Álvaro Pereira
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Álvaro Daniel Pereira Barragán | ||
Datëlindja | 28 nëntor 1985 (39 vjeç) | ||
Vendlindja | Montevideo, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Cerro Porteño | ||
Numri | 3 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Miramar Misiones | 32 | (1) |
2005–2007 | Quilmes | 34 | (0) |
2007–2008 | Argentinos Juniors | 35 | (11) |
2008–2009 | CFR Cluj | 29 | (1) |
2009–2012 | Porto | 72 | (2) |
2012– | Internazionale | 28 | (1) |
2014 | → São Paulo (huazim) | 21 | (0) |
2015–2016 | Estudiantes | 24 | (2) |
2016 | → Getafe (huazim) | 6 | (0) |
2016– | Cerro Porteño | 21 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008– | Uruguaji | 65 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 Maj 2013 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17:43, 30 qershor 2013 (UTC) |
Álvaro Daniel Pereira Barragán (lindur më 28 nëntor 1985) është një futbollist uruguajan i cili luan si mbrojtës për klubin paraguajian Cerro Porteño. Kryesisht një mbrojtës i majtë, ai mund të luaj gjithashtu edhe si mesfushor i majtë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pereira lindi në Montevideo dhe filloi karrierën e tij me klubin e Miramar Misiones në vitin 2003, dhe më pas u transferua në Argjentinë te klubi e Quilmes Atlético Club dy vite me vonë. Pasi klubi ra nga divizioni i parë argjentinas në fundin e sezonit 2006-07, Pereira u transferua tek Argentinos Juniors.
Në verën e vitit 2008, Pereira u transferua te klubi rumun CFR Cluj për 2.5 milion €. Ai luajti një sezon dhe ishte titullar në të gjitha ndeshjet e sezonit.
Porto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pereira u transferua te Porto më 4 qershor 2009 për 4.5 milion €,[1] klubi portugez mori 80% të kartonit të lojtarit. Në vitin e parë, Pereira luajti më shumë në të majtë të mbrojtjes, Porto përfundoi kampionatin në vendin e tretë dhe fitoi kupën Taça de Portugal. Ai shënoi golin e parë më 21 shkurt 2010 në fitoren 5-1 kundër SC Bragës.[2]
Në sezonin e dytë me Porton, Pereira luajti 21 ndeshje në kampionat (të gjitha si titullar ), 12 ndeshje në Ligën e Europës, ku Porto fitoi dhe kompletoi "Tripletën". Ai ishte gjithashtu titullar në finalen e kupës Taça de Portugal kundër Vitória de Guimarães më 22 Maj 2011, ku në minutën e 21 shënoi autogol, por Porto fitoi me rezultatin 2-6.[3]
Në verën e vitit 2011, Porto refuzoi një ofertë nga klubi i anglez Çelsi, dhe më pas firmosi një kontratë të re 3 tetor 2011 për të qëndruar në Estádio do Dragão deri në vitin 2016.[4] Pereira kishte një klauzolë lirimi 25.7 milion £. Në fund të dhjetorit, Pereira kritikoi rëndë lojtarin e Manchester United Patrice Evra për raportin e racizmit të dëguar kundër shokut të tij të kombëtares Luis Suárez.[5][6]
Gjithsej me Porton, Pereira luajti 120 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe shënoi tre gola. Pereira gjithashtu me Porton fitoi dy Primeira Liga, dy Taça de Portugal, dy Supertaça Cândido de Oliveira, dhe një Ligë Europe.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pereira nënshkroi për Interin në gusht të vitit 2012 për 10 milion €, duke u bashkuar më shokun e skuadrës Fredy Guarín.[7][8] Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2016, më një pagë 1.7 milion €. Ai mori fanellën me numrin 31 dhe bëri debutimin e tij me Interin në Serie A më 2 shtator 2012, në humbjen 1–3 të Interit në San Siro kundër Romës. Më 26 shtator 2012, Pereira shënoi golin e parë me Interin në fitoren 0–2 kundër Chievo Veronas.
