Aarau
Aarau | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 15.670 |
{{{postal_code_type}}} | 5000 |
Aarau është kryeqyteti i kantonit zviceran verior të Aargaut. Qyteti është gjithashtu kryeqyteti i distriktit të Aaraut. Është gjermanisht folës dhe mbizotëron protestantizmi. Aarau gjendet në pllajën zvicerane, në luginën Aar, në anën e djathtë të bregut të lumit dhe në këmbën e djathtë të maleve Jura,[1] dhe në perëndim të Zvicrës.[2] Bashkia kufizohet me Kantonin e Aargaut në perëndim. Aarau është qyteti i tretë më i madh në Aargau pas Wettingen dhe Baden.
Gjeografia dhe gjeologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i vjetër i Aaraut gjendet në pjesë të dalë shkëmbore në ngushticën e luginës së lumit Aar, në rrëzën e djathtë të maleve Jura. Distrikte më të reja të qytetit shtrihen në jug dhe lindje të pjesës së dalë, ashtu edhe në lart në mal dhe në luginën në të dy krahët e Aarit.
Bashkitë kufitare janë Küttigen në veri, Rohr dhe Buchs në lindje, Suhr në juglindje, Unterentfelden në jug, dhe Eppenberg-Wöschnau dhe Erlinsbach në perëndim. Aarau dhe bashkitë fqinje janë rritur së bashku dhe formojnë një grupim të ndërlidhur. Përjashtimet e vetme janë Unterentfelden dhe Eppenberg-Wöschnau në jug, vendbanimet e të cilave janë të ndara nga Aarau me anë të pyjeve të zgjeruar të Gönhard dhe Zelgli. Afërsisht 9/10 e qytetit është në jug të Aarit dhe 1/10 është në veri. Sipërfaqja e bashkisë është 894 akra, nga të cilat 301 janë pyjore dhe 491 të zhvilluara. Lartësia më e ulët është 365 m dhe gjendet në bregun e lumit Aar dhe lartësia më e madhe, 471 metra është Hungerberg në kufi me Küttigen.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parahistoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pak artefakte nga periudha neolitike janë gjetur në Aarau. Pranë vendndodhjes së stacionit të tanishëm të trenit, janë gjetur gërmadha nga Epoka e Bronzit (1000 para Krishtit) janë ç’groposur. Rruga romake ndërmjet Salodurum dhe Vindonissa kalojnë përmes kësaj zone, përgjatë rrugës që sot mbulohet nga Bahnhofstrasse. Më 1976 zhytësit në Aar gjetën pjesë të një ure shtatë metra të gjatë nga koha e romakëve.
Mesjeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aarau u themelua rreth vitit 1240 nga kontët e Kyrburgut.[2] Referimet e para të sigurta për qytetin datojnë në vitin 1256. Qyteza udhëhiqej nga kulla Rore, që është inkorporuar me hollë modern të qytetit.
Më 1273, kontët e Kyrburgut vdiqën. Agnes Kyrburg, që nuk pati lidhje me meshkuj, ia shiti tokat e familjes mbretit Rudolf I von Habsburg. Ai i dha Aaraut të drejtat e qytetit më 1283. Në shekullin e XIV qyteti u zgjerua në dy faza dhe një mur mbrojtës dytësor u ndërtua. Një hendek i thellë e ndante qytetin nga periferia ; vendndodhja e sotme ka një rrugë të gjerë që quhet Graben(që do të thotë hendek).
Më 1415 Berna pushtoi Aargaun e poshtëm me ndihmën e Solothurnit. Aarau kapitulloi pas një rezistence të shkurtër dhe u detyrua t'i betohet për besnikëri sunduesve të rinj. Në shekullin e XVI, të drejtat e shtresës së ulët u ndaluan.
