Abdi Mati
Kundëradmirali Abdi Mati ishte një ushtarak shqiptar dhe një nga specialistët më të mirë të Flotës Luftarake Detare (FLD). Abdi Mati kishte një arsim të plotë e kualifikim të shumanshëm në këtë fushë, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme ushtarake në vitin 1936 në Romë, më pas futet e përfundon me rezultate shumë të mira Akademinë Mbretërore të Flotës në Livorno të Italisë, shërben për disa kohë në kryqëzorin italian “Cadorna” 1941-1943 me detyre shturman, në mars të vitin 1943 kthehet në Shqipëri, ku lufton deri në çlirim të atdheut me armë në dorë kundër fashizmit e nazizmit. 22 shkurt 1943 - 31 gusht 1943 partizan në Çetën e Pezës, gusht 1943 - 10 shtator 1943 Komandant i çetës partizane Peqin Darsi të grupit partizan të Pezës, 11 shtator 1943 - 9 tetor 1943 komandan i batalionit të grupit partizan të Pezës, 10 tetor 1943 - 22 gusht 1944 Komandant i batalionit të tretë të brigadës së III-të partizane të UNÇLSH, 22 gusht 1944 - 5 shtator 1944 Komandant i batalionit të katërt të brigadës së XXIV partizane të UNÇLSH, 5 shtator 1944 - 1 janar 1945 oficer operativ i korpoarmatës së parë të UNÇLSH. Që nga 1 janari i vitit 1945 caktohet me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, gjeneral kolonel Enver HOXHA, shef i seksionit të marinës në MINISTRINË E LUFTËS DHE TË MBROJTJES KOMBËTARE me gradën kapiten i parë i marinës. Në 12 shkurt krijon pranë ministrisë së luftës dhe të mbrojtjes kombëtare SEKSIONIN E MARINËS. Në vitin 1957 caktohet kryetar i komisionit për çminimin e kanalit të Korfuzit. Në datë 8 korrik 1959 gradohet kundëradmiral me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr.2924. Në nëntor të vitit 1959 përfundon një kurs special (1958-1959) të komandantëve të flotave të Traktatit të Varshavës pranë Akademinë se Lartë të Flotës në Leningrad Më 4 dhjetor 1959 rimerr detyrën e shefit degës të flotës luftarake detare pranë ministrisë së mbrojtjes. Në periudhën dhjetor 1959-korrik 1961 ndodhin ngjarjet historike midis Flotës Luftarake Detare Shqipëtare dhe flotës luftarake të Bashkimit Sovjetik. korrik - shtator 1960 caktohet komandant i FLD. shtator 1960 - shtator 196l zevendës komandant i FLD. 4 korik 1961 me vendim të byrosë politike të KQ të PPSH kundëradmiral Abdi MATI ka detyrën e zevendës komandantit të FLD dhe i caktohet detyra speciale e komandantit të brigadës së nëndetseve. Sërisht në shtator 1961 kunderadmiral Abdi MATI është në detyrën e komandantit të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë deri në gusht të vitin 1975 kur lirohet nga detyra. “Kunderadmiral Abdi Mati ishte dhe mbetet njeriu i aftë, i përkushtuar që bëri e la shumë për Flotën Luftarake Detare”, - kujton mes të tjerave ushtaraku i FLD, Myfit Qorduka. U nda nga jeta më 4 shtator 1992. [1] [2] [3]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://telegraf.al/dosier/dr-vangjel-kasapi-abdi-mati-admirali-qe-themeloi-floten-luftarake-detare/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)