Jump to content

Festivali Evropian i Këngës 2007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali Evropian i Këngës 2007
True Fantasy
Datat
Gjysmëfinalja10 maj 2006
Finalja12 maj 2006
Pritës
VendiHartwall Arena
Helsinki, Finlandë
Prezantues
  • Jaana Pelkonen
  • Mikko Leppilampi
KryetarTimo Suomi
Mbikëqyrës ekzekutivSvante Stockselius
Producent ekzekutivHeikki Seppälä
Transmetuesi pritësYleisradio (Yle)
Akti hapës
  • Gjysmëfinalja: Valltarë finlandezë vallëzojnë me muzikë të Johanna Juhola
  • Finalja: Lordi video nga Rovaniemi; Lordi performon "Hard Rock Hallelujah" në skenë
Akti interval
  • Gjysmëfinalja: Tsuumi

    Pjesë muzikore dhe vallëzimi greke (kompozuar nga Dimitris Papadimitriou, me koreografi nga Fokas Evangelinos)

  • Finalja: Apocalyptica performoi një përzierje të "Worlds Collide", "Faraway" dhe "Life Burns!" (instrumental)
Faqja zyrtarehttps://eurovision.tv/event/helsinki-2007
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve42
Shtetet debutuese
Shtetet që kthehen
Shtetet që nuk kthehenFlag of Monako Monako
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për dhjetë këngët e tyre të preferuara.
Zero pikëAsnjë
Kënga fituese

Festivali Evropian i Këngës 2007 ose Evrovizioni 2007 ishte edicioni i 52-të i mbajtur me radhë i organizuar në Arenën e Helsinkit , në Hartwall Areena dhe i mbajtur më 10 maj (gjysmëfinalja) dhe më 12 maj (finalja). Televizioni publik organizues apo televizioni imitues vendor ishte YLE (Yleisradio Oy). Në këtë edicion Serbia doli fituese.

Finlanda fitoi të drejtën e mbajtjes së festivalit pasi grupi "heavy metal" i udhëhequr nga Lordi korri fitore në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2006 në Athinë.

Ky ishte edicioni i parë që po mbahej në Finlandë, për të cilin ishte planifikuar një buxhet prej 13 milion Euro. Prezantues ishin finlandezët Jaana Pelkonen dhe muzikanti, aktori dhe aktori skenikë Mikko Leppilampi. Kurse Krisse Salminen aktronte sikur ishte mysafire speciale e dhomës së verdhë.

Në këtë edicion konkurruan 42 shtete nga të cilat 4 i takonin "Katërshes së Madhe" të cilat u kualifikuan drejtpërdrejtë në finale, gjithashtu 10 shtetet më të votuara në edicionin e një viti më parë kaluan në finale kurse 28 shtetet tjera u zgjodhën përmes prezantimit të tyre në gjysmëfinale.

Në shenjën dalluese të këtij edicioni të Festivalit Evropian të Këngës u përfshi edhe shenja dalluese zyrtare e festivalit (Sikur në vitet e mëparshme, shenja dalluese e festivalit përmbante në qendër flamurin e shtetit organizues. EBU (Europian broadcasting union) dhe YLE zgjodhën që shenja dalluese të emërohej True Fantasy, (sq.: Fantazi e Vërtetë), e cila përqafon Finlandën. Kompania dizajnuese Dog Design ishte përgjegjëse të ndihmonte të krijonin dizajnin e e festivalit e cila përbehej nga shumë figura të ndryshme e të cilat së bashku formonin lule me shkronjat F pranë. Pamja e skenës mori formën e një instrumenti tradicional Finlandez të quajtur Kaltele.

Me 20 shkurt të vitit 2007 u ripunua për faqen e internetit "Eurovision.tv", ku u vendos dizajni i këtij edicioni të festivalit dhe këndi i blerjeve ku u bë e mundur porositja e CD-së dhe DVD-së dhe gjithashtu u fut në shitje edhe një libër për dashamirët, Fan book.

Jaana Pelkonen dhe Mikko Leppilampi
Hartwall Areena, Destinacioni 2007

Me 12 mars 2007, u njoftuan që të bëheshin përgatitjet për finale, gjysmëfinale dhe për procedurën e votimit. U dhanë edhe pesë karta të cilat patën të drejtën të zgjedhin pozicionin e tyre në gjysmëfinale dhe tri në finale.

Delegacionet e larta të shteteve në vijim, u ngritën në skenë duke tërhequr numrin në të cilin dëshironin të prezantonin. Në gjysmëfinale të drejtën e tillë e patën: Austria, Turqia, Sllovenia, Andorra dhe Letonia. Kurse në finale: Ukraina, Armenia, dhe Gjermania (Nga Katërshja e Madhe).