Në mars 1528 qytetarët e Aaraut lejuan prezantimin e protestantizmit pas kërkesës së bernezëve. Një rritje e popullsisë gjatë shekullit të XVI çoi në ndërtesa të larta dhe metoda konstruksioni më të mira. Format e hershme të industrisë u zhvilluan gjatë kësaj kohe; gjithsesi, ndryshe nga qytetet e tjera, asnjë gildë nuk u formuan në Aarau.
Duke startuar nga fillimi i shekullit të XVIII, u vendos industria tekstile. Emigracioni gjerman kontribuoi në kushtet e favorshme të qytetit, që prezantuan fabrikat e pambukut dhe mëndafshit. Këta emigrantë shumë të edukuar ishin gjithashtu të përgjegjshëm për reformën e arsimit dhe shpirtit revolucionar dhe të iluminuar që u zhvillua në Aarau.
1798 : Kryeqytet i Republikës Helvetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 27 dhjetor 1797, Tagsatzungu i fundit i Konfederatës së Vjetër Zvicerane u mbajt në Aarau. Dy javë më vonë një anije lajmëtare franceze vazhdoi të ndezë opinionet revolucionare të qytetit. Kontrasti ndërmjet nivelit të lartë të edukimit dhe nivelit të ulët të të drejtave politike ishte veçanërisht e madhe në Aarau dhe qyteti refuzoi të dërgojë trupa për të mbrojtur kufirin bernez. Nga mesi i marsit 1798 Aarau u pushtua nga trupat franceze.
Në 22 mars 1798, Aarau u shpall kryeqyteti i Republikës Helvetike, kështu që është kryeqyteti i parë i një Zvicre të bashkuar. Parlamenti u takua në hollin e qytetit. Në 20 shtator, kryeqyteti u zhvendos në Lucernë.
Aarau si kryeqytet i kantonit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1903, Napoleoni urdhëroi shkrirjen e kantoneve Aargau, Baden dhe Friktal. Aarau u deklarua kryeqytet i kantonit të ri dhe të zmadhuar të Aargaut. Më 1820 muri i qytetit u hodh poshtë, me përjashtim të kullave dhe portave vetjake ose personale.
Ura e drunjtë, që daton prej Mesjetë përmes Aarit u shkatërrua nga përmbytjet që ndodhën tre herë në tridhjetë vjet dhe u zëvendësua me një urë metalike me amortizim në 1851. Kjo u zëvendësua nga një urë betoni në 1852. Qyteti ishte i lidhur me Hekurudhën Qendrore Zvicerane që nga viti 1856.
Industria tekstile në Aarau u ndalua rreth vitit 1850 për shkak të politikave proteksioniste të tarifave nga shtetet fqinje. Industri të tjera ishin zhvilluar për t'u zëvendësuar në atë kohë, si prodhimi i instrumenteve matematikorë, këpucëve dhe çimentos. Duke filluar nga 1900, shumë ndërmarrje elektrike u zhvilluan. Nga vitet 60, më shumë qytetarë punonin në sektorin e shërbimit sesa atë të industrisë. Gjatë viteve 80, shumë nga industritë nuk ekzistonin më në Aarau.
Më 1802, u krijua shkolla e kantonit; ishte shkolla e parë jo provinciale në Zvicër. Ajo zhvilloi një reputacion të mirë dhe aty kanë qëndruar fitues të Çmimit Nobel si Albert Einstein, Paul Karrer, dhe Werner Arber, po ashtu edhe disa politikanë dhe shkrimtarë zviceranë.
Blerja e disa dorëshkrimeve çoi në formimin e bibliotekës kantonale, që përmban një Bibël të pajisur me shënime Huldrych Zvingli. Më shumë gazeta u zhvilluan në qytet, duke ruajtur atmosferën revolucionare të Aaraut. Duke filluar nga 1820, Aarau ka qenë një vendstrehim për refugjatët politikë.
