Rrëmbimi
Appearance
Në të drejtën penale, rrëmbimi është transportimi dhe mbyllja e paligjshme e një personi kundër vullnetit të tij. Rrëmbimi zakonisht kryhet, por jo domosdoshmërisht me përdorimin e forcës ose frikës; d.m.th., gjithashtu zakonisht përfshin kërcënim/sulm; por ende është rrëmbim pa ato elemente shtesë, ose nëse një person joshet të hyjë në automjet me dëshirë.
Rrëmbimi mund të bëhet për të kërkuar shpërblim në këmbim të lirimit të viktimës, ose për qëllime të tjera të paligjshme. Rrëmbimi mund të shoqërohet me lëndim trupor që e çon krimin në rrëmbim të rëndë.
Rrëmbimi i një fëmije njihet si rrëmbim i fëmijës, që është një kategori e veçantë ligjore.