Bashkimi Sovjetik
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike Союз Советских Социалистических Республик
| |
---|---|
1922–1991 | |
Flamuri
(1955–1991) Stema e shtetit
(1956–1991) | |
Parimi: Пролетарии всех стран, соединяйтесь! "Punëtorët e botës, bashkohuni!" | |
Himni: Интернационал "Internacionale" (1922–1944) Государственный гимн СССР[a] "Himni Shtetëror i Bashkimit Sovjetik" (1944–1991) | |
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Moska 55°45′N 37°37′E / 55.750°N 37.617°E |
Gjuhët zyrtare | Rusisht[b] |
Gjuhët e njohura rajonale | Ukrainisht Bjellorusisht Uzbekisht Kazakisht Gjeorgjisht Azerisht Lituanisht Moldavisht Letonisht Kirgizisht Taxhikisht Armenisht Turkmenisht Estonisht |
Grupet etnike (1989) |
|
Besimi | Shteti laik (de jure) Ateizmi shtetëror (de facto) |
Nofka | Sovjetik |
Qeveria | |
Lloji i qeverisjes | Shiko gjithashtu: Qeveria e Bashkimit Sovjetik
|
Udhëheqës | |
• 1922–1924 | Vladimir Lenin[c] |
• 1924–1953 | Jozef Stalin[d] |
• 1953[f] | Georgi Malenkov[e] |
• 1953–1964 | Nikita Hrushçov[g] |
• 1964–1982 | Leonid Brezhnev[h] |
• 1982–1984 | Juri Andropov |
• 1984–1985 | Konstantin Çernenko |
• 1985–1991 | Mihail Gorbaçov[i] |
Kryetari i shtetit | |
• 1922–1946 (i pari) | Mihail Kalinin |
• 1988–1991 (i fundit) | Mihail Gorbaçov |
Head of government | |
• 1922–1924 (i pari) | Vladimir Lenin |
• 1991 (i fundit) | Ivan Silajev |
Kuvendi | Kongresi i Sovjetikëve (1922–1936)[j] Suprem Sovjetik< br /> (1936–1991) |
Sovjeti i Kombeve (1936–1991) Sovjeti i Republikave (1991) | |
Sovieti i Bashkimit (1936–1991) | |
Epoka historike | Periudha ndërmjet luftërave • Lufta e Dytë Botërore • Lufta e ftohtë |
7 nëntor 1917 | |
30 dhjetor 1922 | |
• Fundi i Luftës Civile Ruse | 16 qershor 1923 |
31 janar 1924 | |
5 dhjetor 1936 | |
1939–1940 | |
1941–1945 | |
24 tetor 1945 | |
25 shkurt 1956 | |
9 tetor 1977 | |
11 mars 1990 | |
19–22 gusht 1991 | |
8 dhjetor 1991[k] | |
26 dhjetor 1991[l] | |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 22,402,200 km2 (8,649,500 sq mi) (1-rë) |
• Sipërfaqja ujore | 2,767,198 km2 (1,068,421 sq mi) |
• Ujë (%) | 12.3 |
Popullsia | |
• 1989 census | 286,730,819[5] (3-të) |
• Dendësia | 12.7/km2 (32.9/sq mi) |
Ekonomia | |
PBB (PFB) | Përllogaritje 1990 |
• Gjithsej | $2.7 trillion[6] (2-të) |
• Për kokë banori | $9,000 |
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 1990 |
• Gjithsej | $2.7 trillion[6] (2-të) |
• Për kokë banori | $9,000 (28th) |
Monedha | Rubla sovjetik (Rbl) (SUR) |
Të dhëna të tjera | |
Gini (1989) | 0.275 i ulët |
IZHNJ (1990 formula) | 0.920[7] shumë i lartë |
Zona kohore | (UTC+2 te +12) |
Ana e drejtimit të makinës | right |
Prefiksi telefonik | +7 |
Kodi ISO 3166 | SU |
Kodi i internetit TLD | .su[m] |
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (shkurt BRSS, rusisht: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: Sojuz Sovjeckih Socialistiçeskih Respublik, SSSR), i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik[8] (rusisht: Советский Союз, tr.: Sovjecki Sojuz), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë proletariati, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.
Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.
Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).
Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i "republikave të bashkimit" ishte 16.)
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25/26 tetor 1917). Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.
Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921. Më 1919 themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.
Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainë, Bjellorusinë, Transkauzinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Po në këtë vit Stalin vije në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijo një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i kësaj bashkësia e deri në zbërthimin e saj, sipërfaqja tokësore ka mbetur e njëjtë d.m.th siç është formuar që pas luftës së dytë botërore. Për dallim nga sipërfaqja e Perandorisë Ruse, BRSS-ja në gjirin saj ka pësuar disa ndryshime të territorit. Si do që të jetë, BRSS-ja ka zënë një hapësirë më të madhe se Perandoria Ruse dhe me këtë ishte hapësira më e madhe në historinë e njerëzimit me një kryeqendër të përbashkët shtetërore.
BRSS-ja sipas kufirit të pas vitit 1945, në perëndim kufizohej me Rumaninë (1.208 km), Hungarinë (103 km), Çekosllovakinë (97 km), Poloninë (1.258) detin Lindor dhe Finlandën (1.340 km) si dhe Norvegjinë (196 km). Në veri kufizohej nga deti Baren, Karen, Laptev si dhe detin e Siberis lindore. Në lindje ndodhej deti Ohotkishë, deti Bering si dhe Oqeani Paqësorë. Në jug fillonte kufiri tokësor me Koren Veriore (19 km), Republikën Popullore të Kinës (6,513 km), Mongolin (3.485 km), Afganistanin (2.264 km), Iranin (2.013 km), Turqinë (529 km) si dhe me Detin e Zi. Gjatësia e vijës kufitare të BRSS-së ishte 19.025 kilometra. Kjo gjatësi ishte 1.000 kilometra më e gjatë se ajo e Rusisë (2008).
Rreth 1/6 e sipërfaqes së tokës ishte hapësirë që e zinte BRSS-ja. Diku rreth 22,4 milion kilometra katrorë. Drejtëza horizontale lindje-perëndim e shtrirjes së territorit ishte diçka mbi 10.000 km e gjatë, ndërsa në njërën nga paralelet e globit arrinte gjatësinë deri në 5 000 km. Me këtë sipërfaqe, BRSS-ja shtrihej në 11 nga 24 zonat kohore të planetit.
Pasurit natyrore të saj ishin të përmasave planetare. Kështu ishte e njohur për qymyrgur, xehe hekuri, vaj e gazë tokësorë. Pjesët veri-lindore të BRSS-së dalloheshin për ngricat sunduese të përhershme, ndërsa ato në pjesën qendrore të Azisë, për shkretira. Kështu përqindja e sipërfaqes me Ngrica dhe shkretira të ngrira në veri shkonte deri në 8, ndërsa e shkretirave të thata e të nxehta në jug deri në 10 %. Në anën tjetër përqindja e pyjeve në sipërfaqen e përgjithshme ishte aty rreth 30.
Po thuaj se gjysma e kësaj sipërfaqeje ishte e papërshtatshme për tu urbanizuar, përshkak të motit të ftohtë gjatë pjesës më të madhe të vitit. Koha e motit të shkrirjes së pjesëve të mëdha, zakonisht është e shkurtë në këto anë dhe me këtë lë hapësirë shumë të vogël e të vështirë për urbanizim apo për bujqësi. Kështu që kjo dukuri bënë që edhe pse BRSS-ja kishte sipërfaqe më të madhe në dispozicion, sipërfaqja e banueshme dhe e punueshme e SHBA-së, ishte më e madhe. Sipërfaqja e tokave të punueshme ishte diku rreth 10 % e sipërfaqes së tërë. Për dallim, SHBA-ja kishte 20 % të sipërfaqes tokë të punueshme.
Sistemi Shtetëror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.
Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetorë 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit të i jepej të zgjedhurit drejt për drejt për një mandat pesë vjeçar. "De facto" praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, krye pari i shtetit.
Më 1990 presidenti i zgjedhur drejtë për drejtë për një mandat pesë vjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e krye parit të shtetit ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5 vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e Krye Parit të Sovjetëve.
Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej Krye Pari i Sovjetëve (deri më 1989 Organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputet me mandat 5 vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjerat edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e kryeministrit dhe të gjykatës kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeveris ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946 Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e kryeministrit.
Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumë partiak. E drejta kushtetute e BRSS-së, 15 Republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturorë ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.
