Jump to content

João Miranda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
João Miranda

Miranda me Brazilin në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJoão Miranda de Souza Filho
Datëlindja7 shtator 1984 (40 vjeç)
VendlindjaParanavaí, Brazil
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[1]
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
São Paulo FC
Karriera me të rinjtë
Coritiba
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2005Coritiba45(2)
2005–2006Sochaux20(0)
2006–2011São Paulo128(4)
2011–2015Atlético Madrid117(8)
2015–2019Internazionale109(1)
2019–Jiangsu Suning9(1)
Karriera ndërkombëtare
2009–Brazili58(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 dhjetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 korrik 2019

João Miranda de Souza Filho (lindur më 7 shtator 1984) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin kinez Jiangsu Suning dhe kombëtaren braziliane.

Pasi filloi karrierën e tij Coritiba, ai shpenzoi sezonin 2005–06 me Sochaux në Francë përpara se të rikthehej në Brazil për të luajtur me São Paulon. Në vitin 2011, ai u bashkua me Atlético Madrid, ku ai fitoi trofe vendor dhe europian.

Miranda bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë të Brazilit në vitin 2009 dhe ishte pjestar i skuadrës që fitoi Kupën e Konderatave në atë vit.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme dhe São Paulo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Miranda filloi karrierën e tij te Coritiba, ku ai bëri 89 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Më 25 korrik 2005, Miranda firmosi me skuadrën franceze Sochaux.[2] Miranda bëri njëzet paraqitje për Sochaux me klubin që e përfundoi sezonin në mesin e tabelës, me Mirandën i cili nuk ishte në gjëndje për të qëndruar në Francë dhe shpejt u rikthye për në vendlindjen e tij.

Miranda u rikthye në Brazil në gusht 2006, duke u huazuar te São Paulo.[3] Në të njëjtin vit, São Paulo fitoi 2006 Campeonato Brasileiro. Ai me klubin gjithashtu fituan edhe edicionet e viteve 2007 dhe 2008 të Campeonato Brasileiro, duke u zgjedhur në "Skuadrën e vitit" 2007 dhe 2008.[4][5] Gjatë kohës kur São Paulo dështoi të fitonte titujt të tjerë gjatë qëndrimit të Mirandës në klub, performancat e tij individuale nuk ndryshuan, duke u zgjedhur sërisht në "Skuadrën e vitit" për edicionet e vitit 2009 dhe 2010.

Miranda u bashkua me klubin spanjoll Atlético Madrid në korrik 2011 pasi firmosi një para-kontratë tre-vjeçare me klubin në janar 2011 pasi mbrojtësi nuk kishte pranuar për të rinovuar kontratën e tij me klubin brazilian e cila skadonte në korrik 2011.[6] Miranda bëri debutimin e tij kompetitiv me skuadrën më 25 gusht 2011 në fitoren 4–0 kundër klubit portugez Vitória S.C. në ndeshjen e dytë të raundit play–off të Ligës së Evropës.[7] Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 10 shtator në humbjen 1–0 kundër Valencias, me sulmuesin Roberto Soldado i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.[8]

Mbrojtësi brazilian shënoi Golin e parë me klubin kryeqytetas kundër Granadës më 11 mars 2012, pasi mori një pasim nga Diego Godín nga krahu i majtë i kornes për të shënuar, duke kontribuar në fitoren 2–0 të skuadrës.[9] Më 8 prill, Miranda shfaqi një lojë të dobët kundër rivalit për zonën e Ligës së Kampioneve, Levante UD, duke lejuar sulmuesin Arouna Koné të shënojë golin e dytë të Levantes dhe gjithashtu mori edhe një karton të kuq shtatë minuta para mbylljes së ndeshjes; Atlético humbi ndeshjen me rezultatin 2–0 kurse Levante u ngjit në vendin e katërt.[10] Goli i parë europian për të erdhi më vonë në atë muaj, duke shënuar Golin e dytë të skuadrës në fitoren 4–2 kundër Valencias në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Evropës, zhvilluar më 19 prill.[11]

Miranda shënoi golin e tretë me Atléticon në fitoren shkatërrimtare 4–1 kundër kampionëve evropian Çelsit më 31 gusht 2012.[12] Më 13 mars 2013, Miranda rinovoi kontratën e tij me klubin, duke e mbajtur atë në Spanjë deri në vitin 2016.[13] Në finalen e Kupës së Mbretit më 17 maj, Miranda realizoi golin e fitores, duke shënuar me kokë në kohën shtesë për t'i dhënë skuadrës fitoren 2–1 kundër Real Madridit.[14] Kjo gjë solli prishjen e rekordit negativ prej 25 humbjesh kundër Real Madrid, ku fitorja e tyre e fundit ishte në vitin 1999.[15]