Mundësitë edukuese dhe kulturore urbane janë zgjeruar përmes shumë institucioneve të reja. Një teatër dhe një sallon koncertesh u konstruktuan në vitin 1883, që u rinovuan dhe u zgjeruan gjatë viteve 1995-96. Muzeu Natyror Aargau u hap më 1922. Një ish magazinë rrobash u shndërrua në një teatër të vogël më 1974 dhe qendra kulturore alternative KIFF u vendos në një ish fabrikë ushqimesh foragjere.
Origjina e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi më i hershëm i vendit qe më 1248 (në formën Arowe) dhe ndoshta i referohej vendbanimeve në zonën para se të themelohej qyteti. Vjen, bashkë me emrin e lumit Aar (që quhej Arula, Arola, dhe Araris në periudhat e hershme), nga fjala gjermane Au, që do të thotë rrafshnaltë.
Qyteti i vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i vjetër historik formon një shesh të parregullt, i përbërë nga katër pjesë (të quajtura Stöcke). Në jug shtrihet Laurenzenvorstadt, që është, pjesa e qytetit jashtë mureve. Një karakteristikë e qytetit janë çatitë e tij të pikturuara, prandaj ndonjëherë Aarau quhet "Qyteti i çative të bukura". Qyteti e vjetër, Laurenzenvorstadt, ndërtesa e qeverisë, biblioteka kantonale, arkivi shtetëror dhe muzeu i artit janë shpallur si zona të mbrojtura me rëndësi kombëtare.[3]
Ndërtesat e qytetit të vjetër origjinojnë, në përgjithësi, nga projekte ndërtesash gjatë shekullit të 16-të, kur pothuajse të gjitha ndërtesat e Mesjetës ose u zëvendësuan ose u zgjeruan. Zhvillimi arkitekturor i qytetit mbaroi në shekullin e 18-të, kur qyteti filloi të zgjerohej përtej murit (akoma ekziston) të tij. Shumica e ndërtesave në periferi datojnë prej kësaj kohe.
"Schlössli" (kështjella e vogël), Kulla Rore dhe kulla e portës së sipërme kanë ngelur pothuajse të pandryshuara që prej shekullit të 13-të. "Schlössli" është ndërtesa më e vjetër e qytetit. Ajo u ndërtua në kohën e themelimit të qytetit pak pas vitit 1200 ; data ekzakte nuk njihet. Holli i qytetit u ndërtua rreth Kullës Rore në vitin 1515.
Kulla e portës së sipërme qëndron afër me portën jugore në murin e qytetit, përgjatë rrugës për në Lucernë dhe në Bernë. Burgu është populluar që në Mesjetë. Një sahat me kambana u ngrit në mesin e shekullit të 20-të, kambanat e të cilës u bënë nga prodhuesit shekullorë të kambanave në Aarau.
Kisha e qytetit u ndërtua ndërmjet viteve 1471 dhe 1478. Gjatë Reformës, në vitin 1528, dymbëdhjetë altarët e saj dhe pikturat afër u shkatërruan. "Shatërvani i Drejtësisë" (Gerechtskeitbrunnen) u ndërtua në vitin 1634 dhe është i përbërë nga guri gëlqeror ; ajo përfshin një statujë të Zonjës Drejtësi të përbërë nga guri ranor. Në fillim ishte në rrugën në krye të hollit të qytetit, por u zhvendos prej atje dhe u vendos aty ku është sot, në kishën e qytetit. Kjo ndodhi më 1905, për shkak të trafikut të ngarkuar.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Punësuesi më i madh në Aarau është qeveria e Kantonit, zyrat e së cilës janë të shpërndara në tërë qytetin në lokacione të shumta. Ka gjithsej rreth 1600 punësues në qytet, që ofrojnë rreth 23.000 punë të ndryshme, nga të cilat 0,3 % janë bujqësore, 18 % industriale dhe 81 % të sektorit të shërbimeve. Kjo do të thotë se Aarau ka m shumë punë se ç’ka banorë.
Një nga dy zyrat kryesore të Aargauer Zeitung, gazetës së pestë më të madhe në Zvicër, gjendet në Aarau, ashtu si dhe studiot e televizionit Tele M1 dhe disa stacione radiosh.
