Tuzi
Tuzi | |
---|---|
Qytet | |
Koordinatat: 42°21′56″N 19°19′53″E / 42.36556°N 19.33139°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Tuzi Tuz |
Themelimi i Komunës | 1 shtator 2018 |
Qeveria | |
• Kryetari | Nik Gjeloshaj (ASH) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 237 km2 (92 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 43 m (141 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Komuna | 11.422 |
• Dendësia (Komuna) | 48/km2 (120/sq mi) |
• Qyteti | 4.748 |
Emri i banorëve | Tuzjanë |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kodi postare | 81206 |
Prefiksi | +382 (0)20 |
Kodi ISO 3166 | ME-24 |
Targat | TZ |
Faqja zyrtare | tuzi.org.me |
Tuzi (malazisht: Тузи, Tuzi) është qytet në lindjen e Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë. Tuzi është qendra e Komunës së Tuzit dhe e pjesës së Malësisë së Madhe në Malin e Zi.
Origjina e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin "Tuz", banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të.[1]
Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Tuzit ndodhet në rajonin e Malësisë. Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.
Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejës së Deçiçit. Në betejë, Ded Gjo Luli udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare.
Tuzi është komunë me të drejta të plota që më, 1 shtator 2018. Zgjedhjet lokale Tuz 2019 u mbajtën më datë 3 mars, ku nga rezultatet paraprake, numrin më të madh të këshilltarëve e ka koalicioni Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH me 16 të tillë.[2][3]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Tuz jetonin 5,016 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[4] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
8.080 | 8.750 | 10.136 | 12.107 | 13.077 | 13.483 | 10.059 | 11.422 |
Struktura e popullsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për ngjarjet kulturore Tuzi ka ambientet e: QIK Malësia ku mbahen aktivitetet e ndryshme kulturore etj.
Masmediat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi, Shëndetësia, Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tuzi ka një qendër shëndetësore, shkollën fillore "Mahmut Leka" dhe shkollën e mesme "25 maji". Në vitet e fundit Tuzi ndërtoi një shkollë të re fillore dhe një stadium futbolli. Skuafra e Klubit të Futbollit Deçiç të Tuzit lun në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përfaqësimit i mendimit politik tani po zgjohet nga një dremitje dhjetëvjeçare. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Vitin e fundit është artikuluar për herë të parë një formulim për të kërkuar të drejta që u përkasin.
Diskriminimi [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE". Albdreams.net. 27 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 1 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tuzi, zyrtarisht komunë. Shqiptarët shpresojnë për zhvillim". Mediat Shqiptare. 1 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albanians Taste Victory in Montenegro’s New Municipality, Balkansinsight, 2019
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare e Komunës së Tuzit
- Historia Tuzit në YouTube
- Informacion mbi Tuzin (engl.)
- Foto nga www.malesia.org
- cfare thone ata per Tuzin
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |