Tempujt egjiptianë
Në Egjiptin e lashtë tempulli, i quajtur hwt-netjer në gjuhën e lashtë egjiptiane,[1] konsiderohej si "shtëpia e zotit", do të thotë. vendi ku celebrohej kulti i tij, nga ku nisnin festat në nder të tij. Tempujt egjiptianë kishin këto tipe kryesore: Tempujt solar (do të thotë. diellor), tempujt me qelë, tempujt mortor (dedikuar kultit të sovranëve), tempujt shkëmborë dhe Mammisi-t.
Tempulli me qelë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura arkitektonike e tempullit me qelë pasqyron kozmogoninë egjiptiane dhe vetë tempulli, pavarësisht nga hyjnia kryesore bujtëse, mund të kishte më shumë se një të tillë, si në rastet e triadave egjiptiane, përfaqësonte metaforën e zanafillës së botës. Përgjithësisht ndërtohej në bregun lindor të Nilit, në drejtim lindjes së diellit[1] dhe nuk duhet të ngatërrohet me tempullin mortor kushtuar kultit të sovranit[2] dhe i ndërtuar në bregun perëndimor të lumit, në drejtim të diellit perëndues.[2] Rrugëtimi tempullor zhvillohet kështu si "hinkë", do të thotë. që tavani ulet gradualisht hap pas hapi që depërtohet drejt fundit të tempullit ndërsa, njëkohësisht, dyshemeja ngrihet[3] (nëpërmjet shkallësh ose rrgëtimi në ngjitje) aq sa, nga hija madhështore e "pilonit" të hyrjes, arrihet në qelën e hyjnisë shpesh pak më e lartë se një njeri. Për më tepër, asistohet në kalimin progresiv nga drita e oborrit të kolonadës në gjysëm errësirën e Sallës Hipostile, në errësirën tërësore të Naosit, do të thotë. Qelës, që bujt statujën e hyjnisë.
Tipologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modeli kanonik i tempullit egjiptian, qartësisht i dallueshëm te tempulli i Khonsu-së që gjendet në mjedisin e tempullit të Amonit në Karnak, paraqet tipologjinë pasuese:
- A. Piloni: normalisht i paraprirë nga një shëtitore sfinksish (dromosi), është i përbërë nga dy mure që ngushtohen në krye që përfaqësojnë dy malet e largëta midis të cilëve lind dhe perëndon dielli. Façata është gjithmonë e dekoruar me skena të faraonit që vret armiqtë, si simbol i fitores së të mirës mbi të keqen, të rendit mbi kaosin, të të vërtetës mbi padrejtësinë;
- B. Oborri i kolonadës: Në qiell të hapur shpesh i rrethuar nga një peristil; bëhet fjalë për një zonë gjysëm-publike ku mund të hyjnë besimtarët dhe është e dekoruar me skena fitimtare të faraonit. Hap pas hapi që përparohet në kompleksin tempullor figura e sovranit hyjnizohet duke arritur deri te naosi ku paraqitet në aktin e ofrimit të ushqimit hyjnisë apo duke marr nga ajo dhurata;
- C. Salla hipostile: normalisht e pajisur me një numër kolonash shumëfish i treshit ose i katrës, përfaqëson kënetën primordiale nga ku do të lindëte kodra zanafillore; kolonat simbolizojnë një pyll të dendur ku drita hyn me vështirësi, midi gjethnajës, ashtu siç depërton me vështirësi në sallën me frëngjitë e hapur lartë. Tavani përgjithësisht është i pikturuar me yje ose simbole hyjnore;
- D. Vestiboli: (ose pronaosi[4]) ku pregatiteshin operacionet kultuale të hyjnive;
- E. Qela: (ose Naosi) "sancta sanctorum-i" që përmban statujën e hyjnisë te i cili mund të hyj vetëm faraoni dhe, në vend të tij, kryeprifti, jo si i tillë, por vetëm si zëvendësues i sovranit.
- F. Disa kapela anësore: që bujtin hujni të tjera duke përfshirë sovranin e adhuruar si një perëndi[2] ose përdoren si magazina.
Faqet e tempullit ishin të dekoruara me piktura dhe mbishkrime hieroglifike në nder të perëndisë dhe të sovranit që e kishte ndërtuar. Tempulli pikturohej me figura piktografike.
Karnaku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi Tempullor i Karnakut, zakonisht i quajtur thjesht Karnaku, përfshin një larmi tempujsh, kapelash, pilonësh dhe ndërtesa të tjera. Ai gjendet në brigjet e Nilit, rreth 2.5 km. në veri të Luksorit. Ai përbëhet nga katër pjesë kryesore, Mjedisi Tempullor i Amon-Rahut, Mjedisi Tempullor i Montu-së, Mjedisi Tempullor i Mutit dhe Tempulli i Amonhotepit të IV (i zbërthyer), ashtu si dhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore që gjenden brenda mureve rrethuese të katër pjesëve kryesore dhe mjaft shëtitore me sfiksa me koka dashi që lidhin mjedisin e Mutit, mjedisin e Amon-Rahut dhe Tempullin e Luksorit. Ndërtesat në kompleks nisën gjatë mbretërimit të Senusretit të I në Mbretërisë së Mesme dhe vazhduan deri në Periudhën Ptolemease, megjithëse shumica e ndërtesave datojnë nga Mbretëria e RE. Zona përreth Karnakut gjendej Ipet-isut-i ("Më i Zgjedhuri i Vendeve" në gjuhën e lashtë egjiptiane) dhe vendi kryesor i adhurimit të Triadës Tebane gjatë Dinastisë së XVIII me në krye zotin Amon. Është pjesë e qytetit monumental të Tebës.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi është një muze i pamatë në qiell të hapur dhe besohet se është siti i dytë më i madh i lashtë fetar në botë, pas tempullit të Angkor Watit në Kamboxhia. Besohet se është siti i dytë historik më i vizituar në Egjipt, pas Piramidave të Gizës afër Kajros. Ai konsiston në katër pjesë kryesore, nga të cilat vetëm më e madhja është aktualisht e hapur për publikun e përgjithshëm. Karnaku shpesh kuptohet si vetëm si mjedisi i Amon-Ra-hut, pasi ai është pjesa më e parë nga vizitorët. Tre pjesët e tjera, Mjedisi i Mutit, Mjedisi i Montu-së dhe Tempulli i çmontuar i Amenhotepit të IV (të quajtur Akhenaton), janë të mbyllura për publikun. Ka gjithashtu edhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore të lidhura me Mjedisin e Mutit, të Amon-Ra-hut dhe Tempulli i Luksorit. Mjedisi Tempullor i Mutit është shumë i lashtë, i dedikuar ndaj një perëndie të Tokës dhe të krijimit, por akoma i parestauruar. Tempulli zanafillor u shkatërrua dhe pjesërisht u restaurua nga Hatshepsuti, megjithëse një tjetër faraon ndërtoi rreth tij në mënyrë që të ndryshonte fokusin e orientimit të zonës së shenjtë. Shumë porcione janë marr për tu përdorur në ndërtesa të tjera. Ndryshimi thelbësor midis Karnakut dhe shumicës së tempujve të tjerë të Egjiptit është në harkun kohor në të cilin u zhvillua dhe u përdor. Ndërtimi i tempullit nisi gjatë Mbretërisë së Mesme dhe vazhdoi edhe në Dinastinë Ptolemease. Afërsisht tridhjetë faraonë kontribuan në ndërtesat e tij, duke mundësuar të arrinte madhësinë, kompleksitetin dhe larmishmërinë e paparë diku tjetër. Pak nga veçoritë karakterizuese të Karnakut janë unike, por madhësia dhe numri i veçorive janë të pakapërcyeshme. Perënditë e përfshira variojnë nga disa nga të adhuruara më herët deri te ato të adhuruara shumë vonë në historinë e kulturës së Egjiptit të Lashtë. Megjithëse i shkatërruar, ai përmban edhe një tempull të hershëm të ndërtuar nga Amenhotepi i IV (Akhenatoni), faraoni i cili më vonë do të celebronte një besim gati monoteist që ai vendosi duke i kërkuar ati transferimin e selisë, oborrit dhe qendrës fetare larg prej Tebës. Ai përmban gjithashtu dëshmi të adoptimeve, duke përdorur ndërtesat e egjiptianëve të lashtë nga kulturat e tjera për qëllimet e tyre fetare. Një aspekt i famshëm i Karnakut është Salla e Madhe Hipostile në Mjedisin e Amon-Ra-hut, një holl prej 5,000 m2 me 134 kolona gjigande të rreshtuara në 16 radhë. 122 prej këtyre kolonave janë 10 metra të larta dhe 12 të tjera janë 21 metra me një diametër mbi tre metra. Arkitrarët në majë të këtyre kolonave janë vlerësuar se peshojnë rreth 70 tonelata. Këta arkitrarë mund të jenë ngritur në këtë lartësi duke përdorur leva. Ky duhet të ketë qenë një proces tepër i gjatë dhe duhet të ketë kërkuar një balancë të madhe për arritur deri në ato lartësi. Një teori e zakonshme alternative rreth mënyrës se si i lëvizën është se u përdorën shtresa të pjerrta të mëdha të ndërtuara me rërë, tulla ose gurë dhe që guret tërhiqeshin mbi shtresat e pjerrta. Nëse guret u përdorën për këto shtresa të pjerrëta, atëherë ata do të kenë qenë të aftë të përdornin shumë më pak material. Kreu i shtresave të pjerrta me gjasa do të ketë përdorur gjithashtu edhe trungje druri ose gure kalldrëme për të tërhequr megalitet. Gjendet një kolonë e papërfunduar në një vend jashtë rrugës që tregon si ka qenë përfunduar. Gdhendja finale kryej pasi tamburet vendoseshin në vend kështu që nuk dëmtohej ndërkohë që vendosej.[5][6] Eksperimente të shumta duke lëvizur megalite me teknologjinë antike janë bërë në vende të tjera. Në 2009 Universiti i Kalifornisë, Los Angeles (UCLA) krijoi një website kushtuar realitetit virtual të rindërtimit dixhital të kompleksit të Karnakut dhe burimeve të tjera.[7] Faltorja e zotit të diellit e kishte dritën të fokusuar mbi të gjatë solsticit.[8]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e kompleksit të Karnakut përputhet pak a shumë me historinë e Tebës dhe rolin e saj ndryshues kulturor. Qyteti i Tebës nuk duket të ketë qenë i rëndësishëm përpara Dinastisë së XI dhe tempulli i mëparshëm duhet të ketë qenë relativisht i vogël, me faltore të kushtuara hyjnive të hershme të Tebës, perëndeshës së Tokës Mut dhe zotit të luftës Montu. Ndërtimet e hershme u shkatërruan nga pushtuesit. Artefakti më i hershëm i njohur që është gjetur në zonën e tempullit është një tempulli vogël tetëkëndor nga Dinastia e XI, që përmend Amon-Ra-hun. Amoni (shpesh i quajtur Amen) kishte qenë perëndia mbrojtëse e qytetit të Tebës. Ai identifikohej me dashin dhe me patën. Kuptimi egjiptian i emrit Amon është "i fshehtë" ose "zoti i fshehtë".[9] Puna madhore ndërtuese në Mjedisin e Amon-Ra-hut nisi gjatë Dinastisë së XI kur Teba u bë kryeqyteti i Egjiptit të ribashkuar. Tutmosi I ngriti një mur rrethues duke lidhur pilonët e katërt dhe të pestë, të cilët përfshinin pjesën më hershme të tempullit. Ndërtimi i Sallës së Madhe Hipostile mund të ketë filluar gjithashtu gjatë Dinastisë së XI, megjithëse shumica e ndërtimeve të reja u ndërmorën nën mbretërimin e Setit të I dhe Ramsesit të II. Pothuajse çdo faraon i asaj dinastie i ka shtuar diçka mjedisit të tempullit. Merenptahu përkujtoi fitoret e tija mbi Popujt e Detit (popuj barbarë që shumë studiues i lidhin me grekët e periudhës mikenase) mbi muret e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, nisja e shëtitores procesionale të Tempullit të Luksorit. Hatshepsuti ka ndërtuar monumente dhe gjithashtu ka restauruar Mjedisin origjinal Tempullor të perëndeshës Mut, që ishte shkatërruar nga pushtuesit Hyksos. Ajo kishte ciftin e obelisqeve në atë kohë më të lartit në botë, të ngritur në hyrje të tempullit. Njëri qëndron akoma, si obelisku i mbijetuar më i gjatë në Tokë; ndërsa tjetri është thyer më dysh dhe pa majë. Një tjetër projekt në këtë sit, kapela e kuqe, u nis si një faltore barke dhe fillimisht, mund të ketë qëndruar midis dy obelisqeve. Më vonë ajo urdhëroi ndërtimin e dy obelisqeve të tjerë për të celebruar jubileun e saj të vitit të 16 si faraon; njëri nga obelisqet u thye gjatë ndërtimit dhe kështu në vend të tij u ndërtua një i tretë. Obelisku i thyer u la në vend-nxjerrjen e tij në Asuan, ku qëndron akoma edhe sot. I njohur si obelisku i pambaruar ai dëshmon se si nxirreshin obelisqet.[10]
Ndryshimi i fundit madhor në projektin e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut qe shtimi i pilonit të parë dhe rrethimi masiv me mure i gjithë mjedisit, të realizuara nga faraoni Nektanebo I. Në 323, Konstandini i Madh njohu besimin e krishterë dhe në 356 Konstandini II urdhëroi mbylljen e tempujve paganë përgjatë gjithë perandorisë. Karnaku që nga kjo kohë më së shumti u braktis dhe u ndërtuan kisha të krishtera mes rrënojave, shembulli më i famshëm i kësaj është ripërdorimi i hollit qëndror të Sallës së Festës së Tutmosit të III, ku dekorimet e ngjyrosura të shenjtëve dhe mbishkrimeve në gjuhën kopte mund të shihen akoma. Vendndodhja e saktë e Tebës në Evropën mesjetare ishte e panjohur, megjithëse si Herodoti ashtu dhe Straboni tregonin vendndodhjen e saktë të Tebës dhe sa duhej të udhëtohej përgjatë Nilit që të mbërrije aty. Hartat e Egjiptit, të bazuara në punimin kolosal të Shekullit të IItë Klaudio Ptolemeut, Gjeografia, kishte qarkulluar në Evropë që nga fundi i Shekullit të XIV, të gjitha duke treguar vendëndodhjen e Tebës (Diospolis). Megjithë këtë, mjaft autorë evropianë të shekujve të XV dhe XVI që vizituan vetëm Egjiptin e Poshtëm dhe publikuan shënimet e tyre të udhëtimit, si Joos van Ghistele ose André Thévet, e vendosën Tebën ngjitur ose afër qytetit antik të Memfisit. Kompleksi Tempullor i Karnakut përshkruhet për herë të parë nga një venecian i panjohur në vitin 1589, megjithëse në shënimet e tij nuk tregohet emri i kompleksit. Këto shënime, që gjenden tashmë në Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze, është përmendja e parë e njohur evropiane, që nga autorët e lashtë greko-romakë, rreth një numri të madh monumentesh në Egjiptin e Sipërm dhe Nubinë, duke përfshirë Karnakun, tempullin e Luksorit, Kolosin e Memnonit, Esnan, Edfunë, Kom Ombon, Filaen dhe të tjera. Karnaku si një emër fshati dhe emër i kompleksit, përmendet për herë të parë në vitin 1668, kur dy vëllezër misionarë kapuçinë, Protais dhe Charles François d'Orléans udhëtuan nëpër zonë. Shkrimi i Protais-it rreth udhëtimit të tyre u publikua nga Melchisédech Thévenot (Relations de divers voyages curieux, 1670s–1696 editions) dhe Johann Michael Vansleb (The Present State of Egypt, 1678). Vizatimi i parë i Karnakut gjendet në shënimet e udhëtimit të Paul Lucas-it në 1704, (Voyage du Sieur paul Lucas au Levant). Ato janë mjaft të pasakta dhe mund të jenë mjaft ngatërruese për sytë modernë. Lucasi udhëtoi në Egjipt gjatë viteve 1699–1703. Vizatimi tregon një përzierie të Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut dhe Mjedisit Tempullor të Montu-së, të bazuara në një kompleks të kufizuar nga tre portikë gjigandë të Ptolemeut të III Euergetes dhe Ptolemeut të IV Filopator si dhe piloni i parë gjigand i Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, 113 m. i gjatë, 43 m. i lartë dhe 15 m. i trashë. Karnaku u vizitua dhe përshkrua në mënyrë të njëpasnjëshme nga Claude Sicard dhe shoku i tij i udhëtimit Pierre Laurent Pincia (1718 dhe 1720–1721), Granger (1731), Frederick Louis Norden (1737–1738), Richard Pococke (1738), James Bruce (1769), Charles-Nicolas-Sigisbert Sonnini de Manoncourt (1777), William George Browne (1792–1793) dhe në fund nga një numë shkencëtarësh të ekspeditës së Napoleonit, duke përfshirë Vivant Denon, gjatë kohës 1798–1799. Claude-Étienne Savary e përshkruan kompleksin në mënyrë mjaft të hollësishme në veprën e tij të vitit 1785; veçanërisht në dritën që shënimet e tij fiksionale mbi një udhëtim të pretenduar në Egjiptin e Sipërm, i përpiluar me informacione nga udhëtarët e tjerë. Savary vizitoi Egjiptin e Poshtëm në 1777–1778 dhe publikoi një vepër edhe rreth tij.
Pjesët kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mjedisi Tempullor i Amon-Ra-hut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky është më i madhi i mjediseve tempullore të kompleksit dhe i është kushtuar Amon-Ra-hut, perëndisë kryesore të Triadës Tebane. Ka shumë statuja kolosale duke përfshirë dhe atë të Pinedjemit të I që është 10.5 metra e lartë. Guri ranor për këtë tempull, duke përfshirë të gjitha kolonat u trasportua nga Gebel el-Silsila 161 km. në jug nëpërmjet lumit Nil.[11] Ai ka gjithashtu një nga obelisqet më të mëdha, që peshon 328 tonelata dhe është 29 metra i lartë.[12][13]
Mjedisi Tempullor i perëndeshës Mut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I gjendur në jug mjedisit më të ri të Amon-Ra-hut, ky mjedis i qe kushtuar perëndeshës nënë, Mut (në gjuhën e lashtë egjiptiane Mut donte të thoshte nënë), e cila u identifikua si bashkëshortja e Amon-Ra-hut në Triadën Tebane të Dinastisë së XVIII. Ka mjaft tempuj të tjerë më të vegjël të lidhura me të si dhe liqenin e saj të shenjtë, të ndërtuar në formë gjysëm rrethi. Ky tempull është shkatërruar dhe shumë pjesë janë marë për tu përdorur në struktura të tjera. Nuk është i hapur për publikun. Gjashtëqintë statuja të zeza graniti janë gjetur në oborrin e tempullit të saj. Ai mund të jetë porcioni më i vjetër i këtij siti.
Në 2006 arkeologia Betsy Bryan bashkë me Johns Hopkins University, duke gërmuar në tempullin e Mutit, prezantoi gjetjet e saja rreth një festivali.[14] Pjesëmarrja në festival ishte e madhe, duke përfshirë priftërinjtë dhe popullsinë. Ka dëshmi historike që tregojnë pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra njerëzve në festival. Këto gjetje janë bërë në tempullin e Mutit sepse aty Teba nisi të merrte famë dhe Muti përthithi identitetin e perëndeshave të luftës, Sekhmet dhe Bast, si aspekte të saja. Në fillim, Mut u bë Mut-Ëadjet-Bast, pastaj Mut-Sekhmet-Bast (Wadjet u shkri me Bastetin), atëherë Mut përthithi gjithashtu Menhitin, një tjetër perëndeshë luaneshë dhe gruaja e djalit të saj të adoptuar, duke u bërë Mut-Sekhmet-Bast-Menhit dhe në fund duke u bërë Mut-Nekhbet. Gërmimet në tempullin e Luksorit zbuluan një "sallë të dehjes" të ndërtuar në tempull nga faraoni Hatshepsut, gjatë kulmit të mbretërimit të saj 12 vjeçar. Në një tjetër mit të zhvilluar rreth festivalit të përvitshëm të dehjes së Sekhmetit, Ra, që ishte perëndia e diellit, e krijoi atë nga syri i tij përvëlues të marr nga mamaja e tij, për të shkatërruar njerëzimin që konspironin kundër tij. Në mit, etja e Sekhmetit për gjak nuk u shua në fund të betejës dhe e çoi atë pothuajse në shkatërrimin e njerëzimit, kështu Ra e mashtroi duke e kthyer Nilin të kuq si gjaku (Nili kthehet çdo vit i kuq kur mbushet me lym apo baltë gjatë vërshimit) kështu që Sekhmeti do ta pinte atë. Mashtrimi, gjithësesi, ishte se lëngu i kuq nuk ishte gjak, por birrë e përzier me lëng shege kështu që ngjante si gjak, duke e bërë atë ta pinte duke i dhënë fund masakrimit duke u kthyer në një aspekt të dashur të Hathorit.
Mjedisi Tempullor i Montu-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky porcion i sitit i është kushtuar Montu-së, perëndia tebane e luftës. Gjendet në veri të kompleksit të Amon-Ra-hut dhe është më i vogël. Pjesët kryesore të Mjedisit Tempullor të Montu-së janë tempujt e Montusë, Harpre-së, Tempulli i Ma'atit dhe një liqen i shenjtë. Mjedisi nuk është i hapur për publikun, pasi shumica e monumenteve janë në një gjendje të keqe konservimi.
Tempulli i Amenhotepit të IV (qëllimisht i çmontuar)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli që Akhenatoni (Amenhotepi IV) ndërtoi në kët sit gjendej në kompleksin kryesor, jashtë mureve të Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut. U shkatërrua menjëherë pas vdekjes së ndërtuesit të tij, i cili ishte përpjekur të përmbyste klerin e fuqishëm që kishte marr kontrollin e Egjiptit përpara mbretërimit të tij. U shkatërrua aq në mënyrë të përgjithshme sa shtrirja e tij e plotë dhe planimetria e tij janë aktualisht të panjohura. Kleri rifitoi pozicionin e fuqishëm që kishte sapo Akhenatoni vdiq dhe u përpoqën që të shkatërronin shumë nga dëshmitë e ekzistencës së tij.
Tempujt dhe varret shkëmbore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli shkëmbor ishte një tip tempulli me qelë tërësisht ose pjesërisht të gërmuar në shkëmb. Ai quhet edhe speos (nga greqishtja σπέος, 'shpellë') dhe aktualisht përfshin edhe tempujt e lashtë egjiptianë gjysëm shkëmborë. Shumë nga Tempulli shkëmbor dhe gjysëm-shkëmborë të Egjiptit të Lashtë gjenden në territorin e Nubian, disa duhen kërkuar nën ujë pas ndërtimit të digës së Asuanit, si fortesat e Mbretërisë së Mesme (psh. ato të Semna-s dhe Buhenit, mes mjaft të tjerave), të tjera u zhvendosën në vende tjetra (rasti më i njohur është i ai i tempujve të Abu Simbelit) ashtu si disa të tjerë që iu dhuruan vendeve që bashkëpunuan në shpëtimin e monumenteve arkitektonike (siç është rasti i tempullit të Tutmosit të III në Ellesija).
