Iveta Radičová
Iveta Radičová | |
---|---|
U lind në | |
Parardhësi | Ľubomír Galko |
Pasardhësi | Martin Glváč |
Partia politike | Partia Demokratike - Bashkimi Kristian dhe Demokratik Sllovak |
Iveta Radičová (Shqiptimi sllovak: [ˈiʋeta ˈraɟitʃoʋaː]; lindur më 7 dhjetor 1956) ishte Kryeministrja e parë grua e Sllovakisë, nga viti 2010 deri 2012. Ajo udhëhoqi një qeveri të koalicionit, në të cilën ajo po ashtu mbajti në një kohë të shkurtër postin e Ministre e Mbrojtjes në pesë muajt e fundit të koalicionit. Më parë, ajo ka shërbyer si Ministre e Punës nga viti 2005 deri 2006 në qeverinë e dytë Dzurinda[1].
Në zgjedhjet presidenciale të Sllovavisë, Iveta Radičová konkurroi por pa sukses të marrë postin e Presidentit të Sllovakisë. Në mars 2012, ajo deklaroi se ajo pensionohet nga politika[2].
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radičová ka lindur në Bratislavë më 7 dhjetor 1956. Ajo ka një vajzë dhe është e veja e Stano Radič, një komedian dhe aktor i njohur sllovak i cili vdiq në vitin 2005. Përveç gjuhës së saj amtare sllovake, Radicova flet rusisht rrjedhshëm dhe ka njohuri të mirë të gjuhës angleze, gjermane dhe polake [3]
Karriera akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radicova filloi karrierës e saj akademike duke studiuar sociologjinë në Universitetin Comenius në Bratislavë, duke fituar titullin PhD në Akademinë e Shkencave Sllovake në vitin 1981 [4]. Radičová punoi si sociologe në Akademi në periudhën 1979–1989, duke koordinuar një ekip kërkimor për rregullat e familjes. Në vitin 1990, ajo vazhdoj studimet e post-doktoraturës për një vit në Universitetin i Oksfordit [5]. Pas kthimit të saj në Sllovaki në vitin 1991, Radicova themeloi Qendrën për Analiza të Politikave Sociale, një nga OJQ-të e para të Sllovakisë, dhe ka shërbyer si drejtore ekzekutive deri në vitin 2005 [6]. Gjatë kësaj periudhe, Radicova gjithashtu ka ligjeruar në departamentet e sociologjisë, shkencave politike, dhe punës sociale në Universitetin Comenius [6]. Në vitin 2005, ajo u emërua Profesore i Sociologjisë nga Fakulteti i Filozofisë në Universitetin Comenius, duke e bërë atë Profesoren e parë femër e sociologjisë në Sllovaki [6]. Në semestrin Pranveror 2013, ajo u kthye në Oxford, si Visiting Fellow [4].
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Botimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Radičová, Iveta. (1993). "Privatisation: The Case of Slovakia," History of European Ideas 17 (6): 735-740.
- Potůček, Martin, dhe Iveta Radičová. (1997). "Splitting the Welfare State: The Czech and Slovak Cases," Social Research 64 (4): 1549-1587. Në dispozicion: http://www.jstor.org/stable/40971243.
- Radičová, Iveta, ed. (1998). Sociálna Politika na Slovensku [Social Policy in Slovakia]. Në dispozicion: http://archiv.vlada.gov.sk/old.uv/data/files/7195.pdf
- Radičová, Iveta. (2001). Hic Sunt Romales [Here are the Romas]. Bratislava. Në dispozicion: http://archiv.vlada.gov.sk/old.uv/data/files/7194.pdf.
- Radičová, Iveta, and Ľuba Lesná. (2013). Krajina hrubých čiar [Country of Full Stops]. Bratislava: Ikar. ISBN 978-80-551-3427-7 [7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Skard, Torild (2014) "Iveta Radičová" në Women of power - half a century of female presidents and prime ministers worldwide, Bristol: Policy Press, ISBN 978-1-4473-1578-0, pp. 364-5
- ^ http://www.sme.sk/c/6362700/iveta-radicova-odisla-z-sdku.html
- ^ Radičová dostala poverenie zostaviť vládu SME, accessed 23 June 2010
- ^ a b "Iveta Radičová," Arkivuar 14 mars 2016 tek Wayback Machine Department of Politics and International Relations, University of Oxford. Accessed: May 17, 2013.
- ^ "Zivotopis (CV)". Official Website of Iveta Radicova. 2009. Marrë më 13 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Iveta Radičová". The Slovak Spectator. Marrë më 12 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Slovak ex-PM: Czechoslovakia's split was politicians' swindle," Prague Daily Monitor, May 15, 2013. Accessed: May 17, 2013.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Iveta Radičová – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Parardhësi Robert Fico |
Kryeministre e Sllovakisë 2010–2012 |
Pasardhësi Robert Fico |