Douglas Adams

autor dhe humorist anglez

Douglas Noël Adams lindi më 11 mars 1952Cambridge, Britania e Madhe; vdiq më 11 maj 2001Santa Barbara, ShBA. Ka qenë një shkrimtar britanik dhe autori i romanit The Hitchhiker's Guide to the Galaxy.

Douglas Adams
U lind më11 mars 1952
Cambridge, Britania e Madhe
Vdiq më11 maj 2001 (50 vjeqar)
Santa Barbara, Kaliforni, ShBA
KombësiaAnglez
Gjinitë letrareScience fiction

Nëna e tij Janet Adams ishte një infermiere në Addenbrooke kurse babai i tij Christopher Douglas Adams ishte një mësues i teologjisë edhe pse nuk ishte profesioni i prerë për të.Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm pesë vjet,prandaj u largua me nënën dhe motren e tij për në Brentwood. Nga viti 1959 e deri më 1970 ndoqi shkollën në Brentwood,kohë kjo që ishte më shumë i interesuar në shkencë se në art.Mirëpo me anë të një esse-je që e shkroi,fitoi të drejtën për të studiuar në Cambridge.Në vitin 1991 u martua me Jane Belson, e në vitin 1994 lindën një vajzë.Ata jetonin në Islington,Londër mirëpo Adams nënshkroi një marrëveshje me Disney për të bërë një film mbi The Hitchhiker's Guide to the Galaxy kështuqe u zhvendosën në Santa Barbara,Kaliforni.Ai kishte një ngushtim të arterieve në zemër, e cila është e vështirë për të zbuluar e kështu vdiq në mëngjesin e 11 majit 2001.

Veprat e tij : Dirk Gently's Holistic Detective Agency (1987), The Long Dark Tea-Time of the Soul (1988), Last Chance to See (1990) dhe poashtu tre tregime për serinë Doctor Who. Biologu Richard Dawkins i dedikoi librin e tij "The God Delusion" e duke thënë në librin e tij se "Shkenca ka humbur një mik e letërsia ka humbur ndriçuesin". Ai ishte ateist.

Romanet e The Hitchhiker's Guide to the Galaxy seri

Redakto