Varri shkëmbor egjiptian është një tipologji varrimi pjesërisht e gërmuar në shkëmbin e një kodre, shpesh të quajtur edhe hipogje,[15] për shkak të pranisë së një ose më shumë gërmimeve nëntokësore.
Së bashku me piramidat dhe mastabatë përbënte formën më të përdorur duke nisur nga Dinastia e IV deri nëDinastinë e XXIV dhe me përdorimin e saj që në Mbretërinë e Vjetër pushon së përdoruri serdabi.[16]
Varret më të famshme i përkasin Mbretërisë së Mesme dhe janë të përhapura në nekropole të shumta midis të cilëve ai i Tebës (me sitet e Luginës së Mbretërve, të Mbretëreshave, Varret e Fisnikëve dhe ata të artizanëve), i Beni Hasanit, i Dra Abu el-Naga-s dhe shumë të tjera[17]. Në Deir el-Medina disa varre janë gjetur të paprekura dhe janë përkufizuar si varre piramidale, pasi ndërtonin një piramidë me tulla mbi çatinë shkëmbore të sheshuar të kapelës së gërmuar në kodër. Fillimisht dhe deri në Dinastinë e VI paraqisnin façatën me portik me dy shtylla të gdhendura në shkëmb si në varret e fisnikëve të rrafshnaltës së Gizës të gërmuara në gropën e nxierrjes së gureve të nevojshëm për ndërtimin e piramidave të mëdha.
Disa shtylla kishin formë kolonash të kanalizuara dhe Jean-François Champollion i përkufizoi si të tipit proto-dorik.[17] Shtylla relativisht të shumta mbanin tavanin por bukuria që karakterizonte këto varre është për tu kërkuar në pikturat në stuko të faqeve të mureve me subjekte fetare, mortore, shoqërore por edhe private dhe të natyrës në aspektet e saj të florës dhe faunës, piktura të realizuara të gjitha me frymëzim dhe gjallëri.[18] Varri shkëmbor paraqiste forma të ndryshme, nga ajo si kryq të Mbretërisë së Vjetër, te ato me një kapelë të Mbretërisë së Mesme, te ajo e quajtur varr me saff, me site të shumta të Mbretërisë së Re.[16] Formoheshin përgjithësisht nga një hyrje me oborr të gjerë, nëpërmjet të cilit hyej në vestibolin drejtkëndor paralel me façatën me kolonadë dhe më tej ishte kapel apo salla e ofertave që kishte një tryezë ofertash, një nikie me stelë mortore dhe një statujë të të vdekurit. Pastaj ishe kripta mortore, që mund të ishte hipogjeike, ku i vdekuri prehej në sarkofagun e tij.
- Tempuj shkëmbor të Egjiptit të Lashtë
Speos Artemidosi; Tempujt e Abu Simbelit; Tempulli i Horemhebit në Djebel el-Silsila; Tempulli i Ay-së në Akhmim; Tempulli shkëmbor i Tutmosit të III në Ellesija (sot në Museo delle Antichità Egizie di Torino).
- Tempuj gjysëm-shkëmbor të Egjiptit të Lashtë
Tempujt e Deir el-Baharit; Tempulli i Ramsesit të II, dedikuar Amonit, në Beit el-Wali; Tempulli i Ramsesit të II në Derr; Tempulli i Ptahut në Gerf Hussein; Tempulli i Gebel Barkalit (në Nubi); Tempulli i Kanaisit. Tempulli shkëmbor i Setit të I në Wadi Mia; Tempulli i Ramsesit të II në Wadi al-Sabua; Tempulli i Hathorit në Serabit al-Khadim.
Kompleksi i Abu Simbelit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Abu Simbeli (ose Abu Simbal, Ebsambul si dhe Isambul) (أبو سمبل në arabisht), është një sit arkeologjik i Egjiptit, që gjendet në një fshat në Nubi, në Egjiptin e jugut, pranë kufirit me Sudanin, në bregun perëndimor të liqenit Nasser, rreth 280 km rrugë në jug-perëndim të Asuanit. Kompleksi është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të njohur si "Monumentet nubiane",[19] që vazhdojnë nga Abu Simbeli përgjatë rrjedhës së Nilit deri në Filae (pranë Asuanit). Kompleksi arkeologjik i Abu Simbelit, në gjuhën egjiptiane Meha,[20] është i përbërë kryesisht nga dy tempuj gjigandë në shkëmb, të quajtur Tempuj shkëmborë të gërmuar në anën e malit nga faraoni Ramsesi II në Shekullin e XIII p.e.s., si monumente kushtuar vetë atij dhe mbretëreshës Nefertari, gruas më të dashur të shumë grave të Ramsesit[21] të ngritur për të impresionuar fqinjët jugorë Nubianë dhe për të përkujtuar fitoren në Betejën e Kadeshit si dhe të përforconte statusin e fesë egjiptiane në rajon. Historianët thonë se projekti i Abu Simbelit është shprehje e egos dhe krenarisë së Ramsesit të II. Secili tempull kishte priftin e tij që përfaqësonte faraonin në ceremonitë e përditshme fetare. Në teori, faraoni duhet të ishte zbatuesi i vetëm i ceremonive të përditshme fetare të kryera përgjatë Egjiptit. Në të vërtetë, prifti i madh luante gjithashtu atë rol. Për të arritur atë pozicion, ishte i nevojshëm një formim i gjerë në arte dhe shkenca, siç e kishte dhe faraoni. Leximi, shkrimi, inxhinieria, aritmetika, gjeometria, astronomia, matja hapësinore dhe llogaritja e kohës ishin pjesë e këtij formimi. Priftërinjtë e Heliopolisit, për shembull, bëheshin gardianë të diturisë së shenjtë dhe fitonin reputacionin e njerëzve të ditur. Në vitin 1968 kompleksi u zhvendos i gjithi në kodrën artificiale të përbërë nga një strukturë me kube, për të shmangur përmbytjen nga liqeni artificial Nasser. Në 1979 u shpall trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi i kompleksit tempullor nisi afërsisht në 1264 p.e.s. dhe zgjati për rreth 20 vjet, deri në 1244 p.e.s.. I njohur si "Tempulli i Ramsesit, të përzemërtit të Amonit" ai ishte një nga gjashtë Tempujt shkëmborë të ngritur në Nubia gjatë mbretërimit të gjatë të Ramsesit të II. Ramsesi shkoi në Abu Simbel bashkë me gruan e tij të paraqëlqyer në vitin e 24-rt të mbretërimit të tij. Një legjendë tregon se mbretëresha Nefertari vdiq në hyrje të tempullit të madh ndërsa gati me siguri ajo vdiq para përfundimit të tempullit kushtuar asaj.[22]
Me kalimin e kohës tempujt u braktisën dhe për pasojë u mbuluan me rërë. Që në Shekullin e VI p.e.s. rëra i kishte mbuluar statujat e tempullit kryesor deri te gjunjët. Tempulli ishte harruar deri në më 22 mars 1813,[20] kur orientalisti zvicerian Johann Ludwig Burckhardt zbuloi frizën e kreut të tempullit kryesor. Burckhardt folit rreth zbulimit të tij me eksploruesin italian Giovanni Battista Belzoni, i cili udhëtoi deri te siti, por qe i paaftë të gërmonte një hyrje për në tempull. Belzoni u rikthye më 1 gusht 1817, këtë herë duke arritur në përpjektjen e tij për të hyrë në kompleks.[23] Një përshkrim i hershëm i detajuar i tempujve, së bashku me vizatime bashkohore, mund të gjenden te Description of Egypt (1825-1828) i Edward William Lane.[24] Guidat turistike të sitit tregojnë legjendën se "Abu Simbeli" ishte një djal i vogël vendas që udhëzoi këtë rizbulim të hershëm të sitit të mbuluar nga rëra që kishte parë herë pas here në rërën e lëvizur, Për pasojë, arkeologët e emërtuan kompleksin me emrin e tij. Në 1960 presidenti egjiptian Nasser vendosi të niste punimet për ndërtimin e digës së madhe të Asuanit, vepër që parashihte formimin e një baseni të pamatë artificial. Një projekt i tillë rrezikonte të fshinte vepra të shumta të ndërtuara nga egjiptianët e lashtë medis të cilave vetë tempujt e Abu Simbelit. Falë ndërhyrjes së UNESCOs, plot 113 vende u aktivizuan duke dërguar njerëz, para dhe teknologji për të shpëtuar monumentin. U formuluan propozime të shumta për këtë qëllim dhe ajo që në fund, mori më tëpër përkrahje qe ajo suedeze[25] për të prerë, numëruar dhe çmontuar bllok pas blloku gjithë pjesën e gdhendur të kodrës mbi të cilën ishin ngritur tempujt dhe më pas të të rindërtoheshin monumentet në një pozicion të ri 65 m më lart dhe 300 m më mbrapa përkundrejt basenit që do të krijohej. Punimet zgjatën nga viti 1964 deri në vitin 1968 me përdorimin e mbi 2000 njerëzve, të drejtuar nga një grup ekspertësh italianë të nxjerrjes së mermerit[26] të ardhur nga Carrara (MS) dhe Mazzano (BS) si dhe një sforco teknologjike pa precedentë në historinë e arkeologjisë. Sipërmarrja kushtoi në tërësi rreth 40 milionë dollarë. Rindërtimi përfshiu edhe ngritjen e një kupole betoni të vendosur pak mbi monumentin me funksionin e dyfishtë të ruajtjes së strukturës dhe për ti dhënë formë kodrës artificiale ku u ngjitën tempujt. Ndërhyrja përfshiu si tempullin kryesor kushtuar Ramsesit II ashtu edhe atë dytësor kushtuar mbretëreshës Nefertari. Në rindërtimin e tempujve, rreth 210 metra më mbrapa dhe 65 metra më lart,[27] u ruajt orientimi origjinal përkundrejt yjeve dhe diellit, në mënyrë që të lejonte (megjithëse me shtrembërimin me një ditë) në lindjen e diellit, dy herë në vit - më 22 shkurt dhe 22 tetor - të ndriçonte dhomën qendrore të tempullit madhor ku rrinë në fron katër perëndi të ulura: Ptahu, Amoni, Ramsesi II e Ra. Monumente të tjera me rëndësi dhe përmasa më të vogla, edhe ata të kërcënuar nga niveli i ujrave u çmontuan dhe dhuruan muzeve të ndryshëm.
Tempulli i madh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Midis shumë monumenteve të ndërtuar nga faraoni Ramsesi II tempulli i madh i Abu Simbelit është konsideruar përgjithësisht si më mbresëlënësi dhe më i bukuri si dhe një nga më të bukurit në gjithë Egjiptin. Ngrihej në gjurmët e një tempulli kushtuar Horusit që u shkatërrua tërësisht për të ndërtuar tempullin e ri me emrin egjiptian Per-Ramses-Miamon.[20] Ai iu kushtua perëndive Amon, Ra-Horakhti dhe Ptahut, ashtu si dhe vetë Ramsesit të hyjnizuar.[28] Ra-Horakhti, Ptahu dhe Amoni, tre hyjnitë shtetërore të Egjiptit në këtë kohë dhe përmban katër statuja të mëdha të Ramsesit të II në façatë. Ndërtimi i tempullit filloi në vitin e 26º të mbretërimit të Ramsesit të II me rastin e jubileut të dytë Heb-Sed për të hyjnizuar vetëveten.[29] Façata e tempullit është 35 metra e gjerë dhe kurorëzohet me një frizë me 22 babuinë, adhurues të diellit që ndodhen anash hyrjes.[30] Siliotti shkruan se ai është 33 m i lartë dhe 38 m i gjerë. Në façatë spikasin katër statujat e Ramsesit të II, secila nga të cilat 20 metra e lartë, ku faraoni paraqitet me pschent-in, do të thotë. kurorën e Egjiptit të Sipërm dhe të Poshtëm, dhe me kësulën e quajtur "nemes" që i zbret mbi supe si dhe diademën e kobrës në ball (e quajtur Ureos nga grekët dhe Ëadjet nga egjiptianët). Pranë statujave kolosëve gjenden statuja të tjera jo më të larta se gjunjët e faraonit.[28] Këto paraqesin Nefertarin, gruan kryesore të Ramsesit dhe mbretëreshën nënë, Tuya, dy djemtë e tij të parë, Amun-her-khepeshefi, Ramsesi B dhe gjashtë vajzat e tij të para, Bintanath, Baketmut, Nefertari, Meritamen, Nebettaëy dhe Isetneferet.[23] Mbi statuja, në frontonin e tempullit gjenden 14 statuja babuinësh që, duke parë drejt lindjes, që në fillim ishin 22 të tilla, aq sa dhe provincat e Egjiptit të Sipërm.
Statujat kolosale janë skalitur drejtpërdrejtë nga shkëmbi në të cilin tempulli gjendej para zhvendosjes. Të gjitha statujat paraqesin Ramsesin e II, të ulur në fron. Statuja majtas hyrjes ka mbetur pa pjesën e siprme, që në fakt është rrëzuar pak vite pas ndërtimit të tempullit për shkak të një tërmeti dhe ka mbetur te këmbët e statujës. Gjatë rrëzimit shkatërroi disa nga statujat më të vogla që gjenden në taracën te tempullit, paraqitje të vetë faraonit dhe të perëndisë Horus (në pamjen e fajkoit). Mbi portën e hyrjes së tempullit, në një nike të gërmuar në shkëmb, ndodhet statuja e zotit kokë-fajkua, Ra-Horakhti, statuja e të cilit qëndron në një nike të madhe.[28] Ky zot është duke mbajtur skeptrin "user" dhe një pendë në dorën e tij të djathtë, me Ma'atin, (hyjneshën e të vërtetës dhe drejtësisë) në të majtën e tij; këto nuk janë gjë tjetër veç një kriptogramë për emrin mbretëror të Ramsesit të II, User-Maat-Re, pra faraoni do të tregoi që tempulli i është kushtuar si zotave ashtu dhe vetes së tij. Në anët e nikes ndodhen dy altorelieve që paraqesin faraonin ndërsa i ofron simbolin e drejtësisë zotit. Një tjetër hollësi e façatës është një stelë që tregon martesën e Ramsesit me një vajzë të mbretit Hatusili III, që vulosi paqen midis Egjiptit dhe Perandorisë Hitite. Gjithashtu pranë tempullit të madh gjendet një stelë e skalitur që paraqet natyrën hyjnore të sovranit.[31] Në anët e statujave të vendosura pranë hyrjes ka dekorime ku ndodhet Hapi, zoti i Nilit, simbol i bollëkut, që lidh lulet e zambakut, simbol i lashtë i Egjiptit të Sipërm, me lulet e papirusit, simbol i lashtë i Egjiptit të Poshtëm, për të dëshmuar bashkimin e vendit. Nën këto skena, në krahun e djathtë, pra në veri, janë paraqitur robërit aziatikë të lidhur me litarë që përfundojnë me lulen e papirusit, simbol i veriut, ndërsa në krahun e majtë, pra në jug, janë paraqitur robërit afrikanë të lidhur me litarë që përfundojnë me lule zambaku, simbole të jugut. Pjesa e brendshme e tempullit ka të njëjtën planimetri trekëndore që e ndjekin shumica e tempujve të lashtë egjiptianë, me dhoma që zvogëlohen në përmasa nga hyrja drejt faltores më të shenjtë. Tempulli është mjaft kompleks dhe i pazakontë në strukturë për shkak të shumë dhomave anësore.
Salla e madhe hipostile
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hyrja e tempullit të drejton për në sallën e madhe të kolonave osiriake, tetë prejt të cilave paraqesin faraonin të identifikuar me Osirisin, zotin e botës së përtejme (e të vdekurve), që janë statuja mbi 11 metra të larta. Salla hipostile (shpesh e quajtur edhe pronaos) është 18 metra e gjatë dhe 16.7 metra e gjerë. Në tavan ka vizatime që paraqesin perëndeshën Mut, në pamjen e një shkabe që shtrin krahët e saj për të mbrojtur tempullin. Statujat kolosale përgjatë murit të krahut të majtë mbajnë kurorën e Egjiptit të Sipërm, ndërsa ato të krahut tjetër mbajnë kurorën e dyfishtë të Egjiptit të Poshtëm.[28] Relievet në muret e pronaosit paraqesin skena betejash të fushatave ushtarake të ndërmarra nga faraoni. Muret e sallës në krahun e djathtë, në veri, janë të mbuluara me skena që paraqesin fitoren e Ramsesit në betejën e Kadeshit, në lumin Orontes në Sirinë e sotme, kundër Hititëve.[30] Këto përshkrime formojnë poemën e famshme të Pentaurit.[23] Relievi më i famshëm tregon faraonin në karron e tij duke lëshuar shigjeta kundër armiqve në ikje e sipër, të cilën janë kapur robër.[30]
Në krahun e majtë, në jug, paraqiten skena nga sipërmarrjet dhe luftërat e tjera të Ramsesit kundër Sirisë, Libisë dhe Nubisë.[28]
Salla e dytë ose atriumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga salla hipostile, hyhet në sallën e dytë me kolona, të quajtur të fisnikëve, që ka katër kolona katrore të dekoruara me skena të bukura duke u bërë oferta zotave. Në mure paraqitet faraoni ndërsa i ofron parfume dhe temjan barkës së Amonit dhe Ra-Horakhtit, i ndjekur nga bashkëshortja, mbretëresha Nefertari. Kjo sallë çon në vestibulin transversal në mes të të cilit është hyrja për te faltorja e shenjtë ose Sancta sanctorum.
Faltorja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faltorja me një mur të zi, përmban katër statuja të ulura që shikojnë drejt hyrjes, që nga e majta në të djathtë paraqesin Ptahun e Memfisit (zoti i arteve dhe artizanëve), Amon-Ra e Tebës (zoti i diellit dhe babai i perëndive), Ramsesi II i hyjnizuar dhe Ra-Horakhti i Heliopolisit (fajkoi me diskun diellor).[23] Në këtë kohë këto përbënin hyjnitë më të rëndësishme të panteonit egjiptian[32] Këtu, falë orientimit të templullit të llogaritur nga arkitektët, dy herë në vit, më 20 shkurt[23] apo më 19[27] ose edhe më 21[29] dhe më 20 tetor,[23] ose më 21[27] kjo datë e fundit korresponduese ndoshta me Heb-Sed-in e vitit 1260 p.e.s., rrezet e para të diellit fokalizohen në fytyrën e statujës së faraonit. Rrezet e ndriçojnë pjesërisht edhe Amon-Ra-në dhe Ra-Horakhtin. Sipas egjiptianëve të lashtë rrezet e diellit do ta rikarikonin kështu me energji figurën e faraonit.[32] Njerëzit mblidheshin në Abu Simbel të shikojnë këtë pamje të veçantë, në 21 tetor dhe 21 shkurt.[28][30] Pas zhvendosjes së tempullit nuk është arritur të përsëritej ky fenomen që fillon të verifikohet më 22 shkur dhe 22 tetor.
Tempulli i vogël
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i vogël gjendet rreth njëqint metra në veri-lindje të tempullit të madh, kushtuar perëndeshës Hathor të Ibshekut dhe Nefertarit, bashkëshortes kryesore të Ramsesit të II si dhe hyjnive të tjera të lidhura kryesisht me mëmësinë, në kodrën e një siti të quajtur Abeshek,[27] githashtu i skalitur në shkëmb. Façata, e gjerë 28 metra dhe e lartë 12 metra është e zbukuruar nga gjashtë statuja të larta pak mbi 10 metra, tre në çdo krahë të portës së hyrjes dhe të ndara nga mbishkrime hieroglifike që tregonë emërtimet mbretërore të dy sovranëve. Statujat paraqesin katër herë Ramsesin dhe dy herë Nefertarin. Në secilin krah të portalit janë dy statuja të faraonit, që mban kurorën e bardhë të Egjiptit të Sipërm (kolosi jugor) dhe kurorën e dyfishtë (Pschent) (kolosi verior). Këto dekorime janë realizuar drejtpërdrejtë në shkëmb. Kjo, në fakt ishte hera e dytë në historinë e Egjiptit të Lashtë që një tempull i kushtohej një mbretëreshe. Herën e parë, mendohet se ishte Akhenatoni që i kushtoi një tempull gruas së tij mbretërore, Nefertiti.[28] Ky në fakë është një rast i rrall në Artin Egjiptian që statujat e faraonit dhe bashkëshortes së tij kanë përmasa të njëjta.[28] Tradiciolalisht, statujat e mbretëreshave qëndronin pranë atyre të faraonit, por asnjëherë më të larta se gjunjët e tij. Si te Tempulli i madh i Ramsesit të II, gjenden statuja të vogla të princave dhe princeshave pranë prindërve të tyre. Anash statujave të faraonit gjenden bijtë, ndërsa anash Nefertarit janë paraqitur bijat. Në këtë rast këto janë vendosur simetrikisht: në krahun jugor (majtas hyrjes) janë nga e majta në të djathtë princat Meriatum dhe Merire, princeshat Meritamen dhe Henuttawy, si dhe princat Rahirëenemef dhe Amun-her-khepeshef, ndërsa në krahun verior të njëjtat figura janë në radhitje të përmbysur. Planimetria e tempullit të vogël është një version i thjeshtëzuar i asaj të tempullit të madh. Hyrja e tempullit të çon në një sallë hipostile ose pronaos që mbështetet mbi gjashtë kolona 3.2 metra të larta, në këtë rast, gjithësesi, ato nuk janë kolona osiriake me pamjen e faraonit, por në kapitelet e tyre gjendet koka e Hathorit, prandaj të quajtura kolona hathorike. Këto kolona janë dekoruar me skena të mbretëreshës duke luajtur me sistrum (një instrument i shenjtë i perëndeshës Hathor), bashkë me zotat Horus, Khnum, Khonsu dhe Thot (emri i greqizuar i Djehutit të egjiptianëve) dhe perëndeshat Hathor, Isis, Maat, Muti i Asherit, Satet dhe Tauret; në një prej skenave Ramsesi u ofron lule dhe temjan.[28] Relievet në sallën me kolona ilustrojnë hyjnizimin e faraonit, shkatërrimin e armiqve të tij në veri dhe në jug (në këto skena faraoni është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij) dhe mbretëresha u bën oferta perëndeshave Hathor dhe Mut.[30] Salla hipostile ndiqet nga një vestibul, hyrja te i cili jepet nga tre dyer të mëdha. Në muret veriore dhe jugore të kësaj dhome gjenden dy relieve poetikë dhe të hijshëm të faraonit dhe bashkëshortes së tij duke i ofruar lule papirusi Hathorit, që është paraqitur si një lopë në varkë duke lundruar në mes të papirusëve. Në murin perëndimor, Ramsesi i II dhe Nefertari janë paraqitur duke u bërë ofërta zotit Horus dhe hyjnive të Katarakteve — Satetit, Anubisit dhe Khnumit. Te kolonat ka mbishkrime që tregojnë jetën e faraonit dhe të mbretëreshës dhe relieve të ngjyrosur që paraqesin si Ramsesin ashtu dhe Nefertarin me disa hyjni. Nëpër faqet e murit gjenden skena të faraonit dhe të bashkëshortes që u ofrojnë flijime perëndive. Salla e fundit është ajo me statujën e perëndeshës Hathor në pamje lope, e vendosur në një nike. Faltorja e skalitur në shkëmb dhe dy dhomat anash janë lidhur me vestibulin transversal dhe janë pozicionuar me aksin e tempullit. Relievet në muret anësore të faltores së vogël paraqesin skena ofertash ose flijimesh për zotat e ndryshëm si nga faraoni ashtu dhe bashkëshortja e tij.[28] Në murin e mbrapëm, që qëndron në perëndim përgjatë aksit të tempullit, gjendet një nike ku Hathori, si një lopë hyjnore, duket sikur del nga shkëmbi i malit: perëndesha është portretizuar si Zonja e tempullit kushtur asaj dhe mbretëreshës Nefertari, që është e lidhur në mënyrë intime me perëndeshën.[28]
Ndërtesa të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kapela veriore e zbuluar në vitin 1909 nga Barsanti është një kapelë kulti, që paraqet dy altarë të gërmuar në shkëmbin ranor, dy obelisqe dhe statuja cinocefale sot të konservuara në Muzeun e Kajros[33] Menjëherë pranë pilonit në veri të tempullit të vogël gjendet një kapelë e vogël ptolemease. Në jug-perëndim gjendet një mamisi i vogël, që edhe ai është i gërmuar në shkëmb.[34] Në sit gjendet edhe një nilometër në jug të tempullit të vogël.
Tempujt diellor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli diellor është një strukturë e veçantë e arkitekturës së shenjtë egjiptiane që dallohet nga kanonet klasike të përdorura në ndërtesat e kultit hyjnor. Këto kanone klasike parashihnin një ndërtim të quajtur "në formë hinke" që përshkonte atriot dhe korridoret gjithëmonë e më të errët, për të përfunduar në sakrakririn monolitik të naosit (apo qelës), të përfshirë nga errësira. Ndërsa tempulli diellor ishte e kundërta dhe nga një hyrje në gjysëm-errësirë arrihej nëpërmjet kalimeve të artikuluara të zhytura në errësirë në një oborr të shenjtë të ndriçuar nga drita diellore. Për më tepër tempulli diellor ishte kryesisht një vend kulti dhe jo varrimi. Kushtuar perëndisë Ra dhe një kulti të diellit në perëndim, duke parë vendosjen e tyre në bregun perëndimor të Nilit, kjo tipologji tempulli diellor u shfaq gjatë Dinastisë së V dhe i pari për të cilin kemi të dhëna është ai i quajtur Nekhen Ra (Fortesa e Ra-hut) i ngritur nga Userkafi, faraoni i parë i dinastisë, në sitin e Abu Gurabit. Shembulli i tempullit diellor më mirë të konservuar me gjasa është ai i Niuserreut, Shepepu-ib-Ra (Kënaqësia e zemrës së Ra-hut), sovrani i pestë i dinastisë. Elementi karakteristik i tempullit diellor është obelisku, i vendosur në qendër të oborrit qëndror, përpara të cilit gjendej altari i ofertave. Në mënyrë analoge me Tempujt mortorë tipikë të Mbretërisë së Vjetër edhe tempulli diellor zotëronte një strukturë komplekse të përbërë nga një Tempull në luginë, i ndërtuar në bregun e Nilit, të lidhur me tempullin e mirëfilltë nga një Rruga cerimoniale, shpesh e mbuluar. Rruga e pjerrët cerimonale mbaronte me një portik, strukturë që do të evoluonte më pas në pilonin karakteristik që karakterizonte tempujt e Mbretërisë së Re. Me fundin e Dinastisë së V edhe rëndësia e tempullit diellor do të zvogëlohej mjaft për tu rikthyer në modelin e parapëlqyer të Mbretërimit të Akhenatonit, në qytetin e Amarnas me kultin gati monoteist të Atonit, zoti i diellit garant i jetës. Por tempujt diellor kanë zanafillë në periudhën paradinastike ku adhuruesit e Diellit, të quajtur Shemsu-Hor, studionin edhe yjet para lindjes së "Padronit të Dy Horizonteve" dhe nga pozicioni i tyre dallonin periudhat e vitit më të favorshme për bujqësinë duke paracaktuar edhe datën e vërshimit të ujërave të Nilit. Duke parë përhapjen e madhe të kultit diellor ishin të shumtë tempujt diellorë kushtuar atij, midis të cilëve mund të përmendim atë të Heliopolit të ndërtuar nga Shemsu-Hor-ët por edhe në Abydos dhe Karnak që kanë qenë ndërtuar me aksin e orientuar drejt lindjes ose perëndimit të diellit gjatë solstiksit. Në këtë mënyrë drita kalonte nëpërmjet portave për të ndriçuar për dy ose tre minuta qelën e shenjtë, si një vetëtimë drite. Ndërtimi i tempujve diellorë kërkonte ceremoni të shumta, pikërisht për të gjetur aksin, për të cilin më i rëndësishmi quhej "Riti i Shtrirjes së litarit ku, nën mbrojtjen e perëndeshës së diturisë Seshat, të quajtur edhe "Zonja e gurit të parë", faraoni me priftërinjtë orientonin litarin drejt vendit ku lindëte dielli.
Tempujt mortorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli mortor i quajtur edhe Tempull kultual, Tempull piramidal kanonik apo tempull i ngritur (i njohur nga egjiptianët e lashtë përgjithësisht si Tempujt e Miliona Viteve), ishte pjesë përbërë e kompleksit piramidal gjatë Mbretërisë së Vjetër dhe të Mesme[2] ishte një ndërtesë kushtuar kultit të faraonit të vdekur dhe Ka-së së tij (një nga format e shpirtit të Egjiptit të Lashtë bashkë me Ba-në)[2] në valencën e tij tokësore dhe hyjnore. Ky ishte, pas piramidës kryesore, vendi më i rëndësishëm i kompleksit ku përfundonte procesioni mortor dhe ku ndodhnin ritet vajtuese ndërsa më pas merrnin udhë funksionet e përditshme kushtuar kujtimit të faraonit, të veprave të kryera në jetë dhe të përkujtimit të ngjarjeve të veçanta.
Mbretëria e Vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimet e para, të ndërtuara në veri, që i përkasin Mbretërisë së Vjetër dhe Dinastisë së I, ishin shumë të thjeshtë dhe konsistonin në një kapelë kultuale me një tryezë ofertash dhe dy stela anësore. Afër Dinastisë së IV, ndërtesa e vogël u zgjerua dhe u spostua në lindje për të respektuar aksin e tempullit mortor-rrugë ceremoniale-tempull në luginë me përjashtimet e vetme të tempujve të Dinastisë së V të Niuserreut në Abusir dhe të Userkafit në Sakara, për shkak të ndoshta të mungesës së hapësirës nga ndërtimet më të vjetra apo një modeli të ri të lidhur me tempullin diellor. Në vendin e tij qëndronte një kapelë e vogël, ndërsa struktura e re u bë në këtë mënyrë aq komplekse sa të kthehej në një tempull autonom. Modeli kanonik i tempullit mortor përbëhej nga: portali apo portiku i hyrjes, vestiboli, salla hipostile, atrio-ja dhe kolonada e arreduar me shumë statuja të faraonit. Në krahun perëndimor gjendej për më tepër salla e nikeve me vlera rituale dhe simbolike me statuja që paraqisnin emërtimin e plotë zyrtar të faraonit sipas teorisë të egjiptologut gjerman Uvo Holscher. Vazhdonte një serdab dhe, duke nisur nga Dinastia e V, një sallë e madhe ofertash me derë false në faqen perëndimore dhe tryezë ofertash;; ishin të pranishme edhe shumë kthina dytësore midis të cilave magazinat. Ishte i ndarë thelbësisht në dy pjesë: e para kushtuar riteve publike dhe e dyta atyre të rezervuar klasës priftërore në të cilën mund të hynin vetëm të iniciuarit.
Mbretëria e Mesme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Mbretërisë së Mesme u shfaq tradita e vënies së një emri tempullit mortor siç u jepej piramidave dhe monumenteve të tjerë. Njohuritë tona mbi funksionimin e tempujve mortor vijnë si nga Tekstet e piramidave ashtu dhe nga arkivat e papiruseve të Userkhaut që dokumentojnë në mënyrë të satkë dhe të detajuar shumë aktivitete të tempullit.
Mbretëria e Re
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Mbretërisë së Re, tempulli mortor u nda nga varri sepse varret u zhvendosën në Luginën e Mbretërve dhe u gërmuan në shkëmbinjtë e lartësive të vargmaleve libike që rrethonin fushën e gjerë të Tebës. Ndërsa tempujt mortor u realizuan në fushën e Tebës perëndimore, disa prej të cilëve me karakteristikën e rreshtimit të përkryer përkundrejt hipogjeve përkatës mbretërorë. Kushtuar kultit të Amonit dhe të faraonit të vdekur, edhe vetë ai një hyjni, janë gjetur rreth tridhjetë, shumë të katandisur si grumbuj të vegjël dhe disa të tjerë të shkatërruar tërësishtë. Gjithësesi, nuk janë identifikuar të gjithë pasi qenë ndërtuar me tulla të thara balte që nuk i kanë rezistuar shekujve dhe ndoshta për shkak të veprimtarisë shkatërruese të njeriut. Midis tempujve mortor përmenden kryesisht: Tempulli i Ramsesit të III, Tempulli i Ay-së dhe Horemhebit, Tempulli i Tutmosit të II, Tempulli mortor i Amenhotepit të III, Tempulli i Amenhotepit (birit të Hapu-së); Tempulli i Tutmosit të I; Tempulli i Merenptahut; Tempulli i Tauseretit; Tempulli i Tutmosit të IV; Ramseeumi ose Tempulli i Ramsesit të II; Tempulli i Amenhotepit të II; Tempulli i Siptahut; Tempulli i Tutmosit të III; Tempulli mortor i Hatshepsutit në Deir el-Bahari; Tempulli mortor i Montuhotepit të II në Deir el-Bahari.
Tempulli mortor i Montuhotepit të II
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Montuhotepi II, faraoni i Dinastisë së XI që ribashkoi Egjiptin në fillim të Mbretërisë së Mesme. Ai urdhëroi ndërtimin e shumë tempujve, megjithëse pak mbijetojnë deri më sot. E mirëkonservuar është një kapelë funerare që në 2014 u zbulua në Abidos. Shumica e mbetjeve të tempujve të tjerë gjenden gjithashtu në Egjiptin e Sipërm, më saktësisht në Abidos, Asuan,Tod, Armant, Gebelein, El Kab, Karnak dhe Dendera.[35] Në këtë mënyrë, Montuhotepi ndoqi traditën që nisi me gjyshin e tij, Intefi II: ndërtimet mbretërore në tempujt provincialë të Egjiptit të Sipërm filluan nën mbretërimin e Intefit të II dhe vazhduan përgjatë Mbretërisë së Mesme.[36] Megjithatë projekti më ambicioz ndërtues dhe inovativ i Montuhotepit të II mbetet tempulli i tij i madh mortor, i cili është shumë i pazakontë. Tempulli i tij mortor u ndërtua mbi disa nivele në gjirin e madh në Deir el-Bahri, ku hyej nga një rrugë e shtruar 16 metra e gjerë që e lidhte tempullin mortor me tempullin në luginë, që nuk ekziston më. Risitë e shumta arkitektonike të tempullit mortor shënojnë një shkëputje nga tradita e komplekseve piramidale të Mbretërisë së Vjetër dhe paraprirja e Tempujve të Miliona Viteve (Tempujt mortor) të Mbretërisë së Re.[37] Si i tillë, tempulli i Montuhotepit të II ishte sigurisht një burim madhor frymëzimi për tempujt e afërt por 550 vjet më vonë të Hatshepsutit dhe Tutmosit të III. Gjithësesi, risitë më të thella të tempullit të Montuhotepit II nuk janë arkitekturore por fetare. E para, është tempulli më i hershëm mortor ku faraoni nuk është thjesht marrës i ofertave, por mjaft i përfshirë në ceremonitë për zotat (në këtë rast Amon-Ra-hu).[38] E dyta, tempulli e identifikon faraonin me Osirisin, një perëndi që skishte pasur lidhje me kultin mbretëror, që mori rëndësi duke nisur nga Dinastia XI Egjiptiane e më tej. Në të vërtetë, dekorimet dhe statujat mbretërore theksonin aspektin osirian të sovranit të vdekur, një ideologji e dukshme në statujat mortore të faraonëve të mëvonshëm. E fundit, shumica e dekorimit të tempujve është vepër e artizanëve vendorë tebanë. Kjo është dëshmuar nga stili artistik i tempullit që paraqet njerëz me buzë dhe sy të mëdhenj si dhe trupa të hollë.[39] Ndërsa kapelat e rafinuara të grave të Montuhotepit II janë me siguri vepër e artizanëve memfitë që ishin tepër të ndikuar nga standardet dhe konvencionet e Mbretërisë së Vjetër. Ky fenomen i fragmentimit të stileve artistike dallohet sidomos përgjatë Periudhës së Parë të Ndërmjetme dhe është pasoja e drejtpërdrejtë e fragmentimit politik të vendit.[39]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendndhodhja e tempullit gjendet në rrëpirën shkëmbore të Deir el-Baharit në bregun perëndimor të Tebës. Zgjedhja e këtij vendi është me siguri e lidhur me prejardhjen tebane të Dinastisë së XI: Paraardhësit e Montuhotepit në fronin teban janë varrosur në varre të afërta. Për më tepër, Montuhotepi mund ta ketë zgjedhur Deir el-Baharin sepse është i lidhur me tempullin e Karnakut, në bregun tjetër të Nilit. Në veçanti, statuja e Amonit sillej përvit në Deir el-Bahri gjatë Festivalit të bukur të luginës, diçka që faraoni mund ta ketë perceptuar si të dobishme për kultin e tij mortor.[37] Rrjedhimisht dhe deri në ndërtimin e Djeser-Djeseru-së rreth pesë shekuj më vonë, tempulli i Montuhotepit të II ishte destinacioni final i barkës së Amonit gjatë festivalit[40][Shpjegimi 1]
Zbulimi dhe gërmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të shekullit të XIX, rrënojat e tempullit të Montuhotepit të II ishin plotësisht të mbuluara detrite. Për rrjedhojë ato ishin të pa dallueshme deri në gjysmën e dytë të shekullit, megjithë gërmimet e mëdha të kryera në tempullin e afërt të Djeser-Djeseru të Hatshepsutit. Kështu, qe vetëm në vitn 1859, që lordi Dufferin dhe asistentët e tij, Dr. Lorange dhe Cyril C. Graham, nisën të gërmojnë këndin jugperëndimor të sallës hipostile të tempullit të Montuhotepit. Duke pastruar masën e madhe të detriteve, ata shpejt zbuluan varrin e plaçkitur të mbretëreshës Tem, një nga gratë e Montuhotepit. Duke kuptuar potencialin e sitit, ata atëherë e punuan gradualisht rrugën e tyre deri te faltorja, ku gjetën altarin prej graniti të Montuhotepit me një paraqitje të Amon-Ra-hut dhe gjetjeve të tjera si varri i Neferu-së TT319. Më në fund, në 1898, Howard Carter zbuloi strehën e fshehtë të Bab el-Hosanit[41] përballë oborrit, ku zbuloi të famshmen statujë të zezë ulur të faraonit.[42] Punimet e tjera gërmuese të rëndësishme morën udhë nga viti 1903 deri në 1907 nën drejtimin e Henri Édouard Naville, i cili punoi aty në emër të Egypt Exploration Fund. Ai ishte i pari që ndërmori një eksplorim sistematik të tempullit. Rreth dhjetë vjet më vonë, midis viteve 1920 dhe 1931, Herbert Eustis Winlock gërmoi më tej tempullin për the Metropolitan Museum of Art. Gjithësesi, rezultatet e tij u publikuan vetëm në formën paraprake të përmbledhjes së raportit.[43] Në fund, nga viti 1967 deri në 1971, Dieter Arnold drejtoi kërkimet mbi sitin në emër të Institutit Arkeologjik Gjerman. Ai i publikoi rezultatet e tij në tre volume.[44]
Ofertat e themeleve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poshtë katër këndeve të tarracës së tempullit, H. Winlock zbuloi katër gropa të mëdha gjatë gërmimeve të tij në 1921–1922. Këto gropa ishin gërmuar në tokë para ndërtimit të tempullit si rite themelimi. Në të vërtetë, kur H. Winlock i zbuloi, ato përmbanin akoma shumë oferta: një kafkë gjedhi, broka dhe baule të mbushura me fruta, elb dhe bukë si dhe një tullë që mbante emrin e Montuhotepit II.[45] Gërmimet e mëtejshme të gropave të ndërmarra në 1970 nga Dieter Arnold treguan më tepër oferta ushqimore si bukë dhe brinjë lope, por gjithashtu disa objekte bronxi, një skeptër fajence dhe copa pëlhure. Pëlhurat ishin ngjyrosur në të kuqe në cep, shtatë me emrin e Montuhotepit II dhe tre me atë të Intefit të II.[46]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rruga e shtruar dhe oborri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëlloj si komplekset mortore të Mbretërisë së Vjetër, kompleksi mortor i Montuhotepit II përfshinte dy tempuj: Tempulli i lartë i Deir el-Bahrit dhe një tempull në luginë që gjendet pranë Nilit në tokë të kultivuar. Tempulli në luginë ishte i lidhur me tempullin e lartë me një rrugë të shtruar 1.2 km. të gjatë dhe 46 m. të gjerë të pazbuluar. Rruga e shtruar çonte në një kopësht të madh përball tempullit të Deir el-Bahrit. Kopështi ishte i zbukuruar me një shtrat të gjatë drejtkëndor lulesh, me pesëdhjetë e pesë Ficus sycomorus dhe tetë pemë bruke të mbiella në gropat e thella të mbushura me dhe.[47] Ky kopësht prej shumë pak kopshteve të tempujve të dokumentuar arkeologjikisht të Egjiptit të Lashtë që janë njohur mjaft rreth pamjes së tij të rindërtuar. Mirëmbajtja e një kopshti të tillë më shumë se 1 km. që nga Nili deri në shkretëtirën e thatë duhet të ketë kërkuar punën e vazhdueshme të shumë kopështarëve dhe një sistem të mirë vaditjeje.[47] Majtas dhe djathatas rrugës ceremoniale gjendeshish të paktën 22 statuja ulur të Montuhotepit të II duke mbajtur, në anën jugore, kurorën e bardhë të Egjiptit të Sipërm (Hedjeti) dhe në anën veriore kurorën e kuqe të Egjiptit të Poshtëm (Deshreti). Këto me gjasa i janë shtuar tempullit për të celebruar Festivalin Sed të Montuhotepit të II gjatë vitit të tij të 39 në fron.[48] Disa statuja me gurë ranor pa koka gjenden akoma edhe sot në sit. Një tjetër u zbulua në vitin 1921 gjatë gërmimeve të Herbert Winlock-ut dhe tashmë gjendet e ekspozuar në Metropolitan Museum of Art.[49]
Pjesa ballore e tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në perëndim të rrugës së shtruar është tempulli kryesor, që konsiston në dy pjesë. Pjesa ballore e tempullit i është kushtuar Montu-Ra-hut, një shkrirje e zotit të diellit Ra me zotin teban të luftës Montu, veçanërisht i adhuruar gjatë Dinastisë së XI. Një shkallë e shtrirë sipas aksit qendror të tempullit çonte në tarracën e sipërme. Rruga e pjerrët që është e dukshme edhe sot është ndërtuar në vitin 1905 nga Édouard Naville mbi mbetjet e shkallës zanafillore, që është e dukshme vetëm në dy vende si më e ulta e dy shtresave të veshjes anësore me gurë gëlqerorë.[50] Pjesa ballore lindore e tempullit, në të dy anët e shkallës ngjitëse, konsiston në dy portikë me një një kollonadë me radhë të dyfishta, që e bëjnë tempullin të duket si një varr shkëmbër, varri tradicional i paraardhësit të Montuhotepit të II të Dinastisë së XI.[51] Mbi tarracën e tempullit, një podium 60 m. i gjerë, 43 m. i thellë dhe 5 m. i lartë mbështet sallën e sipërme që përfshin një ambulator dhe ndërtesa qendrore. Ambulatori, i ndarë nga salla e sipërme nga një mur 5 kubit i trashë, përfshinë një tërësi prej 140 kolonash tetëkëndore të radhitura në tre rreshta.[Shpjegimi 2] Shumicës së këtyre kolonave tashmë u mbetet e dukshme vetëm baza.[50] Oborri i ambulatorit ishte tërësisht i zënë nga ndërtesa qendrore, një ndërtim masiv 22 m i gjerë dhe 11 m. i lartë. Kjo ndërtesë, e gjendur në qendër të kompleksit të tempullit, u gërmua në 1904 dhe 1905 nga Edouard Naville. Ai e rindërtoi atë si një strukturë katrore me në majë një piramidë të vogël, një simbol i kodrës zanafillore që me gjasa i ngjante superstrukturës të varreve mbretërore të Abidosit. Ky rindërtim, i përkrahur nga H. E. Winlock, u kontestua nga Dieter Arnold, i cili argumentoi se, për arsye strukturale, tempulli mund të mos e ketë suportuar peshën e një piramide të vogël. Ndërsa ai propozoi se ndërtesa ishte me çati të sheshtë.[52]
Pjesa e mbrapme e tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbrapa ndërtesës qendrore ishte qendra e kultit të faraonit të hyjnizuar. Pjesa e mbrapme e tempullit ishte prerë direkt në rrëpirën shkëmbore dhe konsiston në një oborr të hapur, një sallë me 82 kolona tetëkëndore dhe një kapelë për një statujë të faraonit.[38] Kjo pjesë e tempullit i ishte kushtuar Amonit. Oborri i hapur është i shoqëruar përbri në pjesët veriore dhe jugore nga një rresht prej pesë kolonash dhe në pjesën lindore nga një rrersht i dyfisht me 16 kolona gjithësej. Në qendër të oborrit të hapur qëndron një dromos (shëtitore ceremoniale) i thellë që çonte në varrin mbretëror. Gjetjet arkeologjike në këtë pjesë të tempullit përfshijnë një altar prej guri gëlqeror, një stelë granit dhe gjatë statuja graniti të Senuseretit të III.[53] Në perëndim, oborri çon në sallën hipostile me dhjetë rreshta me nga tetë kolona secili, plus dy kolona shtesë në të dy anët e hyrjes. Salla hipostile ndahet nga oborri nga një mur dhe, duke qenë edhe i lartë, është një rrugë e kalueshme me një shkallë të vogël.[54] Në skajin perëndimor të sallës hipostile qëndron vendi më i shenjtë i tempullit, një faltore kushtuar Montuhotepit dhe Amon-Ra-hut që çon në një tempull të vogël shkëmbor (speos) që bujt një statujë me përmasa më të mëdha se natyrore të faraonit. Vetë faltorja bujt një statujë të Amon-Ra-së dhe ishte e rrethuar në tre nga anët nga mure dhe në te ana e mbetur nga rrëpira shkëmbore. Faqet e brendshme dhe të jashtme të këtyre mureve ishin të dekoruara me mbishkrime të pikturuara dhe paraqitje të faraonëve dhe zotave në alto-reliev.[55] Relievet e mbijetuara tregojnë faraonin e hyjnizuar të rrethuar nga perënditë kryesore të Egjiptit të Sipërm dhe të Poshtëm, Nekhbeti, Seti, Horusi dhe Wadjeti.[56] Zotat e prezantojnë faraonin me tufa degësh palme, simboli i miliona viteve. Ky reliev është një shfaqje e ndryshimit të thellë fetar në ideologjinë mbretërore që nga Mbretëria e Vjetër:
Në Mbretërinë e Vjetër, faraoni ishte zotëruesi i kompleksit piramidal, [...] tani ai është reduktuar në një prijës njerëzor që varej nga vullneti i zotave. Pavdekësia e tij nuk është më e vetëvetishme; ajo duhet ti dhurohet atij nga zotat.[57]
Varri mbretëror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siç u përmend më lartë, oborri i hapur i pjesës së mbrapme të tempullit paraqet një dromos në qendrën e tij. Ky dromos, një korridor i drejt 150 m. i gjatë, të çonte në një dhomë të madhe të nëndheshme 45 m. poshtë oborrit që padyshim është varri i faraonit. Kjo dhomë është tërësisht e veshur me granit të kuq dhe ka një çati me majë. Ajo përmban një kapelë alabastri në formën e një faltoreje Per-wer të Egjiptit të Sipërm.[58] Kjo kapelë dikur ishte e mbyllur me një derë me dy kanata që tani mungon. Pëmbante një qivur dhe enë me balsame që ka lënë gjurmë në dysheme. Shumica e objekteve të varrit që duhet të kenë qenë depozituar këtu, janë zhdukur prej kohësh si rezultat i plaçkitjes së varrit. Objektet e pakta të mbetura ishin një skeptër, mjaft shigjeta dhe një koleksion medelesh duke përfshirë anije, hambare dhe furra.[59]
Tempulli mortor i Hatshepsutit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli mortor i mbretëreshës Hatshepsut, Djeser-Djeseru ("I shenjti i të shenjtëve"), gjendet poshtë rrëpirës shkëmbore në Deir el Bahri në bregun perëndimor të Nilit pranë Luginës së Mbretërve në Luksor. Tempulli mortor i është kushtuar perëndisë së diellit Amon-Ra dhe gjendet pranë Tempullit mortor të Montuhotepit të II, që shërbeu si frymëzim dhe më vonë si gurore. Është konsideruar si një nga "monumentet e pakrahasueshme të Egjiptit të Lashtë".[60] Tempulli është vendi ku u masakruan 62 njerëz, kryesisht turist, nga terroristët që morën nën kontroll sitin në 17 nëntor 1997. Akademia Polake e Shkencave në Varshavë është përgjegjëse për studimin dhe restaurimin e tre niveleve të tempullit. Që në vitin 1995, dy nivelet e para ishin pothuajse të përfunduara dhe niveli i sipërm ishte akoma nën rindërtim.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Senenmuti, këshilltari dhe arkitekti mbretëror, mbikqyri dhe me gjasa projektoi ndërtimin e tempullit.[61] Megjithëse tempulli mortor më i hershëm i Montuhotepit u përdor si model frymëzimi, dy strukturat janë gjithësesi në mënyrë domethënëse të ndryshme në shumë drejtime. Tempulli i Hatshepsutit përdor një tarracë gjatësore me kollonadë që ndryshon nga struktura e qendërzuar e modelit të Montuhotepit – një anomali që mund të jetë shkaktuar nga vendndodhja e shkëputur e dhomës mortore.[60] Ka tre shtresa të tarracuara që arrijnë 35 metra lartësi. Secila prej tarracave është e formuar nga një rresht i dyfishtë kolonash katrore, me përjashtim të këndit veri-perëndimor të tarracës qendrore, që përdor kolona proto-dorike për të strehuar kapelën. Këto tarraca janë të lidhura midis tyre me shkallë të gjata dikur të rrethuara nga kopështe me bimë ekzotike, midis të cilave pemë temjani dhe mirre.[61] Tarracimi i tempullit të Hatshepsutit korrespondon me formën klasike tebane, duke vënë në përdorim pilonët, oborret, sallat hipostile, oborret diellore, kapelat dhe faltoren.
Relievet dhe skulpturat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skulptura relivore brenda tempullit të Hatshepsutit paraqet mitin e lindjes hyjnore të një faraoni femëror – i pari i llojit të tij. Cikli tekstor dhe piktorik tregon gjithashtu për një ekspeditë në Vendin e Puntit, i quajtur edhe Pwenet ose Pwene nga egjiptianët e lashtë,[62] një vend ekzotik në bregun e Detit të Kuq. Ndërsa statujat dhe zbukurimet që atëherë janë grabitur ose shkatërruar, tempulli dikur bartëte dy statuja të Osirisit, një shëtitore sfinksash ashtu si dhe shumë skulptura të mbretëreshës në poza të ndryshme – në këmbë, ulur ose në gjunjë. Shumë prej këtyre portreteve u shkatërruan me urdhër të thjeshtri i saj, Tutmosi III pas vdekjes së saj, pasi e konsideronte si një uzurpatore.
Pozicionimi astronomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aksi kryesor i tempullit është vendosur në një azimut rreth 116½° dhe është drejtuar nga lindja e diellit gjatë solstiksit dimëror,[63] që në kohën moderne ndodh rreth 21 ose 22 dhejtorit çdo vit. Drita e diellit depërton përmes murit të mbrapëm të kapelës, para lëvizjes djathtas për të fokusuar një nga statujat e Osirisit që qëndron në anën tjetër të portës në dhomën e dytë.[63] Një tjetër hollësi e këtij pozicionimi krijohet nga një kuti drite, e cila dregon një bllok të dritës së djellit që lëviz ngadal nga aksi qendror i tempullit për të ndriçuar fillimisht zotin Amon-Ra për të ndriçuar pastaj figurën e përgjunjur të Tutmosit të III para në fund të ndriçoi zotin e Nilit Hapi.[63] Për më tepër, për shkak të këndit të rritur të diellit, rreth 41 ditë në të dy anët e solstiksit, drita e diellit është e aftë të depërtoi përmes një kutie të dytë ndriçimi të dhomës më të brendshme.[63] Kjo kapelë kryesisht e brendshme u rinovua dhe zgjerua në periudhën ptolemease dhe ka referenca kultore të Imhotepit, ndërtuesit të Piramidës së shkallëzuar të Djoserit dhe Amenhotepit birit të Hapu-së – mbikqyrësi i punëve të Amenhotepit të III.[64]
Ndikimi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Hatshepsutit është konsideruar më përfaqësuesi i arkitekturës klasike egjiptiane.[60] Përfaqësues i arkitekturës mortore të Mbretërisë së Re, ai lartëson faraonin dhe përfshin gjithashtu faltore në nder të zotave të rëndësishëm të botës së përtejme.[65] Ky shënon një pikë kthese në arkitekturën e Egjiptit të Lashtë, i cili braktis gjeometrinë megalitike të Mbretërisë së Vjetër për një tempull që lejonte adhurimin aktiv, duke kërkuar praninë e pjesëmarrësve për ta krijuar madhështinë. Akset lineare të tempullit të Hatshepsutit pasqyrohen në tempujt e mëvonshëm të Mbretërisë së Re. Arkitektura e tempullit origjinal është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e rindërtimit të keq-udhëzuar në fillim të shekullit të XX.
Tempujt në Luginë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli në Luginë është emri i një ndërtimi pranë çdo piramide apo tempulli diellor. Ishte si një lloj hyrjeje për në kompleksin mortor dhe ishte i bashkuar me tempullin mortor (dhe të dy pranë piramidës) nëpër një Rugë ceremoniale. Në përgjithësi, ishin të pajisur me një vestibul dhe një sallë hipostile, në formë të ngjashme me tempujt mortorë. Qëllimi i tyre ishte realizimi i riteve mortore të Egjiptit të Lashtë dhe ritet purifikuese të mumies së faraonit, që tejçohej në procesion nëpër Rrugën e pjerrët ceremoniale deri te mauzoleu.
Tempulli në Luginë i Khafre-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli në Luginë më i njohur është ai i Khafresë, i vendosur në kompleksin e tij mortor në Giza, 500 m nga Piramida e Khafre-së, është pranë Sfinksit të Madh dhe gati i paprekur deri në zbulimin e tij në Shekullin e XIX. Me projekt katror, muret e tij me gurë gëlqerorë janë 45 m dhe trashësia e tyre shkon duke u zvogëluar, duke i dhënë pamjen e jashtme të një mastabaje. Muret janë të veshur me granit të kuq të pastërt si brenda ashtu dhe jashtë, ndërsa dyshemeja është bërë prej guri të bardhë gëlqeror. U zbulua nga Auguste Mariette në vitin 1852 që i dha emrin tempulli i Sfinksist, duke besuar se se shërbente për këtë qëllim.[66] Është ndërtuar në një vend të pjerët dhe kështu muret e tij kanë lartësi të ndryshme. Hyrjet janë të vendosur përbri sfinksash dhe çatia e ndëresës mbahet nga kolona gjithashtu në granit të kuq. Nuk është e pajisur me piktura dekorative dhe mbishkrime dhe ka disa hapje në pjesën e lartë të mureve i japin dritë natyrore.[67][68] Brendësia e tij ishte e dekoruar me skulptura të faraonit, që vendoseshin në një pus që në fakt do të shtohej pas ndërtimit të tij. Janë të gjitha shumë të degraduara, përveç njërës prej dioriti që gjendet në Muzeun Egjiptian të Kajros.
Tempulli në luginë i Abusirit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I gjendur në nekropolin e Abusirit, u ndërtua me urdhërin e Niuserre-së dhe është në një gjendje të rrënuar. Lidhej me Tempullin diellor nëpërmjet një Rruge të pjerrët ceremoniale.[69]
Tempulli në luginë i Keopsit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet në Gizë, por sipër tij është ndërtuar fshati Nazla el-Saman, prandaj nuk është mundur të studiohet dhe rindërtohet. Rruga e pjerrët ceremoniale figuron në vizatimet e Shekullit të XIX, por tani mezi dallohet.
