Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut (maqedonisht: Македонски Железници (МЖ) "Hekurudhat Maqedonase") është ndërmarrje publike për hekurudhat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Operimet hekurudhore menaxhohen nga Transporti Hekurudhor i Maqedonisë së Veriut (Makedonski Železnicki Transport) ndërsa infrastruktura mirëmbahet nga Infrastuktura Hekurudhore e Maqedonisë së Veriut (Makedonski Železnicki Infrastruktura).
Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Hekurudhave (UIC). Kodi UIC për Republikën e Maqedonisë së Veriut është 65.
Hekurudha Maqedonase operon në binarët 1.435 mm (4 ft 8+1⁄2 in) në Maqedoninë e Veriut dhe mirëmban 925 kilometres (575 mi) të linjave, 315 kilometres (196 mi) prej të cilave janë me rrymë elektrike të sistemit 25 kV 50 Hz AC.
Linja e parë standarde, nga Shkupi në Selanik është ndërtuar në vitin 1873, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hekurudhat e Maqedonisë
- Hekurudhat Maqedonase - Infrastruktura
- Më shumë informacion në lidhje me Hekurudhat e Maqedonisë
- Treni Maqedonas i pasagjerëve - foto galeria
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |