Lumi i Matit
41°22′52″N 19°20′30″E / 41.3812°N 19.3417°E Lumi i Matit është një lumë në veri të Shqipërisë. Burimi i tij është afër Martaneshit, në qarkun e Dibrës. Ai rrjedh në perëndim në drejtim të rrethit të Matit, nga ka marrë edhe emrin lumi, dhe në veriperëndim përmes qyteteve të Klosit dhe Burrelit. Rreth 10 km nga Burreli, rrjedh në një rezervuar të madh (Liqeni i Ulzës). Pasi kalon nëpër një digë hidroelektrike, ai rrjedh përmes një rezervuari tjetër më të vogël (Liqeni i Shkopetit) dhe formon një grykë të ngushtë përmes vargut malor që ndan rrethin e Matit nga fushat bregdetare. Ai hyn në rrafshinat mes Milotit dhe Zejmenit.
Pas një gjatësie totale prej 115 km, Lumi i Matit derdhet në Detin Adriatik në afërsi të Fushë-Kuqes, në mes të qyteteve Lezhë dhe Laç.
-
Liqeni i Ulzës
-
Ura e Zogut