Soner Yalçın
Soner Yalçın (lindi më 1 janar 1966) është gazetar dhe shkrimtar turk. Ai është bashkëthemelues i portalit të lajmeve Odatv, ai u arrestua në shkurt të vitit 2011 së bashku me gazetarë të tjerë për rastin odatv, ai u lirua më 27 dhjetor 2012, rreth 22 muaj më vonë.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1987 filloi të punoj në revistën 2000'e Doğru. Ai punoi si gazetar për një kohë të gjatë në Ankara. Më 6 maj 1990 u emërua si shef i inteligjencës duke raportuar për gazetën.
Prej vitit 1993 deri më 1994, ai punoi si drejtues për gazetën Aydınlık. Në vitin 1995 u largua nga kjo gazetë dhe filloi të punoj për gazetën Siyah - Beyaz (e zeza - e bardhë) botuar nga Doğan Yurdakul para se të fillojë karrierën e tij në Show TV.
Si shkrimtar, Yalcın shkroi shumë ese kritike dhe hetime në lidhje me rolin e organizatës qeveritare e inteligjencës turke, ekzistencën e Operacionit Gladio dhe Counter-Guerrilla, marrëdhëniet mes mafias turke dhe zyrtarëve shtetërorë, taktikat dhe rrjetet e lëvizjeve islamike globale (sidomos rrjeti amerikan i lëvizjes Gjylen) dhe disa analiza historike rreth identitetit turko-osman. Stili i zakonshëm i këtij shkrimtari është të shpjegojë lexuesin se realiteti nuk është zakonisht siç duket, e vërteta nganjëherë është fshehur dhe një lexues i ndërgjegjshëm duhet ta kërkojë.
Librat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Binbaşı Ersever'in İtirafları (1994)
- Millî Nizam'dan Fazilet'e: Hangi Erbakan? (1994)
- Behçet Cantürk'ün Anıları (1996)
- Reis: Gladio'nun Türk Tetikçisi (1997, së bashku me Doğan Yurdakul)
- Bay Pipo (1999)
- The Özal: Bir Davanın Öyküsü (2001)
- Teşkilat'ın İki Silahşoru (2001)
- Efendi: Beyaz Türklerin Büyük Sırrı (2004)
- Efendi 2: Beyaz Müslümanların Büyük Sırrı (2006)
- Siz Kimi Kandırıyorsunuz! (2008)
- Bu Dinciler O Müslümanlara Benzemiyor (2009)
- Samizdat (2012)
- Erbakan: Eziyet Edilerek Yalnızlığa Yükseltilen İnatçı Bir Siyasal Liderin Portresi (2012)
- Kayıp Sicil: Erdoğan'ın Çalınan Dosyası (2014)
- Galat-ı Meşhur: Doğru Bildiğiniz Yanlışlar (2016)