Jump to content

Gjeografia e Malavit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Malavit

ZAMBIA
TANZANIA
MOZAMBIKU
MOZAMBIKU
ZIMB.
Ish. Çisimulu
(MALAVIA)
Likoma
(MALAVIA)
Liqeni
Njaza
Liqeni
Malombe
Liqeni
Çilva
redaktoni hartën


Malavi ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Zambias. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore.

Sipërfaqja e përgjithshme e Malavit është 118,480 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Mali i Zi) prej së cilës 24,400 km2 janë ujë. Malavi shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 30 ‘‘‘J’’’, 34 00 ‘‘‘L’’’.

Malavi nuk ka vijë bregdetare por ka dalje në liqenin Njaza ndërsa vija kufitare është 2,881 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Mozambiku 1,569 km, Tanzania 475 km dhe Zambia 837 km

Klima në Malavi është sub-tropikale. Sezoni i reshjeve fillon në nëntor dhe zgjatë gjerë në maj ku edhe fillon thatësia gjerë në fillimin e reshjeve në maj.

Relievi i Malavit përbëhet nga rrafshnalta të ngushta e të përzgjatura që krijon bregore dhe male të rrumbullakëta dhe disa bjeshkë. Pika më e ultë e relievit 37 m është në pikë-prerjen e lumit Shire dhe kufirit me Mozambikun (ang.: Shire) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,002 metrave gjendet në bjeshkët Mlanje në majën Sapitva (ang.: Sapitwa (Mount Mlanje)), në pjesën jug-lindore të vendit, afër kufrit me Mozambikun.

Si pasurit natyrore të Malavit, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Guri gëlqerorë, Toka e punueshme, Prurja e ujit, rezerva të pa eksplouatuara Urani (U), Qymyri dhe Boksiti. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 23.38 % e sipërfaqes së vendit.