Jump to content

Adriana Matoshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adriana Matoshi
U lind në (1980-02-05) 5 shkurt 1980 (44 vjeç)
KombësiaShqiptare
ProfesioniAktore
Njohur përZana
O sa mirë

Adriana Matoshi (lindur më 5 shkurt 1980) është aktore kosovare. Matoshi i ka kryer studimet për aktrim në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e prof. Faruk Begollit.

Adriana Matoshi lindi në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme e mbaroi në Gjilan, ndërsa më vonë vazhdoi dhe mbaroi studimet në Prishtinë. Lindi ne Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi ne vendlindje .Ndërsa më vonë  dhe mbaroi studimet në Priishtinë.Në Festivalin Italian FilmLabFestival, ajo vlerësua si “Aktorja më e mirë e festivalit’’.[1]

Ajo u nderua me cmimin ‘’Adriana’.’

Ajo është deputete ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.[1]

Ajo është e vlerësuar me shumë çmime .

Në Greqi, ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri

Në Itali ajo u shpërblye me çmimin “Aktoren më e mirë” në Festivalin FilmLAB Festival.

Në Brazil, Paris dhe në Valencia të Spanjës mori çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin “Zana”, si dhe në Berlin dhe Nju Jork u shpërblye për rolin e saj në filmin “T’padashtun”.[2]

Shfaqjet teatrale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka luajtur shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj.

Me rolet në filmat e shfaqjet e saja ajo është paraqitur në vende të ndryshmë të botës si Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, Francë, Spanjë, Gjermani, Poloni, Itali, Zvicër, Rumani, Amerikë, etj.

  1. ^ a b "Adriana Matoshi". Vetëvendosje. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2022. Marrë më 24 qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "vetvendosje". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2022. Marrë më 10 mars 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]