Mehmet Beci
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Mehmet Beci (lindur më 1830 në Ulqin – vdekur më 1907 në Shkodër) ishte veprimtar i degës së Lidhjes së Prizrenit në Ulqin dhe bashkëudhëheqës i forcave vullnetare shqiptare gjatë Luftës së Ulqinit.[1]
Më 30 qershor 1880 ishe përfaqësues i degës së Ulqinit në Mbledhjen e Këshillit Qendror të Lidhjes së Prizrenit në Rakoc të Gjakovës, ku u mor vendimi për mbrojtjen e Ulqinit. Në nëntor 1880 luftoi si komandant i forcave vullnetare shqiptare kundër ushtrisë osmane për mbrojtjen e këtij qyteti gjatë Luftës së Ulqinit. Pasi trupat e Dervish Pashës shtypën qëndresën e armatosur të shqiptarëve dhe ia dorëzoi Ulqinin Malit të Zi, Mehmet Beci mërgoi Shkodër, ku vazhdoi të jetë pjesë në ngjarjet politike të kohës deri sa vdiq më 1907.
Për rolin e tij gjatë luftës këndoi edhe populli, duke i kushtuar dy vargje:[2]
- Hajde, hajde o Mehmet Bec,
- Nepi gajret, o kti milet!
Në Ulqin, një rrugë mban emrin "Mehmet Beci".[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë – Tiranë, 1985, fq. 81
- ^ Ulqini në dritaret e kohës - Monografi: Ruzhdi Ushaku, Jusuf Lika, Ulqin 2006
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).