Sistemi votues u përdor ai që ishte një vit më parë. Në gjysmëfinale koha e votimit ishte 15 minuta ku paraqiteshin këngët në mënyrë të copëzuar. Nga 1-7 pikët e fituara në finale paraqiteshin tek shteti në mënyrë automatike. Kurse fituesi do të kishte të drejtën të mbante turne nëpër Evropë duke vizituar: Danimarkën, Spanjën, Suedinë, Holandën, Greqinë dhe Gjermaninë në datat 16 maj - 21 maj. Ngjarja u sponsorizua nga Grupi komunikues Europian TeliaSonera.

Shtetet pjesëmarrëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës duhej të ishin pjesëtare aktivë të EBU-së (Europian Broadcaster Union).

Numri i përgjithshëm i shteteve pjesëmarrëse në këtë vit ishin 42 shtete përkundër numrit maksimal, 40, në vitet e kaluara.

Serbia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Gjeorgjia ishin shtete që merrnin pjesë për herë të parë në këtë festival, kurse Monako ishte shtet që konfirmoi tërheqjen e saj me 12 dhjetor.

Gjysmëfinalja u mbajt më 10 maj, 2007 në orën 21:00 (Central Europian Time|CET) ku morën pjesë 28 shtete, kurse 42 shtete votuan.

Nr. Shteti Gjuha Artisti Kënga Përkthimi në shqip Vendi Pikë
1 Bullgaria Bullgaria bullgarisht Elitsa Todorova
Stoyan Yankoulov
"Water" Ujë 6 146
2 Izraeli Izraeli anglisht, frëngjisht, hebraishte Teapacks "Push the Button" Shtype butonin 24 17
3 Qipro Qipro frëngjisht Evridiki & Dimitris Korgialas "Comme Ci, Comme Ça" Kështu, Ashtu 15 65
4 Bjellorusia Bjellorusia anglisht Koldun "Work Your Magic" Përdor Magjinë Tënde 4 176
5 Islanda Islanda anglisht Eiríkur Hauksson "Valentine Lost" Një Shën Valentin të Humbur 13 77
6 Gjeorgjia Gjeorgjia anglisht Sopho Khalvashi "Visionary Dream" Ëndrra Vizionare 8 123
7 Mali i Zi Mali i Zi malazezisht Stevan Faddy "'Ajde, kroci" Eja, futu 22 33
8 Zvicra Zvicra anglisht DJ Bobo "Vampires Are Alive" Vampirët janë gjallë 20 40
9 Moldavia Moldavia anglisht Natalia Barbu "Fight" Lufto 10 91
10 Holanda Holanda anglisht Edsilia Rombley "On Top of the World" Në maje të botës 21 38
11 Shqipëria Shqipëria anglisht, shqip Frederik Ndoci "Hear My Plea" Dëgjo Lutjen Time 17 49
12 Danimarka Danimarka anglisht Peter Anderson "Drama Queen" Mbretëreshë dramash 19 45
13 Kroacia Kroacia kroatisht, anglisht Dragonfly feat. Dado Topic "Vjerujem u ljubav" Besoj në dashuri 16 54
14 Polonia Polonia anglisht The Jet Set "Time To Party" Koha per aheng 14 75
15 Serbia Serbia serbisht Marija Šerifovic "Molitva" Lutje 1 298
16 Republika Çeke Republika Çeke çekisht Kabát "Malá dáma" Zonjusha e vogël 28 1
17 Portugalia Portugalia portugalisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht Sabrina "Dança comigo" Vallëzo me mua 11 88
18 Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut maqedonisht, anglisht Karolina Goçeva "Mojot svet" Bota ime 9 97
19 Norvegjia Norvegjia anglisht, spanjisht Guri Schanke "Ven a bailar conmigo" Eja dhe vallëzo me mua 18 48
20 Malta Malta anglisht Olivia Lewis "Vertigo" Marrëmendja 25 15
21 Andora Andorra katalonisht, anglisht Anonymous "Salvem el món" Letë shpëtojmë botën 12 80
22 Hungaria Hungaria anglisht Magdolna Rúzsa "Unsubstantial Blues" Kaltërsia Jothelbësore 2 224
23 Estonia Estonia anglisht Gerli Padar "Partners in Crime" Partnerët në Krim 22 33
24 Belgjika Belgjika anglisht The KMG's "Love Power" Fuqia e dashurisë 26 14
25 Sllovenia Sllovenia sllovenisht Alenka Gotar "Cvet z juga" Lulja e Jugut 7 140
26 Turqia Turqia anglisht Kenan Dogulu "Shake It Up Sekerim" Dridhu e dashur 3 197
27 Austria Austria anglisht Eric Papilaya "Get a Life - Get Alive" Ngjallu 27 4
28  Letonia italisht Bonaparti.Lv "Questa Notte" Sonte 5 168
Marija Šerifovic duke kënduar këngën "Molitva" në përfaqësim të Serbisë.