Sistemi Administrativ
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Republikat Sovjetike në BRSS | Shtete të sotshme | GUS | NATO | EU | EURASEC | GUUAM | OVKS | SCO | |||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
RSFS e Rusisë | 1922–56 | RSFS e Rusisë | 1956–91 | Rusia | 1991 | – | – | 2002 | – | 1996 | |
RSFS e Karelo-Finlandës | 1940–56 | ||||||||||
RSS e Bjellorusis | 1922–91 | Bjellorusia | 1991 | – | – | 2002 | – | – | |||
RSS e Estonis | 1940–91 | Estonia | – | 2004 | 2004 | – | – | – | – | ||
RSS e Letonisë | 1940–91 | Letonia | – | 2004 | 2004 | – | – | – | – | ||
RSS e Lituanisë | 1940–91 | Lituania | – | 2004 | 2004 | – | – | – | – | ||
RSS e Moldavisë | 1940–91 | Moldavia | 1991 | – | – | Vëzh. | 1997 | – | – | ||
RSS e Ukrainës | 1922–91 | Ukraina | 1991 | – | – | Vëzh. | 1997 | – | – | ||
RSS e Transkaukazisë 1922–36 |
RSS e Armenisë | 1936–91 | Armenia | 1991 | – | – | Vëzh. | – | – | ||
RSS e Azerbajxhanit | 1936-91 | 1991 | – | – | – | 1997 | – | – | |||
RSS e Gjeorgjisë | 1993-08 | – | – | – | 1997 | – | – | ||||
RSS e Kazakistanit | 1936–91 | Kazakistani | 1991 | – | – | 2002 | – | 1996 | |||
RSS e Kirgistanit | 1936–91 | Kirgistani | 1991 | – | – | 2002 | – | 1996 | |||
RSS e Taxhikistanit | 1929–91 | Taxhikistani | 1991 | – | – | 2002 | – | 1996 | |||
RSS e Turkmenistanit | 1925–91</sma[[Figura:ll> | Turkmenistani | 1991-05 | – | – | – | – | – | – | ||
RSS e Uzbekistanit | 1925–91 | Uzbekistani | 1991 | – | – | – | 1999–05 | – | 2001 |
Fjalortha:
- RSS - Republika Socialiste Sovjetike
- BRSS - Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
- Shtete të sotshme: Shtete apo Republika të shpallura të pavarura më 1991 nga Bashkimi Sovjetik.
- GUS: Bashkësia e Shteteve të Pavarura
- NATO: Anëtar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (Bllokun perindimor)
- EU: Anëtar në Bashkimin Evropian
- EURASEC: Anëtar në Bashkësinë Ekonomike Euro-Aziatike
- GUAM: Anëtar në Aleancën e njohur si GUAM (Gjeorgji-Ukrainë-Azerbajxhan-Moldavi)
- OVKS: Anëtar në Organizaten e Sigurisë Kolektive
- SCO: Anëtar në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait
- Vëzh.: Vëzhgues në EURASEC
Republika | Kryeqyteti | Banorë 1989[9] | % në total | Ban. në qershor 2007 | +/- (1989–2007) | Dendësia ~ | Sipërfaqja (km²) | % në total |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
RSFS e Rusisë | Moska | 147.386.000 | 51,40 % | 141.377.752 | −4,0 % | 8,6 | 17.075.200 | 76,62 % |
RSS e Ukrainës | Kievi | 51.706.746 | 18,03 % | 46.299.862 | −10,5 % | 85,6 | 603.700 | 2,71 % |
RSS e Uzbekistanit | Tashkenti | 19.906.000 | 6,94 % | 27.780.059 | +39,6 % | 44,5 | 447.400 | 2,01 % |
RSS e Kazakstanit | Almaty | 16.711.900 | 5,83 % | 15.284.929 | −8,5 % | 6,1 | 2.727.300 | 12,24 % |
RSS e Bjellorusisë | Minsku | 10.151.806 | 3,54 % | 9.724.723 | −4,2 % | 48,9 | 207.600 | 0,93 % |
RSS e Azerbajxhanit | Baku | 7.037.900 | 2,45 % | 8.120.247 | +15,4 % | 81,3 | 86.600 | 0,39 % |
RSS e Gjeorgjisë | Tiflisi | 5.400.841 | 1,88 % | 4.646.003 | −14,0 % | 77,5 | 69.700 | 0,31 % |
RSS e Taxhikistanit | Dushanbeu | 5.112.000 | 1,78 % | 7.076.598 | +38,4 % | 35,7 | 143.100 | 0,64 % |
RSS e Moldavisë | Kishinau | 4.337.600 | 1,51 % | 4.320.490 | −0,4 % | 128,2 | 33.843 | 0,15 % |
RSS e Kirgistanit | Bishkeku | 4.257.800 | 1,48 % | 5.284.149 | +24,1 % | 21,4 | 198.500 | 0,89 % |
