Administrues i rrjetit
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roli i administratorit të rrjetit ndryshon në varësi të madhësisë së organizatës, vendndodhjes dhe gjendjes sociale-ekonomike. Disa organizata punojnë në bazë të raportit mbështetës nga një përdorues teknik,[1][2] ndërsa të tjerët zbatojnë strategji të tjera.
Përgjithësisht, në termat e situatave reaguese (p.sh. ndërprerje e papritur e shërbimit, ose përmirësime në shërbim), aksidentet e mbështetësit të IT janë rritur nëpërmjet një sistemi gjurmues ndaj problemeve. Problemet kalojnë nëpërmjet një Help desk dhe më pas dërgohen në zonën e përshtatshme teknologjike për zgjidhje. Në rastet e problemeve lidhur me rrjetin, një çështje do t'i drejtohet administratorit të rrjetit. Nëse administratori i rrjetit nuk është në gjendje ta zgjidhë problemin, një biletë dërgohet në drejtim të inxhinierave të rrjetit, që kanë më tepër eksperiencë, për rirregullim të shërbimit ose për një grup me aftësi më të përshtatshme.
Administratorët e rrjetit, më së shumti janë të përfshirë në punë kontrolluese dhe parandaluese. Kjo lloj pune, shpesh do të përfshijë:
- Monitorim rrjeti
- Testim të rrjetit për të meta
- Vigjilent për përditësimet e duhura
- Instalim dhe implementim të programeve të sigurisë
- Në shumë raste, filtra në postën elektronike dhe internet
- Vlerësim i zbatimit të sistemit menaxhues të rrjetit
- Monitorim i trafikut të rrjetit dhe bottleneck-ut
Administratorët e rrjetit janë për të siguruar që hardware-t kompjuterik dhe infrastruktura e rrjetit, lidhur me rrjetin e të dhënave të një organizate janë të mirëmbajtura në mënyrën më efektive.Në organizatat e vogla, ata janë kryesisht të përfshirë në sigrimin e hardware-ve të rinj, përdorimin e software-ve të rinj, mirëmbajtjen e imazheve të diskut për instalimin e kompjuterave të rinj, sigurimin e licensave të paguara dhe qe janë brenda afatit për software-t që kanë nevojë, ruajtjen e standardeve për instalimin e serverave dhe aplikacioneve, monitorimin e performancës së rrjetit, kontrollimin e shkeljeve të sigurisë dhe praktikat e menaxhimit të të dhënave të dobëta. Zakonisht, brenda organizatave të mëdha, këto role ndahen në shumë role ose funksione të tjera, sipas ndarjeve të ndryshme dhe nuk zbatohen nga një person i vetëm. Në organizata të tjera, disa nga rolet e përmendur, kryhen nga administratorët e sistemit.
Duke pasur shumë role teknike, pozicioni i administratorit të rrjetit kërkon njohuri të thella teknike dhe aftësinë pë të mësuar shpejt kompleksitetin e rrjetit të ri dhe paketat e software-it server. Brenda organizatave të vogla, roli i inxhinierit të lartë të rrjetit është shpesh herë i lidhur me përgjegjësitë e administratorit të rrjetit. Within smaller organizations, the more senior role of network engineer is sometimes attached to the responsibilities of the network administrator. Organizatat e vogla e transferojnë këtë funksion.
Trajnimet dhe çertifikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Juniper
- Cisco
- CWNA
- BCNE
- F5-CA
Trajnime dhe çertifikime të tjera që kanë lidhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Microsoft
- Novell
- CompTIA
- Red Hat
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Video: by Justine Nguyen: 9:16pm, 27 July 2006
- ^ Tech Republic Article - What is a reasonable end user/tech support ratio? - published by Beth Blakely: 7:00am, June 18, 2004 [1] Arkivuar 16 maj 2013 tek Wayback Machine