Pasi ndihmoi Atléticon të fitonte titullin e parë të ligës pas 17 vitesh, Miranda u nominua në vitin 2014 si mbrojtësi më i mirë në La Liga, sëbashku me shokun e skuadrës Filipe Luís dhe lojtarin e Real Madrid Sergio Ramos.[16]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 gusht 2007, Miranda mori thirrjen e parë në kombëtaren braziliane si zëvëndësuesi i Lúcios për ndeshjen kundër Algjerisë.[17] Megjithatë, ai nuk bëri dot debutimin e tij në ndeshje pasi ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë ndeshjes. Pas më shumë se një viti, Miranda bëri debutimin e tij me Brazilin në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Perusë më 1 prill 2009. Ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në vend të Luisãos i cili u dëmtua gjatë ndeshjes.[18]

Miranda ishte pjesë e skuadrës braziliane që fitoi Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut. Ai zëvëndësoi Kléber në krahun e majtë në ndeshjen e dytë të grupit kundër Shba-sëPretoria, por për ndeshjen e tretë ishte zëvëndësuar André Santos, i cili e ruajti vendin e tij për pjesën e mbetur të turnamentit.

Miranda ishte një nga shtatë lojtarët që nuk u përfshinë në listën e lojtarëve për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[19]

Redaktuar më 6 shkurt 2014 [20]

Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Brazili São Paulo 2009 6 0
Atlético Madrid 2013 1 0
Total 7 0
Miranda në paradën e fitores të Atlético Madrid pasi klubi fitoi ligën në vitin 2014
Coritiba
São Paulo
Atlético Madrid
Brazil
2007, 2008, 2009, 2010
2008, 2009
  1. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: Brazil" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Brazili] (PDF) (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2018. fq. 4. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 11 qershor 2018.
  2. ^ "Sochaux contrata zagueiro brasileiro João Miranda" (në portugalisht). UOL Esporte. 29 korrik 2005. Marrë më 12 mars 2013.
  3. ^ "São Paulo contrata zagueiro Miranda, 'herdeiro' de Lugano" (në portugalisht). UOL Esporte. 28 gusht 2006. Marrë më 12 mars 2013.
  4. ^ "Hexacampeão, São Paulo domina também o Prêmio Craque Brasileirão" (në portugalisht). Globo Esporte. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2016. Marrë më 8 dhjetor 2008.
  5. ^ "São Paulo domina premiação da CBF" (në portugalisht). Globo Esporte. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2008. Marrë më 3 dhjetor 2007.
  6. ^ "Miranda fecha com Atlético de Madr" (në portugalisht). Globo Esporte. 7 janar 2011. Marrë më 12 mars 2013.
  7. ^ "Vitória SC 0–4 Atlético" (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 gusht 2011.
  8. ^ "Valencia CF 1 – 0 Atlético Madrid" (në anglisht). Eurosport. Marrë më 10 shtator 2011.
  9. ^ "Atletico Madrid 2–0 Granada" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 mars 2012.
  10. ^ "Granotas leap into top four" [Granotas ngjitet në katërshen e parë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 prill 2012.
  11. ^ "Atlético in control against rivals Valencia" [Atletico në kontroll kundër rivalëve Valencia] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 prill 2012.
  12. ^ "Chelsea 1–4 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 31 gusht 2012.
  13. ^ "Miranda extends Atlético deal until 2016" [Miranda zgjat kontratën me Atleticon deri në vitin 2016] (në anglisht). Marca. 12 mars 2013. Marrë më 12 mars 2013.
  14. ^ "Real Madrid 1–2 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 maj 2013.
  15. ^ "Atletico party like it's 1999" [Atletico feston sikur të ishte viti 1999] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 maj 2013.
  16. ^ Eduardo Fernandez-Abascal (14 tetor 2014). "Chelsea Duo Thibaut Courtois And Filipe Luis Nominated For La Liga Awards" [Dyshja e Çelsit Thibaut Courtois dhe Felipe Luis nominohen për çmimet e La Ligas] (në anglisht). International Business Times. Marrë më 15 tetor 2014.
  17. ^ "Lucio, Gilberto ruled out" [Lucio, Gilberto jashtë] (në anglisht). The World Game. 15 nëntor 2012. Marrë më 13 qershor 2020.
  18. ^ "Brazil – Peru". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2014. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "World Cup 2014: Kaka and Robinho omitted from Brazil squad" [Kupa e Botës 2014: Kaka dhe Robinho përjashtohen nga ekipi i Brazilit] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  20. ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2008–2009". Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2015. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]