RSS e Lituanisë | Vilniusi | 3.689.779 | 1,29 % | 3.575.439 | −3,1 % | 56,6 | 65.200 | 0,29 % |
RSS e Turkmenistanit | Ashgabati | 3.522.700 | 1,23 % | 5.097.028 | +44,7 % | 7,2 | 488.100 | 2,19 % |
RSS e Armenisë | Jerevani | 3.287.700 | 1,15 % | 2.971.650 | −9,6 % | 110,3 | 29.800 | 0,13 % |
RSS e Letonisë | Riga | 2.666.567 | 0,93 % | 2.259.810 | −15,3 % | 41,3 | 64.589 | 0,29 % |
RSS e Estonisë | Talini | 1.565.662 | 0,55 % | 1.315.912 | −16,0 % | 34,6 | 45.226 | 0,20 % |
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të fundit të përgjithshëm të popullsisë, të mbajtur më 1988, në 15 Republikat e Bashkimit Sovjetik jetonin 286,717 milionë banorë. Republika Socialiste Federative Ruse, shkurt RSFS Ruse, si për nga sipërfaqja, po ashtu edhe për nga numri i banorëve ishte në krye të republikave tjera. Kjo i mundësonte edhe në aspektet tjera politiko-ekonomike e shoqërore që të jetë si "lokomotivë" e BRSS-së pothuaj në çdo aspekt.
Zhvillimi dhe dyndja e popullsisë në hapësirën e BRSS, ka pasur pikat e veçanta të saj. Kështu me bashkimin anësor të shteteve balltike më 1939, në statistika paraqitet rritje e dukshme e popullsisë. Një zhvillim i ngjashëm paraqitet edhe me futjen e territoreve Moldave, pastaj rritjes territoriale të Bjellorusisë dhe të Ukrainës në drejtim të Polonisë. Numri i banorëve gjatë viteve të luftës 1941-1945, për shkakë të vdekjeve të parakohshme, pasqyrohet më i vogël.
Republika | 1913 | 1926 | 1939 | 1950 | 1959 | 1966 | 1970 | 1973 | 1979 | 1987 | 1988/89[10] | 1991 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
RSFS e Rusisë (RSFSR) | 89.900* | 92.737 | 108.379 | 117.534 | 126.561 | 130.079 | 132.151 | 137.410 | 145.311 | 147.386 | 148.548 | |
RSS e Ukrainës | 35.210 | 29.515 | 40.469 | 41.869 | 45.516 | 47.127 | 48.243 | 49.609 | 51.201 | 51.704 | 51.944 | |
RSS e Bjellorusisë | 6899 | 4983 | 8910 | 8055 | 8633 | 9002 | 9202 | 9533 | 10.078 | 10.200 | 10.260 | |
RSS e Uzbekistanit | 4366 | 4660 | 6440 | 8261 | 10.581 | 11.960 | 12.902 | 15.389 | 19.026 | 19.906 | 20.708 | |
RSS e Kazakistanit | 5565 | 6037 | 5990 | 9154 | 12.129 | 12.849 | 13.705 | 14.684 | 16.244 | 16.538 | 16.793 | |
RSS e Gjeorgjisë | 2601 | 2677 | 3540 | 4044 | 4548 | 4686 | 4838 | 4993 | 5266 | 5449 | 5464 | |
RSS e Azerbajxhanit | 2339 | 2314 | 3205 | 3698 | 4660 | 5117 | 5420 | 6027 | 6811 | 7029 | 7137 | |
RSS e Lituanisë | 2880 | 2711 | 2986 | 3128 | 3234 | 3392 | 3641 | 3690 | 3728 | |||
RSS e Moldavisë | 2056 | 242 | 2452 | 2290 | 2885 | 3368 | 3569 | 3721 | 3950 | 4185 | 4341 | 4366 |
RSS e Letonisë | 1885 | 2093 | 2262 | 2364 | 2430 | 2503 | 2647 | 2681 | 2681 | |||
RSS e Kirgistanit | 864 | 1002 | 1458 | 2066 | 2652 | 2933 | 3145 | 3523 | 4143 | 4291 | 4422 | |
RSS e Taxhikistanit | 1034 | 1032 | 1484 | 1981 | 2579 | 2900 | 3194 | 3806 | 4807 | 5112 | 5358 | |
RSS e Armenisë | 1000 | 881 | 1282 | 1763 | 2194 | 2492 | 2672 | 3037 | 3412 | 3283 | 3376 | |
RSS e Turkmenistanit | 1042 | 998 | 1252 | 1516 | 1914 | 2159 | 2364 | 2765 | 3361 | 3534 | 3576 | |
RSS e Estonisë | 1052 | 1197 | 1285 | 1356 | 1405 | 1465 | 1556 | 1573 | 1582 | |||
Totali | 159.200 | 147.028 | 190.678 | 178.500 | 208.827 | 231.868 | 241.720 | 248.626 | 262.085 | 281.689 | 286.717 | 289.943 |
*) Numri i banorëve në 1000[11]
