360 Gradë
Talk-show “360°” drejtohet nga analisti e gazetari i mirënjohur Artur Zheji. Ky emision shfaqet në televizionin Ora News cdo të hënë e të enjte në orën 21:00.[1] Në bazë të tematikës dhe diskutimeve në studio kohëzgjatja e emisionit varion nga 2 deri në 3 orë. Po ashtu edhe numri i të ftuarve ndryshon nga çështja e trajtuar.
Historiku i emisionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për nga kohëzgjatja, emisioni është relativisht i ri duke nisur trasmetimin në Ora News në 28 shtator 2017. Emisioni i parë, që kishte temën: "Udhëkryqi i opozitës shqiptare" , startoi me dy të ftuar përballë njëri-tjetrit: Arben Imami dhe Genc Ruli. Që në fillim, emisioni ishte konceptuar në formën e një rrethi pa praninë e publikut në studio siç e ndeshim në rastin e emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu. Më 23 nëntor 2017 (mbrëmjen e së enjtes) i ftuar në emision ishte kryeministri Edi Rama ku deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të depozitonte një kallzim penal për të zbuluar dekonspiruesin e operacionit të arrestimit të ish-drejtuesve të policisë së Vlorës. Këta të fundit akuzoheshin për kultivim, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal dhe kishin lidhje me anëtarët e dosjes së Habilajve. Ai gjithashtu vendosi ti qëndronte deklaratës së tij ku thoshte se nëse Saimir Tahiri shpallej fajtor nga prokuroria ishte një “vemje”, ndërsa nuk preferoi të komentonte deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë. Përveç kryeministrit aktual të vendit, në emisionin e tij Artur Zheji ka ftuar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Herën e parë, zoti Sali Berisha ka qënë i intervistuar në datë 19 dhjetor të vitit 2017, pas zgjedhjes, në një situatë të tensionuar si brenda edhe jashtë sallës së Kuvendit, të Arta Markut në detyrën e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme. Ish-kryeministri nuk ka nguruar të rikthehet në studion e Artur Zhejit shumë herë të tjera, për të shfaqur mendimin dhe bindjet e tij lidhur me çështjet: ndërtimi i Rrugës së Arbrit, ish-ministri i Brenshëm Saimir Tahiri dhe implikimin e tij me anëtarët e dosjes Habilaj, përçarja e Partisë Demokratike, financimet ruse në PD, hapjen e negociatave me BE-në e shumë tema të tjera të nxehta të aktualitetit shqiptar. Në studion e “360o” ka qënë e ftuar dhe kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim , zonja Monika Kryemadhi përballë gazetarëve Iris Luarasi dhe Arjan Çani në 5 tetor 2017.Zonja Kryemadhi, u shpreh se ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, u tregua emocional me Ramën duke e mbajtur në qeveri dhe se gjatë fushatës, Basha u bë kamxhik në duart e Ramës kundër LSI-së. Rama e përdori atë sic përdori Metën në 2007. Përveç tematikës politike që trajtohet shpesh, në këtë emision kemi dhe përfshirje të temave sociale dhe aktualitetit në vend. Shembuj të tillë mund të marrim: emisionin e 12 tetor 2017(“Çfarë hamë, çfarë pimë dhe sa helmohemi?”) ku i ftuar ishte ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit i cili foli për problemet e sigurisë me ushqimin. Gjithashtu vlen të përmenden emisione si ai i 1 maj 2018(Morali, familja dhe dekadenca shqiptare...) apo dhe emisioni i 13 shkurtit("Revolta e artistëve! Zoti marrtë hak për artistët") ku u trajtua çështja mjaft e ndjeshme e fatit të teatrit kombëtar shqiptar. Në ndryshim nga shumë talk-show, shqiptar por dhe të huaj, Artur Zheji nuk heziton te ftojë në studion e vet as një nga ata që mund të konsiderohet “rivali” i tij televiziv, moderatorin Blendi Fevziu. Gazetari i njohur Blendi Fevziu, vërejti se problemi i kanabisit nuk është pranuar asnjëherë nga qeveria, çka mund të sillte më pas luftën ndaj tij. Ai tha se ishin mediat botërore ato që dhanë alarmin, ndërsa rikujtonte ngjarjet e mëdha që kanë ardhur për shkak të këtij problemi.
