Zef Kakarriqi
Zef Kakarriqi (Shkodër, 15 shkurt 1916 - Tiranë 15 janar 1986) ka qenë mjek veteriner, mikrobiolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër në gjirin e një familjeje qytetare, i biri i Luigj Kakarriqit dhe Lizës së Gaspër Saraçit. Pas tij vinin vëllezërit Roberti, Vilhelmi, Rudolfi dhe e motra Julka.[1] I ati, Luigj Kakarriqi, shquhet si një nder themeluesit e trupës së teatrit ne qytetin e Shkodrës në fillimet e shekullit 20. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e ndoqi në vendlindje, në Kolegjin Saverian dhe pas mbylljes së shkollave të huaja nga ligji Ivanaj, i perfundoi më 15 korrik 1935 ne gjimnazin shteteror te Shkodres. Perfton rrjedhimisht kulturen e duhur dhe zoterimin e nje sere gjuheve te huaja (latinisht, greqishte e vjeter, italisht, frengjisht), te cilat ne vitet e mepasshme do te pasurohen me te tjera (serbokroatisht, rusisht, spanjisht). Me perfundimin e shkolles se mesme, dhe pas kryerjes me 1936 te Shkolles se Oficerave te Plotesimit ne Tirane shkoi ne Itali (viti 1936) per vijimin e studimeve te larta per Mjekesi Veterinare. Studimet e larta i perfundon me sukses ne Fakultetin e Veterinarise te Universitetit te Milanos: me 4 Nentor 1941 laureohet “Doktor ne Mjekesine Veterinare” me maksimumin e pikeve (notave) (110 pike mbi 110 te mundshme) dhe me “cum laude”. Eshte per t’u theksuar fakti, qe bazuar ne rezultatet e shkelqyera i propozohet nga ai Universitet vendi i asistentit ne Fakultetin e Veterinarise, por te cilin nuk pranon ta kembeje me ushtrimin e profesionit te veterinerit ne atdheun e vet.
U kthye në Shqipërinë e atëhershme të bashkuar me Kosovën, dhe u caktua pergjegjes i sherbimit veterinar ne qarkun e Prishtines.[2]
Menjehere pas çlirimit te vendit, ne shkurt 1945, emerohet si punonjes shkencor ne Institutin Bakteriologjik Veterinar ne Tirane (se bashku me Profesor Dhimiter Vavako). Instituti Bakeriologjik Veterinar ndodhej asokohe ne te njejten ndertese me Institutin Bakteriologjik Human (godina aktuale [viti 2011] e Fakultetit te Mjekesise ne Tirane). Punonjesit shkencore te Institutit Bakteriologjik Veterinar ishin Dr. Dhimiter Vavako dhe Dr. Zef Kakarriqi, ndersa ata te Institutit Bakteriologjik Human Dr. Luigj Benusi dhe Dr. Stefan Cilka. Jane konkretisht kater figurat me te spikatura ne historikun e pas viteve ‘1940 te mikrobiologjise shqiptare.
Me 1946-1947 kryen specializimin e plote pasuniversitar per mikrobiologji veterinare dhe epizootologji ne Beograd dhe Zagreb (Jugosllavi), çka i mundeson perftimin e bazave shkencore ne kete fushe dhe fillimin e aktivitetit te tij shkencor qe vijon ne menyre te panderprere deri ne fund te jetes se tij.
Per arritjet ne aktivitetin e tij shkencor, zgjidhet Anetar i Institutit te Shkencave te Republikes Popullore te Shqipërise (8.4.1955). Me 26.4.1960 i jepet titulli shkencor “Bashkepunetor i Vjeter Shkencor” (Keshilli Shkencor i Institutit te Kerkimeve Veterinare).
Gjate periudhes 1957-1960 kryen me sukses ne Moske (BRSS) aspiranturen shkencore ne fushen e mikrobiologjise dhe epizootologjise veterinare. Me 24.12.1962 fiton graden shkencore “Kandidat i Shkencave Veterinare”.
Me 27.4.1970 i jepet titulli shkencor “Profesor”.
Me krijimin e Akademise se Shkencave, 22.1.1973, ne Vendimin e Keshillit te Ministrave mbi perberjen e Asamblese se Pare te Akademise, Profesor Zef Kakarriqi zgjidhet “Anetar i Akademise se Shkencave”.
Per arritjet e tij ne aktivitetin shkencor ne fushen e mikrobiologjise veterinare i akordohen nje sere çmimesh, urdherash dhe medaljesh, si “Urdheri i Punes i Klasit te II-te” (7.1.1957), Urdheri “Per pune te shquar ne ekonomine bujqesore te Klasit te i-re” (7.6.1969), “Çmimi i Republikes i Shkalles se Dyte” (12.12.1969), titulli “Punonjes i Shquar i Shkences dhe Teknikes” (5.4.1979), etj.
Puna e tij shkencore ka qene e pandare nga aktiviteti pedagogjik. Me 15.8.1961 emerohet edhe pergjegjes i Katedres se Epizootologjise (Fakulteti i Veterinarise ne Institutin e Larte Shteteror te Bujqesise, me pas Instituti i Larte Bujqesor, Kamez), post te cilin e mban per vite me rradhe duke qene njeheresh pedagog i jashtem ne lendet e mikrobiologjise dhe epizootologjise. Breza te tere mjekesh veterinere e kujtojne me nderim dhe respekt Prof. Zef Kakarriqin si nje nder pedagoget e tyre me te dashur.
Me 9.5.1966 emerohet Drejtor i Institutit te Kerkimeve Veterinare, detyre, te cilen e mban per 4 vjet, dhe me pas, 1970, per arsye shendetesore kalon ne postin e NenDrejtorit Shkencor te IKV (detyre deri ne daljen de jure te tij ne pension me 1982).
Ndonese ne gjendje shendetesore gjithnje e me te renduar (insuficience kardiovaksulare pas nje infarkti te shtrire mikokardi), vijon de facto (pas vitit 1982) punen e tij kerkimore ne IKV deri ne çastet e fundit te jetes.
Ne jeten shoqerore shquhet si modeli i njeriut te thjeshte, qe gezonte gjithmone dashurine dhe miqesine e te gjithe kolegeve, shokeve dhe miqve te tij. Ne jeten private shquhet si bashkeshort dhe prind model: te dy djemte e tij, te edukuar me dashurine per punen, studimin dhe shkencen jane aktualisht figura te shquara shkencore ne vendin tone ne fushen e shendetit publik human (Prof. Eduard Kakarriqi) dhe ne ate te matematikes se aplikuar (Prof. As. Luigj Kakarriqi).
Ndërroi jetë më 15 janar 1986.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bushati, Xhahid (2019). "Julka Kakarriqi". Teatri "Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. fq. 117. ISBN 9789928300904.
- ^ "Zef Kakarriqi". akad.gov.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)