Përkatësia fetare dhe ideologjike në BRSS
Sipas doktrinës së regjimit, BRSS-ja ishte ateiste, me këtë nga këndvështrimi i sotshëm ishte një shtet policor. Kohëpaskohe, vende-vende, ritualet fetare ishin të ndaluara pjesërisht apo plotësisht, apo edhe manifestimi i tyre dënohet. Si do që të jetë, edhe nëse nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje sistematike ligjore të shtetit, aty këtu janë nxjerrë ligje në mbështeje të ideologjisë komuniste gjatë ballafaqimit me manifestuesit e riteve fetare. Veçohet ligji për ndalimin e këndimit të këngëve fetare në mjediset publike. Rreth vitit 1920, 90% e rusëve ishin të regjistruar si besimtar të kishës ortodokse Ruse. Ndërsa më 1940, në fillim të luftës, numri i të regjistruarve bie në 30% të tyre. Besimtar të shumtë, në këtë fazë janë përndjekur nga besimtarët e ideologjisë komuniste. Këta të fundit në pozita shtetërore, kanë bërë edhe internimin në Siberi.(gulagët)
Nën udhëheqjen e Lenint, në këtë drejtim, janë nxjerr disa dekrete dhe ligje, më 1918 dekreti për lirin e ndërgjegjies, më 1918 ligji për likuidimin e Kishës. Një ligj i stilit komunist, i cili ritualet nuk i ndalonte por që kishën, si institucion e shpallte të falimentuar. Në të vërtetë, personelin e Kishës e përndjekte, ndërsa besimtarëve të saj si alternativë ju ofronte ideologjinë komuniste. Në këtë drejtim pas heqjes si institucion janë ndërmarrë edhe eliminime masive fizike ndaj klerit.
Nën udhëheqjen e Stalinit, me mijëra ish-priftërinjë u internuan në llogoret e punës së dhunshme (Gulag). Një ndërmarrje të tillë, nuk i shpëtuan edhe institucionet fetare tjera në pjesën qendrore të Azisë, apo disa budistë në jug të liqenit Bajkal.
Përgjatë luftës së II-të botërore, përdhunimi dhe ndalesat ndaj institucioneve fetare, duket të kenë pasur një rrënje. Kështu një numër i caktuar priftërinjësh lëshohen nga burgjet, tolerohet hapja e objekteve të mbylluara më parë për besimtarët dhe për nxënësit e fesë. Pas ardhjes në udhëheqje të Hrushovit, fillon një valë e re kundër institucioneve fetare dhe krijohet një klimë popullore antifetare. Kështu që Hrushovi i premtoi popullit që në ekranet e televizorëve të tyre do ta shihnin priftin e fundit në Bashkimin Sovjetik. Një lehtësim ndaj fesë duket të ketë ardhur me ardhjen në krye të komunistëve të Gorbaçovit, më 1980. Pas zbërthimit të bashkësisë, pason një indiferencë shtetërore ndaj institucioneve fetare, dhe duket se janë kategorizuar ngjashëm me "organizatat joqeveritare" në Rusi, e në disa republika tjera kanë rolin e vjetër në shoqëri.
Ekonomia e modelit sovjetik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avantazhet dhe disavantazhet e modelit sovjetik ekonomik
Avantazhet:
- 1 Shmangje e inflacionit
- 2 Çmime të qëndrueshme
- 3 Shmang papunësinë dhe problemet me të ardhurat e bizneseve
- 4 Industrializimi dhe kolektivizimi i ekonomisë në një kohë rekord(ndonëse me humbje të mëdha)
Disavantazhet
Disavantazhet e modelit sovjetik mund te ndahen ne disavantazhe makroekonomike dhe mikroekonomike. Tek disavantazhet makroekonomike përfshihen:
- 1 Prodhim te pakët të mallrave
- 2 Çmimet e përcaktuara nga shteti shkaktojnë dëme në iniciativat agrikulturore
- 3 Humbje parash
- 4 Përqendrimi I punësimit në disa sektorë të caktuar të ekonomisë, duke lënë pas sektorë të tjerë, pa fuqi punëtore.
Disavantazhet mikroekonomike përfshijnë:
- 1 Shtytje të zhvillimit të tregut të zi
- 2 Cilësi të ulët të materialeve
- 3 Neglizhencë e nevojave të konsumatorit
- 4 Përqendrimi në kolektivizimin, industrializimin, dhe zhvillimi i industrisë kimike
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tekstet origjinale të përdorura nga viti 1944 deri në 1956 lavdëronin Stalinin. Asnjë tekst nuk u përdor nga viti 1956 deri në 1977. Tekstet e rishikuara u përdorën nga 1977 deri në 1991.
- ^ Asnjë deri në vitin 1990. Republikat përbërëse kishin të drejtë të deklaronin gjuhët e tyre zyrtare.
- ^ As chairman of the Council of People's Commissars.
- ^ As General Secretary of the Communist Party of the Soviet Union and chairman of the Council of People's Commissars (then the Council of Ministers).
- ^ As chairman of the Council of Ministers.
- ^ Mars–shtator.
- ^ Si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste.
- ^ Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.
- ^ Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Presidenti i Bashkimit Sovjetik.
- ^ Njëdhomësh.
- ^ Protokolli Alma-Ata u nënshkrua nga 11 republikat e mbetura nga 12 republikat më 21 dhjetor 1991.
- ^ Deklarata № 142-Н i Sovjeti i Republikave të Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik, duke vendosur zyrtarisht shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si shtet dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare (në rusisht).
- ^ Caktuar më 19 shtator 1990, ekzistues e në vazhdim.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hough, Jerry F. "The 'Dark Forces,' the Totalitarian Model, and Soviet History." The Russian Review, vol. 46, no. 4, 1987, pp. 397–403
- ^ Bergman, Jay. "Was the Soviet Union Totalitarian? The View of Soviet Dissidents and the Reformers of the Gorbachev Era." Studies in East European Thought, vol. 50, no. 4, 1998, pp. 247–281.
- ^ "Crises in the USSR: Are the Constitutional and Legislative Changes Enough". Cornell International Law Journal (në anglisht). 23 (2). Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2022. Marrë më 24 prill 2022.
- ^ "Law of the USSR of March 14, 1990 N 1360-I 'On the establishment of the office of the President of the USSR and the making of changes and additions to the Constitution (Basic Law) of the USSR'" (në anglisht). Garant.ru. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2017. Marrë më 12 korrik 2010.
- ^ Almanaque Mundial 1996, Editorial América/Televisa, Mexico, 1995, pages 548–552 (Demografía/Biometría table).
- ^ a b "GDP – Million – Flags, Maps, Economy, Geography, Climate, Natural Resources, Current Issues, International Agreements, Population, Social Statistics, Political System" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 29 gusht 2018.
- ^ "Human Development Report 1990" (PDF) (në anglisht). HDRO (Zyra e Raportit të Zhvillimit Njerëzor) Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. janar 1990. fq. 111. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 7 shkurt 2019. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ Union of Soviet Socialist Republics. Britannica
- ^ Regjistrimi i popullsisë më 1989 dhe The World Factbook
- ^ Viti i regjistrimit është i diskutueshëm, ndoshta nuk është i saktë por megjithatë informues.
- ^ Burimi: Wikipedia rusisht
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Bashkimi Sovjetik
- Shekulli i 20-të në Rusi
- Shtetet ateiste
- Komunizmi në Rusi
- Republikat e hershme sovjetike
- Shtete të shuara në Evropë
- Shtete të shuara në Azinë Perëndimore
- Shtete të shuara në Azinë Qendrore
- Shtete të shuara në Azinë Veriore
- Perandori të shuara
- Shtete të shuara sllave
- Republika socialiste të shuara
- Historia e Bashkimit Sovjetik
- Vendet dhe territoret rusishtfolëse
- Shtetet sovjetike
- Shtete dhe territore të themeluara më 1922
- Shtete dhe territore të shpërbëra më 1991
- Superfuqi
- Shtetet totalitare
- Perandoritë historike transkontinentale
- Shtetet anëtare të mëparshme të Kombeve të Bashkuara
- His-cung