Pjetër Gjoka
Pjetër Gjoka (Ulqin, 2 gusht 1912, Perandoria Osmane - 1 qershor 1982) ka qenë aktor i njohur shqiptar.
Biografia
RedaktoLindi në Ulqin më 2 gusht 1912, i biri i Gjokës dhe i Çijes, i ati ishte nga Dushmani ndërsa e ëma nga Toplana. Familje kishte shkuar në Ulqin për arsye gjakmarrjeje, ku i ati punonte si hamall, pastrues pusesh dhe punë të tjera me mëditje, ndërsa e ëma merrej me qëndisí.[1]
Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në komedinë “Tartufi”. Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Disa nga kryerolet e tij janë: Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabeliku, Klaudi, Mbreti Lir, Gjini, Ali Pashë Gucia, etj. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ka intertretuar edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Roli i fundit i tij në Teatrin Kombëtar ishte në dramën “Epoka para gjyqit”. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor.
Role në filmat
RedaktoReferime
Redakto- ^ Xhahid Bushati (2019). Teatri "Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. fq. 182. ISBN 9789928300904.