Mënyra e organizimit të një emisioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në hyrje të çdo emisioni kemi siglën, e cila zgjat 24 sekonda, që nis me një pamje të sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës për të ndjekur rrjedhën e qendrave kryesore si figura përfaqësuse të gjithë qytetit e problematikës së tij. Gjatë gjithë këtij kalimi, fjalë tejet të dëgjuara në debatet e diskutimet e ndryshme shqiptare shfaqen në ekran ku mbizotërojnë ato më konotacion negativ si: Albanofobi, Mëkatarë, Falsitet, Partitokraci, Provokacion..., që në vetevete përbën një risi pasi në shumicën e rasteve(marrim parasysh emisione si “Opinion” nga Blendi Fevziu, “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, “Real Story” nga Sokol Balla, “Tonight” nga Ilva Tare, “Studio e Hapur” nga Eni Vasili etj) nuk kemi shfaqje të shkrimeve të tjera përveç emrit të vetë emisionit. Mbas prezantimit me temën që gjendet e afishuar poshte në të majtë të ekranit, moderatori Artur Zheji paraqet dhe të ftuarit e mbrëmjes që mund të variojnë nga 1, 2, 4 apo dhe 6 në ditë të ndryshme. “Akullin” e thyen menjëhere Zheji që i drejtohet me një pyetje të drejtpërdrejtë njërit prej të ftuarve duke i hapur rrugë diskutimit. Kalimi i fjalës herë te njëri personazh herë te tjetri rrjedh natyrshëm pasi spontaniteti është një nga veçoritë që karakterizjnë dhe moderatorin e emisionit. Mbas spoteve të shkurtra publicitare rikthimi në studio mund të bëhet me një insert informativ i krijuar nga stafi i emisionit ose siç quhet ndryshe “ndërkallje360o” ku paraqitett shkurtimisht gjithëçka plus që duhet të di audienca rreth temës që po trajtohet. Të ftuarit janë profesionistë të fushës rreth të cilës diskutohet por ka dhe të ftuar që janë bërë tashmë si “miq” shtëpie duke qënë prezentë në shumë puntata të emisionit. Veçojmë këtu: drejtorin e informacionit në FoxNews Bledian Koka, gazetarin Denis Dyrnjaja, moderatorin Arian Çani. Po ashtu një e veçantë e këtij emisioni janë lidhjet telefonike apo me Skype që kryen kryesisht me gazetaren e Ora News në Romë, Alba Kepi apo me ish-studentin e dhjetorit tashmë profesor në Boston, Ilir Demaliaj. Ndryshe nga moderatorët e tjerë Artur Zheji me raste ndjen nevojën të përfshihet dhe vetë në emision duke mbajtur një qëndrim. Ai ka krijuar një stil unik ku për disa momente “vetëftohet” në emisonin e tij. Një tjetër veçori e këtij emisioni është se gjatë zhvillimit të debatit drejtuesi bën disa pyetje ose në dukje hedh disa hipoteza të cilat bëhen jo pa qëllim për të ngacmuar audiencën por edhe për ti nxitur të ftuarit të zbulojnë më tepër nga ajo që ata e quajnë informacion “konfidencial”. Biseda që zhvillon Artur Zheji i afrohet asaj cka sociologu e studiuesi Erving Goffman[2] i referohet si “Fresh talk”. Ky term nënkupton se mes të ftuarve dhe moderatorit bëhet një bisedë spontane ku bashkëbiseduesit ndërrojnë vazhdimisht rolet. Po ashtu edhe studioja e emisionit është në formën e një rrethi ku të gjithë të mund të ndihen sa më komod e në kushte të barabarta tamam si një metaforë e kalorësve të tryezës së rrumbullakët me mbretin Artur në mes. Për ta bërë edhe më të kuptueshmë temën për gjithë audiencën Zheji e zhvesh nga terminologjia e specializuar politike duke përdorur një gjuhë mjaft të përafërt me komunikimin tonë të përditshëm.
“360°” në rrjetet sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përveç faqes zyrtare , “360°” është e përhapur dhe në facebook duke patur një adresë me 96 787 persona që e pëlqejnë aktualisht dhe numri vazhdon dhe rritet po ashtu si popullariteti i emisionit. Faqja në Facebook administratohet nga stafi i “360o” por edhe nga moderatori Artur Zheji. Ky portal poston lajme që ndodhin gjatë ditës po ashtu dhe video të emisionit dhe momentet më interesante në sekuanca të shkurtra 1.5-2 minutëshe. Interaktiviteti me ndjekësit është shumë i lartë duke i lënë një liri kujdo të shprehet si të preferojë, gjithnje në bazë të etikës së komunikimit dhe ndershmërisë. Gjatë emisionit Artur Zheji i bën thirrje audiencës që japë mendimin e vet, qoftë me mesazh apo me një koment në faqen zyrtare por edhe në mediat sociale, në facebook.
Sondazhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimi që grupi ynë kreu konsiston në një sondazh me disa pyetje rrëth emisionit “360o” duke arritur në përfundime rreth shikueshmërisë së emisionit po ashtu dhe të aspekteve të ndryshme përbërëse të tij. Ky sondazh u krye për 2 javë, duke u shpërndarë në blogjet personale të secilës prej anëtarëve të grupit dhe morën pjesë 100 persona në total, nga të cilat u nxorën të dhënat e paraqitura në figura.
Pyetja e parë ishte se sa prej përsonave të testuar e ndiqnin emisionin e Artur Zhejit dhe shumica ose 71.4% e të anketuarëve u përgjigjën se e ndiqnin. Kjo gjë që konfirmon shifrën e lartë të shikueshmërisë së emisionit, që ende nuk ka mbushur vitin që prej ditës kur filloi trasmetimin.
- ^ "ORA News".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Erving Goffman, "Forms of Talk", University of Pennsylvania Press, 1981".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)