Jump to content

Marcel Proust

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marcel Proust (Marsel Prust ), ka lindur në Paris më 10 korrik 1871 dhe ka vdekur po në Paris më 18 nëntor 1922. Ishte një shkrimtar francez, puna kryesore e të cilit ishte një vazhdim i trilluar me titull Në kërkim të kohës së humbur, të botuar në 1913-1927.

Marcel Proust rreshtohet në traditën e madhe të shkrimtarëve totalë, të tipit Dante, Balzak, e Xhojs, që me veprën e tyre kanë arritur të krijojnë një univers aq të plotë , sa rivalizon me realitetin.

Jeta

Marsel Prust lindi më 10, Korrik , 1871Paris, në një familje borgjezësh të pasur. Më 1893 Prusti diplomohet për drejtësi dhe pas dy vitesh përfundon studimet letrare me specializim filozofinë. Më 1903 djaloshit të ri i vdes Babai , mjek i famshëm kurse pas dy vitesh i vdes edhe nëna.

Përshkrim

1906 ai vesh me tapiceri të gjithë apartamentin e tij me qëllim që të izolohet tërësisht nga zhurmat e jashtme.

Veprat

1909 ka gati për botim romanin e parë të ciklit Në kërkim të kohës së humbur , që botuesit ia refuzojnë me radhë. Më 1913 ai e boton romanin me paratë e veta , po edhe kështu botuesi ia heq 200 faqet e fundit. Vepra e fundit e tij ishte “Koha e rigjetur”. Prusti ne veprat e tij rrjedh si nje perrua i nendheshem: 1) Herë i shtruar-„Nje dashuri e Suanit” 2) Herë i rrëmbyeshëm-„Ne hije te vashave te lulezuara” 3) Herë i egersuar-„Sodomi dhe Gomorra” Kritika vepren e Prustit e emertoi „Perroi i ndergjegjes”

Vdekja

Prusti vdes në Paris18, Nëntor, 1922 , në një moshë si Balzaku , 51vjeç.

Referimet