Jump to content

Abdullah Tahiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956MalishevëGjilanit, dëshmorë i kombit i luftës në Kosovë.

Biografia

Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne MalishevëGjilanit, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë.[1]. Ishte fëmija i katërt prej gjashtë sa ishin. Shkollën Fillore e kreu në fshat kurse të Mesmen e vazhdoi në Gjilan ku në vitin 1975 largohet për “veprimtari armiqësore” kundër shtetit. Detyrohet që shkollimin e Mesëm ta vazhdojë në Bujanoc. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u përjashtua duke qenë njëri ndër organizatorët e Demonstratave të Pranverës 1981. Më 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u përmbys nga djaloshi që tërë jetën e kishte pritur këtë ditë. Dhe më 1-2 prill 1981, kur filluan demonstratat të ishin tejet të organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë, ndërsa Abdullahu ishte njeriu më praktik, më i zëshmi, i cili arriti t’u jepte kahe demonstratave. Gjatë kësaj kohe ishin një fazë e legjitimitetit të kërkesës “Kosova Republikë”.[2]

Veprimtaria politike studentore

A. Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Demonstratat në Prishtinë i organizuan së bashku me Gani Kocin, Bajram Kosumin e shumë të tjerë. Për datën e 11 marsit të vitit 1981, që shumë kush mendon se ka ndodh rastësisht nuk është e vërtet sepse për këtë ditë është biseduar edhe më parë nga Abdullahu, Muhamet Pepshi , Riza Demaj,Sylë Mujaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e të tjerë.[3] Veprimtarisë së Abdullahut armiqtë i kishin ra në gjurmë dhe atë më 15 gusht 1998 e kishin arrestuar dhe pastaj nga burgu i Gjilanit e transferuan në ate të Dubravës nga i cili u kthy kufomë. Themelues i ZOK të UÇK-së, dhe komandant i parë i ZOK-ut.[4] Sot trupi i Abdullahut prehet në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Tahiri ka qenë aktiv në kryesinë e Unionit të Subjekteve Politike të Gjilanit(USPGJ) që veproi si trup unik dhe, falimi i njohur i Abdullah Tahirit, i cili shpallë publikisht përkrahjen politik të partive subjekteve unike, Tahiri është burgosur më vonë së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë, Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, gjeneralmajori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës, Mbledhja është mbajtur më 15 qershor 1998, në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, me intonimin e himnit kombëtar dhe të UÇK-së.[5] [nevojitet citimi] A. Tahiri - Duli ishte aktiv edhe më parë përmes lidhjeve tjera kishte organizuar taki me me Raif Halimi- Cernica, sidomos me 14 dhe 15 maj 1998, së bashku me Muharrem Bajramin, Abdullah Tahirin kishin takuar, Ahmet Rexhen( ish-pjesëtar i UKS-së, tashmë dëshmor), me këtë rast i është bashkuar formacionit ushtarak UÇK-së duke i vënë në dispozicion veturën e tipit Golf si material ushtarak, automatin e ri (AK-47), tre revolvera, 20 bomba, një qift pesqe (me municion), gjysmë arke fyshek.[6]

Referencat


Shiko dhe

Burim i të dhënave

Lidhje tjera