São Paulo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 janar 2014, São Paulo nga Brazili, firmosi me Perreirën në formën e huazimit për 1 vut e gjysëm. Klubi brazilian pagoi 1 milion € për lojtari uruguajian, i cili mund të transferohet automatikishte te skuadra Trikolore nqs klubi i paguan 7 milion € Interit.[9]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 nëntor 2008, Pereira bëri debutimin e tij për kombëtaren e tij kundër Francës.[10] Më 11 Shkurt 2011, Pereira shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e tij të dytë në fitoren 2–3 kundër Libisë në një ndeshje miqësore.[11]
Pereira ka qënë titullar i padiskutueshëm i kombëtares uruguajane në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, gjithashtu ishte edhe titullar në 2 ndeshjet e Play–Off kundër Kosta Rikës, duke u kualifikuar në Kupën e Botës 2010. Në Kupën e Botës 2010, Pereira luajti pesë ndeshje nga shtatë, dhe arriti të shënoj një gol në ndeshjen e dytë të grupit A kundër mikpritësve të turnamentit, ku Uruguaji fitoi me rezultatin 3–0.[12]
Pereira gjithashtu ka qënë i zgjedhur për të luajtur me kombëtaren në Copa América në vitin 2011 që u zhvillua në Argjentinë.[13] Falë dy golave të tij, Uruguaji u kualifikua nga faza e grupeve dhe shkoi deri në finale, duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Paraguajit.[14]
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 11 Shkurt 2009 | June 11 Stadium, Tripoli, Libia | Libia | 2–3 | 2–3 | Ndeshje Miqësore |
2. | 27 Maj 2010 | Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji | Israeli | 2–1 | 4–1 | Ndeshje Miqësore |
3. | 16 qershor 2010 | Loftus Versfeld Stadium, Pretoria, Afrika e Jugut | Afrika e Jugut | 0–3 | 0–3 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
4. | 9 korrik 2011 | Estadio Malvinas Argentinas, Mendoza, Argjentina | Kili | 1–0 | 1–1 | 2011 Copa América |
5. | 12 korrik 2011 | Estadio Ciudad de La Plata, La Plata, Argjentina | Meksika | 1–0 | 1–0 | 2011 Copa América |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- CFR Cluj
- Porto
- UEFA Liga e Europës: 2010–11
- Primeira Liga: 2010–11, 2011–12
- Taça de Portugal: 2009–10, 2010–11
- Supertaça Cândido de Oliveira: 2009, 2010, 2011
- UEFA Super Kupa: Finalist 2011
- Taça da Liga: Finalist 2009–10
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Maicon and Pereira sign as Porto secure Ferreira; UEFA.com, 4 qershor 2009
- ^ FC Porto 5–1 Braga Arkivuar 2 nëntor 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 21 shkurt 2010
- ^ Porto cup triumph completes treble Arkivuar 12 nëntor 2012 tek Wayback Machine; FIFA.com, 22 Maj 2011
- ^ Blues target Pereira signs Porto deal Arkivuar 20 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 3 tetor 2011
- ^ Porto's Alvaro Pereira hits out at Manchester United's Patrice Evra over Luis Suarez racism ban: 'He is not proud to be black'; Goal.com, 30 dhjetor 2011
- ^ John Aldridge: Criticism of Liverpool FC and Kenny Dalglish in Luis Suarez row has been over the top; Liverpool Echo, 10 janar 2012
- ^ Pereira: "Inter, everyone's dream in S. America" Arkivuar 27 nëntor 2012 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Interit, 24 gusht 2012
- ^ Pereira's delight at Inter switch Arkivuar 26 maj 2013 tek Wayback Machine; FIFA.com, 24 gusht 2012
- ^ "São Paulo garante empréstimo de Alvaro Pereira" (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ France vs. Uruguay Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine; IM Scouting, 19 nëntor 2008
- ^ Uruguay vence 3–2 a Libia en amistoso con poco brillo (Uruguay wins 3–2 against Libya in subpar performance) Arkivuar 2 tetor 2011 tek Wayback Machine; Reuters América Latina, 11 shkurt 2009
- ^ World Cup 2010: Diego Forlán strikes twice to sink South Africa; The Guardian, 16 qershor 2010
- ^ Uruguay 1 Mexico 0: Messi and Co await in last eight after Pereira winner; Daily Mail, 13 korrik 2011
- ^ Uruguay celebrates well into early Monday its record winning 15th Copa America; Merco Press, 25 korrik 2011
- ^ "Cupa României ramâne la Cluj-Napoca!" [Cluj-Napoca renews Cup title] (në rusisht). CFR Cluj. 13 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2009. Marrë më 14 qershor 2009.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- BDFA profile Arkivuar 31 maj 2011 tek Wayback Machine
- Argentine League statistics
- Stats and profile at Zerozero[lidhje e vdekur]
- Statistikat tek ForaDeJogo Arkivuar 6 nëntor 2012 tek Wayback Machine
- National team data[lidhje e vdekur]
- Lindje 1985
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë uruguaianë
- Futbollistë në kombëtaren uruguajiane
- Futbollistë në Argentinos Juniors
- Futbollistë në CFR Cluj
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Getafe CF
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës