Akropolis Ekspres
Treni Akropolis (i njohur edhe si Acropolis Express ) ishte një lloj treni i linjave të gjata ndërkombëtare (destinacioneve të largëta) i cili dy herë në ditë qarkullonte në relacionin Mynih - Athinë (nëpërmes Fushë Kosovës) dhe anasjelltas.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën e viteve 1958 - 1961 (1963) në relacionin Athinë - Hagë ka qarkulluar treni ndërkombëtar Jugosllavia Ekspres (D 263/264). [1] Pas kësaj kohe është operacionalizuar treni tjetër Hellas Ekspres (D 455/456) në relacionin Dortmund - Athinë. Treni Akropolis Ekspres në relacionin e plotë Mynih - Athinë ka qarkulluar nga viti 1967. Akropolisi operonte dhe mirëmbahej bashkarisht nga Hekurudhat Federale Gjermane (DB), Hekurudhat Federale Austriake (ÖBB), Hekurudhat Jugosllave (JŽ) dhe Hekurudhat Shtetërore Greke (OSE). Akropolisi nisej nga stacioni hekurudhor i Mynihut nëpërmjet stacionit hekurudhor të qytetit Villach (Austri), pastaj në Lubjanë, Zagreb, Beograd, Fushë Kosovë, Shkup, Selanik për të arritur në Athinë dhe anasjelltas. [2]
"Treni i 1001 aventurave" siq quhej ndryshe treni Akropolis Expres, [3] në territorin e Kosovës përveq Fushë Kosovës ndalej edhe në stacionet hekurudhore të Mitrovicës dhe Ferizajit. [4] Treni i kësaj vije në Gjermani ishte klasifikuar si një tren D dhe operonte nën numrat e trenave D 290/291. Në Austri dhe Jugosllavi "Akropolisi" ishte klasifikuar në gjininë e trenave Express (Ex). [5] Me fillimin e luftërave jugosllave në vitin 1991 treni Akropolis pushoi së qarkulluari.
Itinerari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]D 291 on / off |
Stacioni hekurudhor | D 290 on / off |
---|---|---|
08:14 | Mynih (Stacioni qendror hekurudhor) | 22 : 41 |
09 : 52 / 10 10 | Salzburg (Stacion hekurudhor kufitar Gjermani / Austri) | 20 : 24 / 20 : 47 |
13 : 06 / 13 : 09 | Villach | 17 : 35 / 17 : 37 |
13 : 46 / 14 : 14 | Jesenice (Stacion hekurudhor kufitar Austri / Jugosllavi) | 16 : 05 / 16 : 55 |
15 : 10 / 15 : 30 | Lubjana | 14 : 35 / 14 : 55 |
17 : 50 / 18 : 15 | Zagreb | 11 : 50 / 12 : 15 |
21 : 17 | Vinkovci | 08 : 57 |
23 : 14 / 23 : 48 | Beograd | 05 : 58 / 06 : 38 |
02 : 15 | Kragujevac | 03 : 20 |
06 : 26 / 07 : 05 | Fushë Kosovë | 22 : 50 / 23 : 30 |
08 : 34 / 09 : 00 | Shkup | 20 : 29 / 21 : 10 |
11 : 00 / 12 : 41 | Gjevgjeli (Stacion hekurudhor kufitar Jugosllavi / Greqi) | 18 : 30 / 18 : 22 |
14 : 27 / 15 : 00 | Selanik | 15 : 58 / 16 : 40 |
17 : 17 / 17 : 29 | Larisa | 13 : 21 / 13 : 40 |
22 : 30 | Athinë | 08 : 30 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons: Kosovo Railways Museum – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Artikull mbi rëndësinë e trenit për Kosovën - Article on the importance of the train for Kosovo - Artikel über die Bedeutung des Zugs für das Kosovo Arkivuar 23 tetor 2007 tek Wayback Machine
- Der „Akropolis“ im Eisenbahnforum www.drehscheibe-online.de
- Fotos diverser Eisenbahnwaggons
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dēmētrēs Margaritopoulos: Akropolis Express, Ekdoseis Kochlias 2004 ISBN 960-8228-87-5
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Amtliches Kursbuch der Deutschen Bundesbahn, Sommer 1958 bis Sommer 1961
- ^ worldexpresses.com
- ^ https://klankosova.tv/akropolis-treni-i-1001-aventurave-video/
- ^ https://www.albinfo.ch/vellezerit-viqa-nje-tregim-suksesi/
- ^ http://www.vagonweb.cz/razeni/vlak.php?zeme=JZ&cislo=290&rok=1989&lang=de Wagenreihung laut Zugbildungsplan der JŽ von 1988/89