Jump to content

Jasmina Teshanoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jasmina Tesanovic

Jasmina Tešanović (lindur në 7 mars 1954) është një autore, feministe dhe aktiviste politike, përkthyese dhe regjisore.

Jasmina ka lindur në Beograd, ish-Jugosllavi. Mamaja e saj Vera Stefanovic Tešanović ishte një pediatre, ndërsa i ati Gojko Tesanovic ishte një inxhinier dhe ekonomist. Jasmina ishte anëtare aktive e partisë komuniste jugosllave të Josip Broz Tito.

Kur ishte fëmijë u shpërngul drejt Kairos, Egjipt së bashku me prindvrit ku ndoqi shkollën fillore të Port Said nv anglisht. Atje ajo mori mësime pianoje me pianisten kroate Melita Lorkovic. Në 1966 prindërit u transferuan në Milano, Itali ku ajo ndoqi shkollën ndërkombëtare të Milanos. Në 1971 ajo regjistrohet në Universitetin e Milanos ku dhe studioi për drejtësi për dy vite, një vendim që mori pasi i braktisi studimet për Art dhe Kinema.

Në 1975 ajo u zhvendos në Romë pasi asistoi Miklos Jancso në filmin Private Vices, Public Pleasures, të xhiruar në Ormoz, Slloveni. AJo jetoi së bashku me aktoren Laura Betti, përmes së cilës arriti të njihet me Pier Paolo Pasolini.

Në 1978 Jasmina së bashku me Zarana Papic dhe Dunja Blazevic organizuan konferencën e parë feministe në Evropwn lindore, e cila u dënua nga partia komuniste në fuqi duke e cilësuar si një përpjekje për të sjellur ideologjinë perëndimore në vend.

Ajo nisi të eksplorojë mediumin e performancava me video në qendrën kulturore studentore në Beograd si dhe xhiroi filma me metrazh të shkurtër së bashku me Radoslav Vladic.

Ajo punoi si asistente regjisore së bashku me Zivojin Pavlovic nv filmin Zadah Tela, i cili fitoi një sërë çmimesh në festivalin Pula Film Festival (Kroaci) në 1983.

Në fillim të luftërave ballkanike në 1990 ajo iu bashkua lëvizjes pacifiste, duke e kundërshtuar regjimin e Sllobodan Milloshevicit. Në 1994 së bashku me Slavica Stojanovic ajo themeloi shtëpinë botuese feministe "Feminist 94".

Libri i saj i parë me koleksion esesh i titulluar "Тhe invisible book" u shndërrua në një manifesto për kulturën pacifiste dhe feministe në Serbi. Që prej asaj kohe, ajo publikoi një sërë esesh dhe librash në gjuhë të ndryshme.

Ajo është autore e librit Diary of a political idiot, një ditar i shkruar gjatë luftës kur nisën bombardimet në Jugosllavi si dhe një ditar i shpërndarë gjerësisht në Internet.

Ajo shkruan në tre gjuhë më së shumti: anglisht, italisht dhe serbisht.

Tešanović ka një vajzë. Në 2005 ajo u martua me Bruce Sterling.[1]


  1. ^ "Help save Bruce Sterling and Jasmina Tesanovic from US immigration hell!". Wired.com. 2009-04-04. Marrë më 2013-10-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)