Jump to content

Ndërgjegjja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 22 maj 2023 18:40 nga 2a06:5b01:8201:3600:1d3e:ac99:47d6:40b8 (diskuto) (Ligji)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është aftësia njerëzore për të përvetësuar diturinë në mënyrë të vullnetshme. Ndërgjegjja është aftësia e vetëgjykimit, ndjenjëspendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave morale të individit apo të grupit përkatës shoqëror. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890, James përshkruante tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes. I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, "rrjedha jonë e ndërgjegjes" është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës. Pikëpamje dalluese të ndërgjegje

Ndërgjegjja botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërgjegjja në teologjinë katolike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprime të ndërgjegjshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qe njeriu te arrije lumturine,duhet qe ndergjegja e tij te dalloj se brendshmi te miren dhe te keqen.Vetem kur ai arrin te beje kete dallim ai ndryshon sjelljen dhe gjen lumturine.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]