Johann Georg von Hahn
Johann Georg von Hahn (1811– 23 shtator 1869 në Jena) ishte diplomat austriak dhe albanolog.
Jeta
Lindi më 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main. Më 1847 u bë Konsull në Janinë, më 1851 në Syradhë prej 1869 konsul i përgjithshëm në Athinë. Hani konsiderohet si themelues i studimeve mbi shqiptarët. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsul i Austrisë në Janinë, njohu drejtpërdrejt jetën, botën shpirtëore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hani kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime "Albanesische Studien" (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hani argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët "tireno-pellazgjiketë ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e familjes indoevropjane. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët. [1]
Teza "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë. Për këtë qëllim arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Shqipëri, Austri, Gjermani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, e posaçërisht në Kosovë po studjoinë intesivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë sistematike. [2]
Vepra
- "Albanesische Studien", Bd. 1-3, Jena 1854, (Studime shqiptare), ribotuar nga Dion.Karavias, Athen 1981
- "Griechische und albanesische Märchen", Bd. 1-2, Leipzig 1864, München/Berlin 1918 (Përralla greke dhe shqiptare)
- "Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar", Wien 1867 (Udhëtimi nëpër trojet e Drinit e të Vardarit)
Mirënjohjet
- Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Wiesbaden 1964 (J.G. von Hahn - VEPRA)
Burime
- ^ Johan Georg Fon Hahn - Vëllimi :"Albaneische Studie" - (Studime shqiptare), u botua në vitin 1854, nxjerr nga Avni K. Këpuska, "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ Qëndrimet dhe punimet e arkeologëve shqiptarë:
- Muzafer Korkuti në referatin "A propos de la formation de l'ethice illyrienne", Tiranë 1972.
- Selim Islami - Hasan Ceka: Nouvelles donnes sur l'antiquite illyrienne en Albanie, Studia Albanica 1/1964. nr. 1. fq. 91. etj. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004
Lidhje të jashtme
- Tekste mbi/për Hanin në Biblioteken Kombëtare Gjermane - në gjermanisht