Finalistë ishin:

Finalja u mbajt me 12 maj 2007 në orën 21:00 (Central European Time|CET).

Nr. Shteti Gjuha Artisti Kënga Përkthimi në shqip Vendi Pikët
01 Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina serbisht Marija Šestic "Rijeka bez imena" Ura pa emër 11 106
02 Spanja Spanja spanjisht, anglisht D'NASH "I Love You Mi Vida" Të dua jeta ime 20 43
03 Bjellorusia Bjellorusia anglisht Dmitry Koldun "Work Your Magic" Përdor magjinë tënde 6 145
04 Irlanda Irlanda anglisht Dervish "They Can't Stop The Spring" Ata smund ta ndalin Pranverën 24 5
05 Finlanda Finlanda anglisht Hanna Pakarinen "Leave Me Alone" Më lë vetëm 17 53
06 Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut maqedonisht, anglisht Karolina Goceva "Mojot svet" Bota ime 14 73
07 Sllovenia Sllovenia sllovenisht Alenka Gotar "Cvet z juga" Lulja e Jugut 15 66
08 Hungaria Hungaria anglisht Magdolna Rúzsa "Unsubstantial Blues" Kaltërsira nënthelbësore 9 128
09 Lituania Lituania anglisht 4Fun "Love or Leave" Lër ose Duaj 21 28
10 Greqia Greqia anglisht Sarbel "Yassou Maria" Përshëndetje Mëria 7 139
11 Gjeorgjia Gjeorgjia anglisht Sopho Khalvashi "Visionary Dream" Ëndrra Vizionare 12 97
12 Suedia Suedia anglisht The Ark "The Worrying Kind" Lloji Shqetësues 18 51
13  Franca frëngjisht, anglisht Les Fatals Picards "L'amour à la française" Dashuro në mënyrë Franceze 23 19
14  Letonia Italisht Bonaparti.Lv "Questa Notte" Sonte 16 54
15 Rusia Rusia Anglisht Serebro Song # 1" Kënga numër 1 3 207
16 Gjermania Gjermania Gjermanisht, Anglisht Roger Cicero "Frauen regier'n die Welt" Femrat dominojnë Botën 19 49
17 Serbia Serbia serbisht Marija Šerifovic "Molitva" Lutje 1 268
18 Ukraina Ukraina ukrainisht, anglisht dhe gjermanisht Verka Serduchka "Dance Lasha Tumbai" Vallezo Lasha Tumbai 2 235
19 Britania e Madhe Britania e Madhe anglisht Scooch "Valon Flamuri për ju" - 22 19
20 Rumania Rumania anglisht, spanjisht, italisht,
rumanisht, rusisht, frengjisht
Todomondo "Liubi, Liubi, I Love You" Dashuri, Dashuri, Të Dua 13 84
21 Bullgaria Bullgaria bullgarisht Elitsa Todorova
dhe Stoyan Yankoulov
"Water" Ujë 5 157
22 Turqia Turqia anglisht Kenan Dogulu "Shake It Up Sekerim" Dridhu e dashur 4 163
23 Armenia Armenia anglisht, armenisht Hayko Anytime you need "Kur të kesh nevojë" 8 138
24 Moldavia Moldavia anglisht Natalia Barbu "Fight" Lufto 10 109
  • Në të verdhë janë shtetet të cilat siguruan vend në finalen e Festivalit Evropian të Këngës për vitin 2008.
  • Australia Australiatransmetoi drejtpërdrejtë festivalin dhe u regjistruan 436.000 shikues.
  • Azerbajxhani Azerbajxhani u mundua të bëhet pjesë e festivalit që nga viti 2007, por nuk mundi ngase aplikoi në qershor të vitit 2007 për anëtarësim në EBU, gjë që humbi festivalin.
  • Italia Italia nuk ishte pjesë e familjes së Festivalit Evropian të Këngës që nga 1997. Ky festival nuk është fare më i popullarizuar në Itali, përkundër vitit 1991 kur u regjistruan 6 milionë shikues Italia vazhdon të jetë e tërhequr. Festivali nuk u transmetua në televizionin publik italian RAI por në një televizion homoseksualësh.
  • Monaku Monako transmetoi vetëm finalen drejtpërdrejtë në TMC. Pas tërheqjes së saj Monako shpresonte në rikthim në 2008, gjë që se arriti.
  • Kosova Kosova që nga viti 2007 shpresoi anëtarësim në EBU, por problemet politike mes saj dhe Serbisë penguan që të merrte pjesë në festival. Kosova transmetoi drejtpërdrejtë gjysmëfinalen dhe finalen nëRTK (Televizionin Publik të Kosovës)
  • Stampa:Country data World World Wide - Ky televizion bëri të mundur që në internet faqen e festivalit (www.eurovision.tv) të ndiqej drejtpërdrejtë festivali.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Eurovision Song Contest 2007 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale