Jump to content

A.S. Roma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 15 shtator 2019 09:54 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)

Stampa:Infobox klub futbolli

Associazione Sportiva Roma, njohur zakonisht si Roma, është një klub profesionist futbollistik me seli në Romë.

Historia

A.S. Roma u themelua në verën e vitit 1927 kur Italo Foschi[1] ishte iniciatori i bashkimit të tre klubeve të vjetra të Kampionatit Italian të Futbollit nga qyteti Romës: Roman FC, SS Alba-Audace and Fortitudo-Pro Roma SGS.[1] Qëllimi i bashkimit ishte që t'i jepte kryeqytetit një klub të fortë dhe konkurues për të rivalizuar klubet dominuese të Italisë Veriore.[1] I vetmi klub madhor i kryeqytetit që i rezistoi bashkimit ishte S.S. Lazio për shkak të ndëryrjes së gjeneralit të ushtrisë Vaccaro, i cili ishte anëtar i klubit dhe një funksionar i Federatës Italiane të Futbollit. Klubi i luajti sezonet e para në stadiumin Motovelodromo Appio,[2] para se të kalonin në rrugët Testaccio të klasës puntore ku ishte e ndërtuar një fushë me emrin Campo Testaccio; ajo u hap në nëntor 1929.[3] Roma la një gjurmë të madhe në kampionatin e sezonit 1930–31, ku ata përfunduan në vendin e dytë mbrapa Juventusit.[4] Kapiteni Attilio Ferraris, sëbashku me Guido Masetti, Fulvio Bernardini dhe Rodolfo Volk, ishin lojtarët më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe.[5]

Titulli i parë dhe rënja

Pas një rënje në kampionat dhe largimit të disa lojtarëve kyç, Roma u rindërtua dhe solli në ekip disa golashënues si argjentinasin Enrique Guaita.[6] Nën drejtimin e trajnerit Luigi Barbesino, klubi kryeqytetas iu afrua titullit të parë në sezonin 1935–36, duke e humbur atë për vetëm një pikë ndaj Bolonjës.[7]

Roma më pas u rikthye në formë pas ulje-ngritjeve në vitet 1930'. Ata regjistuan një triumf surprizë në sezonin 1941–42 duke fituar Scudetton e parë në histori.[8] 18 golat e shënuar nga sulmuesi kryeqytetas Amedeo Amadei ishin vendimtar për ekipin e drejtuar nga Alfréd Schaffer për të fituar kampionatin. Në atë kohë, Italia mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe Roma luante në Stadio del Partito Nazionale Fascista.[9]

Disa vite pas përfundimit të luftës, Roma nuk mundi dot të përsëriste suksesin në kampionat. Ekipi përfundoi në pjesën e poshtme të renditjes për pesë sezone me rradhë. Ata arritën fundit duke u rrëzuar për herë të parë në Serie Bsezonin 1950–51,[4][10] gati një dekadë pas fitimit të kampionatit. Megjithatë, klubi u rikuperua shpejtë dhe siguroi ngjitjen pas vetëm një sezoni, kjo edhe fal trajnerit Giuseppe Viani, i cili në të ardhmen do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.[11]

Pas rikthimit në Serie A, Roma sërisht u bë një klub i fuqishëm me lojtarë si Egisto Pandolfini, Dino Da Costa dhe Dane Helge Bronée.[4] Rezultati i tyre më i mirë u arrit në sezonin 1954–55 nën drejtimin e trajnerit anglez Jesse Carver, që udhëhoqi ekipin në një vend të dytë mbrapa Udinese, e cila në fillim ishte rrëzuar nga kategoria për shkak korrupsioni.[4] Pavarësisht se Roma nuk i kapi dot katër vendet e para të renditjes në dekadën e ardhshme, ata gjithsesi patën sukses në kupë. Trofeu i parë jashtë Italisë u arrit në sezonin 1960–61, ku ekipi fitoi Kupën e Panairit duke mposhtur në finale ekipin anglez Birmingham City 4–2 në finale.[12] Disa vite më pas, Roma fitoi Coppa Italia për herë të parë në histori, duke mposhtur Torinon 1–0 në finalen e sezonit 1963–64.[13]

Pika më e ulët për klubin erdhi gjatë sezonit 1964–65 ku trajneri Juan Carlos Lorenzo deklaroi se klubi nuk kishte para për të paguar lojtarët dhe për të udhëtuar në Vicenza për ndeshjen e rradhës. Megjithatë, tifozët kontribuan duke mbledhur fonde në teatrin Sinistre dhe falimentimi u shmang nga presidenti i ri Franco Evangelisti.

Roma fitoi Coppa Italian për herë të dytë në sezonin 1968–69, ku konkuroi në një sistem të ngjashëm me kampionatin.[13] Giacomo Losi vendoi rekordin e ri të ndeshjeve me Romën në vitin 1969 me 450 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një rekord që zgjati për 38 vite.[14]

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 19 janar 2019[15]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Suedia Pt Robin Olsen
2 Holanda Mb Rick Karsdorp
4 Italia Mf Bryan Cristante (në huazim nga Atalanta)
5 Brazil Mb Juan Jesus
7 Italia Mf Lorenzo Pellegrini
8 Argjentina Sm Diego Perotti
9 Bosnja dhe Hercegovina Sm Edin Džeko (kapiten i 3të)
11 Serbia Mb Aleksandar Kolarov
14 Republika Çeke Sm Patrik Schick
15 Spanja Mb Iván Marcano
16 Italia Mf Daniele De Rossi (kapiten)
17 Turqia Sm Cengiz Ünder
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18 Italia Mb Davide Santon
19 Kroacia Mf Ante Ćorić
20 Argjentina Mb Federico Fazio
22 Italia Mf Nicolò Zaniolo
24 Italia Mb Alessandro Florenzi (zëv-kapiten)
27 Argjentina Mf Javier Pastore
34 Holanda Sm Justin Kluivert
42 Franca Mf Steven Nzonzi
44 Greqia Mb Kostas Manolas
63 Brazil Pt Daniel Fuzato
83 Italia Pt Antonio Mirante
92 Italia Sm Stephan El Shaarawy

Referimet

  1. ^ a b c "La Storia" [Historia]. asroma.it (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2007.
  2. ^ "A.S. Roma" (në italisht). AlbionRoad.com. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2008. Marrë më 22 mars 2019. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  3. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Testaccio
  4. ^ a b c d Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura liga
  5. ^ "Attilio Ferraris" (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  6. ^ "Tutti i calciatori dell'A.S. Roma" [Të gjithë lojtarët e Romës] (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  7. ^ "1935–'36: Io Faccio I Gol Non La Guerra!" [1935–'36: Unë bëj gola jo luftë!] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2007. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  8. ^ "Campionato 1941–42 – Roma campione d'Italia" [Kampionati 1941–42 – Roma kampione e Italisë] (në italisht). ASRTalenti. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  9. ^ "I Campi da Gioco" [Fusha e lojës] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2007. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  10. ^ "Italy 1951–52 – Serie B" [Italia 1951–52 – Serie B] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2007. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  11. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura trajnerët
  12. ^ "Inter-Cities Fairs Cup 1960–61" [Kupa e Panairit 1960–61] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Marrë më 15 prill 2019.
  13. ^ a b "TIM Cup – Coppa Italia" (në italisht). Vilacom Sports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  14. ^ "Rekordok, statisztikák". ASRoma Hunsports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  15. ^ "Players" [Lojtarët]. A.S. Roma. 14 gusht 2015. Marrë më 14 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme