Prindi

Versioni i datës 17 tetor 2022 12:09 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.9.2)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Prindi zakonisht është një kujdestar i pasardhësve të llojit ose species së tij. Te njerëzit, një prind është kujdestar i një fëmije (ku në këtë rast "fëmija" i referohet pasardhësve, qofshin ata fëmijë të vegjël ose të moshës madhore/të rritur). Një prind biologjik është një person, gameta e të cilit ka rezultuar me një fëmijë, (një mashkull përmes spermës - një femër përmes vezës). Prindërit biologjikë janë të afërm të shkallës së parë me një afërsi gjenetike prej 50 %. Një femër gjithashtu mund të bëhet prind nëpërmjet zëvendësimit (nëna surrogate). Disa prindër (meshkulli dhe/ose femra) mund të bëhen prindër edhe përmes procesit të adoptimit, të cilët marrin përsipër obligimin e përkujdesjes për ushqimin dhe mirëqenien e një pasardhësi, por që nuk janë biologjikisht të lidhur me fëmijën. Nga ana tjetër, jetimët (bonjakët) pa prindër adoptues mund të rriten nga gjyshërit e tyre ose nga anëtarët e tjerë të familjes.

Llojet më të zakonshme të prindërve janë nënat, baballarët dhe gjyshërit (gjyshja dhe gjyshi). Një nënë zakonisht është "një grua në lidhje me një apo disa fëmijë të cilët ajo i ka lindur".[1] Shkalla në të cilën një prind mund të përfshihet në jetën e pasardhësve të tij ndryshon nga kultura në kulturë, megjithatë nëse një individ shpreh një përfshirje shumë të vogël nganjëherë vlerësohet se është neglizhent me fëmijën,[2] ndërsa një tjetër i cili është shumë i përfshirë nganjëherë thuhet se është tepër mbrotjës, i bezdisshëm ose i zhurmshëm.[3]

Me përparimet e fundit shkencore e teknologjike në fushën e mjekësisë, është e mundur që një fëmijë të ketë më shumë se dy prindër biologjikë.[4] [5] [6] Shembuj të prindërve të tretë biologjikë paraqesin rastet të cilat përfshijnë zëvendësimin e prindit (nëna surrogate) ose një person i tretë që ka ofruar mostrat e ADN-së gjatë një procedure riprodhimi të asistuar e cila ka rezultuar me ndryshimin e materialit gjenetik të marrësit.[7]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "mother definition". www.oxforddictionaries.com. Oxford Dictionaries. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 30 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Marian S Harris (2014). Racial Disproportionality in Child Welfare. fq. 2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bernard Roberts (2005). Evidence in the Psychological Therapies: A Critical Guidance for Practitioners. fq. 149. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gallagher, James (2013-06-28). "UK government backs three-person IVF". BBC News. Marrë më 30 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nadine Taub; Beth Anne Wolfson; Carla M. Palumbo. The Law of Sex Discrimination. fq. 374. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Browne C. Lewis (2012). Papa's Baby: Paternity and Artificial Insemination. fq. 136. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Louise I. Gerdes (2009). Reproductive Technologies. fq. 25. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)