Kern & Co., u themelua në vitin 1819, ishte një prodhues ndërkombëtar instrumentesh gjeodezike i bazuar në Aarau. Gjithsesi, ajo u mor nga Wild Leitz në vitin 1988 dhe u mbyll në vitin 1991.
Më shumë se gjysma e punëtorëve në Aarau jetojnë në periferi të qytetit, ose edhe më larg në zonat rrethuese. Kjo çon në trafik të shumtë. Statistikisht, Aarau ka numrin më të madh të punëve për banorë në Zvicër.
Qendra urbane shtrihet në mesin e "Trekëndëshit të Artë" midis Zyrihut, Bernës dhe Bazelit, dhe Aarau është duke pasur vështirësi në mbajtjen e pavarësisë së bazës së saj ekonomike prej qyteteve fqinje të mëdha. Ideja për të shkrirë Aaraun me periferitë fqinje është diskutuar në shpresa për të ndaluar humbjet e ngadalta.
Prodhimtaria përfshin kambanat, instrumentet matematikore, mallrat elektrike, tekstilet e pambukut, kimikatet, këpucët dhe produkte të tjera.
Tregjet dhe panairet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çdo të shtunë ka një treg perimesh në Graben në cepin e Qytetit të Vjetër. Ai furnizohet me produkte rajonale. Në javën e fundit të shtatorit, MAG (Tregu i Tregtarëve të Aaraut) zhvillon një panair, ku kompanitë rajonale shesin produktet e tyre. "Rüeblimärt" mbahet në të njëjtin vend të Mërkurën e parë të nëntorit. Panairi i Aaraut mbahet në pistën e akullit gjatë pranverës.
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aarau është një stacion terminal i S-Bahn Zürich në linjën S3.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rritja e Popullsisë | |
---|---|
Viti | Popullsia |
1358 | ca. 1200 |
1764 | 1868 |
1798 | 2458 |
1850 | 4657 |
1880 | 5914 |
1910 | 9593 |
1930 | 11.666 |
1950 | 14.280 |
1960 | 17.045 |
1970 | 16.881 |
1980 | 15.788 |
1990 | 16.481 |
2000 | 15.470 |
Popullsia e Aaraut u rrit vazhdimisht nga viti 1800 deri rreth vitit 1960, kur qyteti arriti pikun e popullsisë prej 17.045 vetash, më shumë se pesë herë se popullsia e vitit 1800. Gjithsesi, që nga viti 1960 popullsia ka rënë me 8 %. Ka tre arsye për këtë rënie : e para, që nga ndërtimi i Telli (një kompleks i madh apartamentesh), qyteti nuk ka pasur zhvillim të konsiderueshëm të tokës. E dyta, numri i personave për familje ka rënë ; kështu që, banesat ekzistuese nuk mbajnë më shumë veta. E treta, rritja e popullsisë u thith nga bashkitë fqinje në zonat urbane rajonale dhe shumë qytetarë të Aaraut u zhvendosën në fshatra. Ky trend mund të ketë ndaluar që në fillimin e shekullit. Zhvillimet e reja industriale janë duke u përdorur për qëllime të reja në vend që të qëndrojnë bosh.
Sipas regjistrimit të popullsisë në dhjetor 2000, 20,4 % e popullsisë është e përbërë nga të huaj, që është pak më shumë se mesatarja e Kantonit prej 19,3 %. Afërsisht një e treta e popullsisë së huaj vjen nga ish Jugosllavia ; grupe të tjera të mëdha emigrantësh vijnë nga Gjermania dhe Italia. 84,5 % flasin gjermanisht, 3,3 % flasin italisht, 2,9 % serbo-kroatisht, 1,4 % spanjisht, 1,1 % frëngjisht, 1 % shqip, 1 % turqisht, 0,5 % anglisht, dhe 0,5 % portugalisht.
