëllait. Më pas Keli u dërgua edhe ai në Trieste për t'u edukuar pranë Guglielmo Sebastianutti. Pas vdekjes së Marubit, Keli trashëgoi vendin e tij të punës si dhe mbajti mbiemrin e tij.[1]
Më 1908 para se të shpallej Hyrrijeti, frymëzoi dhe themeloi klubin "Gjuha shqipe" në Shkodër, ndërsa më 1909 formoi dhe drejtoi grupin lokal "Bashkimi". Shpërndante në qytet Albania-n e Konicës, veprimtari për të cilën valiu Qazim Pasha desh ta internonte në Lezhë. Por më pas arriti të siguronte lejen e botimit të një gazete gjysmë osmanisht e gjysmë shqip me emrin "Zani i Shkodrës".[2]
Ndërroi jetë më 13 mars 1940 në Shkodër, profesionin e tij e vijoi i biri, Gega.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Chauvin, Loïc; Raby, Christian (2011). Albanie, un voyage photographique: 1858-1945. Ecrits de lumière. fq. 6. ISBN 9782953866902.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 539. OCLC 41096394.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)