Omer Hajami
Omar Hajam ose Omer Kajami lindi më 1048 në Nishapur, dhe vdiq në provincën e Horasanit në vitin 1123. Është një astronom, matematikan, filozof dhe poet i Qytetërimit Islam.
Omer Kajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti. Ai më së shumti u morr edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike arriti të zgjedhi ekuacionin të panjohur deri atëherë . Trekëndëshi i Paskalit, që gjen koeficientet e fuqive binominiale ka qenë i njohur shumë më para nga Kajami.
Me anë të ndërtimit të një observatoriumi në vitin 1073, Omer Kajami arriti të konstruktojë një kalendar diellor shume herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot e kësaj dite në Republikën Islamike të Iranit punohet me këtë kalendar.
Omer Kajami dhe Oksidenti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom. Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit. Sipas profesorit të njohur të Havardit Sejjid Husejn Nasër, Khajami është mysliman suffi, për këtë jep argumente se Khajami në Rubairat e tij i referohet verës jo-alkoolike aq shumë të përfolur nga sufistët, por përkundër kësaj Khajami kishte edhe plot vepra që flisnin për Islamin ku edhe mbështeste imamin më të njohur sunni, mbase të të gjitha kohërave Imam Ghazalin. Nga Omer Khajami janë botuar për herë të parë si libër Algjebra dhe Funksione në Paris.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Quatrains of Omar Khayyam E.H. Whinfield Pg 14
- http://www.cis-ca.org/voices/k/khayyam.htm Arkivuar 15 gusht 2009 tek Wayback Machine
- This work has been translated as Contemplation and Action, trans. S.J. Badakhchani, London, I.B. Tauris, 1999.