Më përpara, në popullsinë e Aaraut mbizotëronte protestantizmi. Me anë të imigrimit nga rajone të tjera në Zvicër dhe më shumë nga vendet e huaja, pjesa protestante e qytetit ra dhe qëndron si 43,5 % në vitin 2000. 29,2 % ishin Katolikë, 4,8 % Myslimanë, 3,2 % Ortodoksë. Pak më shumë se 17 % e popullsisë treguan se nuk janë fetarë.
Popullsia ka rënë nga 17.045 në vitin 1966 në 15.619 në vitin 2005.
Qeveria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legjislativi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vend të një takimi qyteti, një asamble qyteti (Einëohnerrat) e përbërë nga 50 anëtarë zgjidhet nga qytetarët dhe ndjek politikën e përfaqësimit proporcional. Është e përgjegjshme për të aprovuar nivelin e taksave, për të përgatitur llogarinë vjetore dhe raportet e biznesit. Përveç kësaj, mund të emetojë rregullime.
Partia | 2001 | 2005 |
---|---|---|
FDP | 13 | 12 |
SP | 12 | 12 |
SVP | 11 | 9 |
CVP | 4 | 4 |
Pro Aarau | 4 | 4 |
Green | 2 | 4 |
EVP | 3 | 3 |
JETZT! | 1 | 2 |
Në nivelin e distriktit, disa elemente të qeverisë janë demokratike. Ka referendume opcionale dhe detyruese dhe popullsia ka t drejtën për të nisur një iniciativë.
Ekzekutivi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autoriteti ekzekutiv është këshilli i qytetit (Stadtrat). Afati i zyrës është katër vjet dhe anëtarët e tij zgjidhen nga një sistem votimi plural. Ai drejton dhe përfaqëson bashkinë. Merret me rezolucionet e asamblesë dhe ato të kërkuara nga kantoni dhe qeveria e rangut kombëtar.
Shtatë anëtarët (dhe partitë e tyre) për periudhat 2006-2009 janë :
- Dr. Marcel Guignard (FDP) (President i Qytetit)
- Beat Blattner (SP) (Zëvëndës President i Qytetit)
- Jolanda Urech (SP)
- Rudolf Zinniker (FDP)
- Lukas Pfisterer (FDP)
- Carlo Mettauer (CVP)
- Michael Ganz (Pro Aarau)
Banues të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Johann Kaspar Riesbeck (1754–1786), shkrimtar dhe aktor
- Johann Rudolf Dolder (1753–1807), politikan
- Sebastian Fahrländer (1768–1841), politikan, doktor
- Johann Heinrich Daniel Zschokke (1771–1848), shkrimtar
- Ignaz Paul Vitalis Troxler (1780–1866), doktor, politikan, filozof
- Carl Feer-Herzog (1820–1880), politikan
- Albert Einstein (1879–1955)
- Charles Tschopp (1899–1982), shkrimtar
- Të lindur në Aarau :
- Eugen Bircher (1882–1956), politikan
- Ferdinand Rudolph Hassler, (1770–1843), drejtori i parë United States Coast Survey.[4]
- Maximilian Oskar Bircher-Benner
- Urs Faes, autor
- Friedrich Frey-Herosé (1801–1873), anëtar i Kwshillit Federal Zviceran
- Hans Herzog (1819–1894), gjeneral
- Paul Hubschmid, aktor
- Klaus Merz, autor
- Nicolas Hunziker, artist
- Nicolas Müller, skiator
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bridgwater, W. & Beatrice Aldrich. (1966) The Columbia-Viking Desk Encyclopedia. Columbia University. p. 11.
- ^ a b "Aarau." Encyclopædia Britannica, 20 December 2006.
- ^ Sëiss inventory of cultural property of national and regional significance, p. 33.
- ^ Who Was Who in America, Historical Volume, 1607-1896 (në anglisht). Chicago: Marquis Who's Who. 1963.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.aarau.ch/xml_1/internet/de/application/d87/f1974.cfm Arkivuar 20 prill 2008 tek Wayback Machine