Mamiset
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mamisi është një term arkitektonik i ideuar nga Jean-François Champollion në shekullin e XIX për të emërtuar shtëpitë e lindjes hyjnore (Mammisi në gjuhën kopte, e konsideruar si pasardhëse e gjuhës së lashtë egjiptiane, do të thotë vendi i lindjes.[70]), Për-Mes në gjuhën e vjetër egjiptiane, që emërtonte tempujt e vegjël pranë të mëdhenjve të epokës së vonë dhe asaj greko-romake ku lindëte zoti i tempullit kryesor; nëse tempulli kryesor i ishte kushtuar një perëndeshe, ishte një dhomë e tempullit, ku perëndesha vendosej një herë në vit për të lindur fëmijën e saj me të cilin ajo dhe i shoqe adhuroheshin në grupin triadik. Në formën e tij të zhvilluar dhe më të njohur, mammisi më i vjetër është ai i ndërtuar nga faraoni i Dinastisë së XXX, Nektanebo I, në Dendera. Ky model do të vazhdohej në çdo faltore kryesore të vendit që do të rindërtohej nga sovranët greko-romakë. Veç atij në Dendera, janë të njohur edhe ata në Edfu dhe File, si dhe në Kom Ombo, El Kab, etj. Për shkak të ndërtimit më të vonë këta monumente janë ruajtur mjaft mirë dhe janë studiuar në mënyrë shteruese. Zakonisht ishin ndërtesa peripterike, që vendoseshin perpendikular me tempullin kryesor me të cilin ishin të lidhur, si ai i Dendera-s ose Edfu-së, ose të ngjitur me tempullin kryesor si ai në Debod dhe Filea. Portikët që formonin naosin formoheshin nga kolona me kapitele të përbëra, të bashkuara midis tyre me hapësira ndëkolonëse historike: mure të dekoruara me basorelieve ku paraqitej sovrani duke bërë flijime dhe oferta perëndive. Përbëheshin nga salla të ndryshme që i ishin kushtuar etapave të ndryshme të lindjes hyjnore. Në përgjithësi gjendeshin paraqitje të zotave të kushtuar shoqërimit të lindjes qiellore, ose dhe si garantë të pjellorisë: si Tuereti (ose Taureti), Heketi, Rataui dhe Shtatë Hathoret që mbikqyrnin lindjen dhe ishin posaçërisht të adhuruara për këtë qëllim; haseshin gjithashtu hyjnitë Bes dh Khnum, ashtu si Osirisi, që ishin perëndi të pjellorisë dhe prosperitetit.[71] Ishte zakon që ti kushtohej tempullit një triadë perëndishë, ati-bashkëshort, nëna-bashkëshorte dhe i biri, në këtë mënyrë mammisi ishte një përfaqësim i versionit arkitektonik të mitit të lindjes hyjnore dhe përsëritjes së saj të përjetshme: martesa, lindja, mbarështimi dhe kurorëzimi i pasuesit. Për këtë motiv në Periudhën e Vonë këto ndërtesa arritën të rikonfirmonin pushtetin mbretëror, pasi çdo dinasti do ti realizonte këto ndërtesa në zemër të faltoreve madhore të vendit, duke përfshirë edhe perandorët romakë, që i përdornin si vende të kultit të rilindjes së monarkisë.[72]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pas mbretërimit të Hatchepsutit, barka e Amonit vizitonte gjithë komplekset e kultit mbretëror në bregun perëndimor që ishin akoma në aktivitet
- ^ Të ngjashme me kolonën e Intefit të II në Karnak
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Salima Ikram: Antico Egitto; Ananke, ISBN 978-88-7325-477-5, fq. 116
- ^ a b c d e Salima Ikram: Antico Egitto; Ananke, ISBN 978-88-7325-477-5, fq. 117
- ^ Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, fq. 299
- ^ Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, fq. 257
- ^ Egypt: Engineering an empire engineering feats
- ^ Mark Lehner: The Complete Pyramids, London: Thames and Hudson (1997), ISBN 0-500-05084-8, fq. 202–225.
- ^ "Ancient Egypt Brought To Life With Virtual Model Of Historic Temple Complex", Science Daily, 30 prill 2009, kontrolluar më 12 qershor 2009 [1]
- ^ http://news.nationalgeographic.com/2015/12/151221-winter-solstice-explained-pagans/
- ^ Desmond Stewert and editors of the Newsweek Book Division "The Pyramids and Sphinx", 1971, fq. 60–62
- ^ The Unfinished Obelisk nga Peter Tyson, 16 mars 1999, NOVA online adventure
- ^ Time Life Lost Civilizations series: Ramses II: Magnificence on the Nile (1993) fq. 53–54
- ^ Charles Walker: "Wonders of the Ancient World", 1980, fq. 24–27
- ^ Chris Scarre (ed.): "The Seventy Wonders of the Ancient World", 1999, Thames & Hudson, London
- ^ "Sex and booze figured in Egyptian rites", archaeologists find evidence for ancient version of ‘Girls Gone Wild’. From MSNBC, 30 tetor 2006
- ^ Paul Bahn (ed.): Dizionario Collins di archeologia, botimi italian nën kujdesin e Enrico Ascalone dhe Luca Peyronel, përkthyer nga Claudia Dini, Roma, Gremese Editore, 1999, isbn 88-7742-326-9, fq. 176.
- ^ a b Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, volume 2, Torino, Ananke, 2006, isbn 88-7325-115-3, fq. 143.
- ^ a b Edda Bresciani (ed.): Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, Novara, De Agostini, 2005, isbn 88-418-2005-5, fq. 338
- ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, volume 2, Torino, Ananke, 2006, isbn 88-7325-115-3, fq. 144
- ^ Nubian Monuments from Abu Simbel to Philae - UNESCO World Heritage Centre
- ^ a b c Maurizio Damiano-Appia, Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, fq.23
- ^ Stephanie Fitzgerald: Ramses II: Egyptian Pharaoh, Warrior and Builder; 2008, New York: Compass Point Books, ISBN 978-0-7565-3836-1
- ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 269
- ^ a b c d e f Edda Bresciani: Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, fq. 26
- ^ Edward William Lane: "Descriptions of Egypt"; American University in Cairo Press. fq. 493-502.
- ^ Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, fq. 24
- ^ "Visita ai templi di Abu Simbel in Alto Egitto". Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2009. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, fq. 24
- ^ a b c d e f g h i j k Alberto Siliotti: Egypt: temples, people, gods,1994
- ^ a b Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 266
- ^ a b c d e Ania Skliar: Grosse kulturen der welt-Ägypten, 2005
- ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 267
- ^ a b Alberto Siliotti: Abu Simbel e i templi della Nubia, Egipt Pocket Guide, The American University in Cairo Press, fq. 44
- ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 265
- ^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 270
- ^ Grajetzki: The Middle Kingdom; fq. 20-21
- ^ Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt fq.127
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 142–143
- ^ a b Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 74
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 144
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 95
- ^ "Discovery of Bab el-Hosan". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Discovery of the Bab el-Hosan cache
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 70.
- ^ Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep in Deir el-Bahari. 3 vols.
- ^ Dieter Arnold: The Temple of Mentuhotep at Deir el-Bahri, fq. 49, Dieter Arnold: Dictionary of Egyptian architecture fq. 95
- ^ Dieter Arnold, Mentuhotep vol 3, fq. 52
- ^ a b Dieter Arnold: Lexikon der Ägyptischen Baukunst; fq. 159 dhe Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens; fq. 140.
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, fq. 75, Cornell University Press; 2nd Revised edition , ISBN 0-8014-3399-1
- ^ T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari; fq. 21
- ^ a b Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 16
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 11
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 27.; Dieter Arnold: Lexikon der Baukunst, fq. 159 dhe Höveler-Müller Am Anfang war Ägypten, fq. 142.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 33.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 34.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 15
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 33
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq.74-75
- ^ Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I. B. Tauris editions, ISBN 1-86064-465-1
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 44
- ^ a b c Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5, fq. 71
- ^ a b Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56
- ^ Ian Shaw & Paul Nicholson: The Dictionary of Ancient Egypt, British Museum Press, London. 1995, fq. 231.
- ^ a b c d David Furlong: Winter Solstice Alignment at Deir El Bahari Arkivuar 17 nëntor 2013 tek Archive.today – dëshmi fotografike të pozicionimit në drejtim të solstiksit dimëror
- ^ Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3, fq. 178
- ^ Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1, fq. 80
- ^ "Templo del Valle de Khefren (Gizeh)". artehistoria. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2008. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Templo del Valle de Kefren". egipto.com. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2009. Marrë më 15 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alberto Siliotti: Guide to the Pyramids of Egypt, Ed. White Star, 1997, ISBN 88-8095-272-2, fq. 63
- ^ José Ignacio Velasco: Egipto Eterno, Ediciones Nowtilus, 2007, ISBN 84-9763-496-9, fq. 243
- ^ "Mammisi en el Diccionario - Enciclopédico". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Global Egyptian Museum: Birth house, mammisi. (në anglisht)
- ^ Alexander Badaway: El simbolismo arquitectónico de las capillas Mammisi en Egipto, 1933, revista Chronique d'Égypte,nº 38, fq. 87-90
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I.B.Tauris (10 Feb. 2001), ISBN 1-86064-465-1.
- Dieter Arnold, Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 1997, 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1.
- Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens, München, Zürich: Artemis & Winkler; 1992, ISBN 3-7608-1073-X.
- Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep von Deir el-Bahari (Archäologische Veröffentlichungen / Deutsches Archäologisches Institut, Abteilung Kairo), 1 Jan 1974.
- Dieter Arnold, Herbert Eustis Winlock: Temple of Mentuhotep at Dier El Babari/E0512P, Egyptian Expedition Publications of The Metropolitan Museum of Art, 1979, New York: Metropolitan Museum of Art, ISBN 0-87099-163-9.
- Dieter Arnold: Lexikon der ägyptischen Baukunst; Artemis & Winkler, München / Zürich 1994, ISBN 3-7608-1099-3..
- Alexander Badaway: El simbolismo arquitectónico de las capillas Mammisi en Egipto, 1933, revista Chronique d'Égypte,nº 38, fq. 87-90.
- Paul Bahn: Dizionario Collins di archeologia, Gremese Editore, ISBN 88-7742-326-9.
- Alessandro Bongioanni - Luxor e la Valle dei Re; Edizioni White Star, 2005.
- Edda Bresciani: Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, De Agostini, ISBN 88-418-2005-5.
- Betsy M. Bryan: "The 18th Dynasty Before the Amarna Period." The Oxford History of Ancient Egypt. Ed. Ian Shaw. fq. 218–271. Oxford University Press, 2000.
- Margaret Bunson: Enciclopedia dell'Antico Egitto; Fratelli Melita Editori, La Spezia, 1995, ISBN 88-403-7360-8.
- Gae Callender: The Middle Kingdom Renaissance, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, Oxford University Press, Oxford, 2000, ISBN 0-19-815034-2, fq. 148–183.
- Marshall Clagett: Ancient Egyptian Science. Vol. 2. Philadelphia: American Philos. Soc., 1995. Print.
- Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, Mondadori, ISBN 978-88-04-42876-3.
- Aidan Dodson: Amenhotep I and Deir el-Bahri. Journal of the Ancient Chronology Forum, vol.3, 1989/90.
- Stephanie Fitzgerald: Ramses II: Egyptian Pharaoh, Warrior and Builder; 2008, New York: Compass Point Books, ISBN 978-0-7565-3836-1
- W. Grajetzki, The Middle Kingdom of Ancient Egypt: History, Archaeology and Society; Duckworth, London, 2006, ISBN 0-7156-3435-6, 18-23.
- Nicolas Grimal: A History of Ancient Egypt. Librairie Arthéme Fayard, 1988. ISBN 90-04-12989-8.
- Nicolas Grimal: Storia dell'antico Egitto, Editori Laterza, ISBN 978-88-420-5651-5.
- Labib Habachi: King Nebhepetre Menthuhotep: his monuments, place in history, deification and unusual representations in form of gods. Annales du Service des Antiquités de l'Égypte; nr. 19 (1963), fq. 16-52.
- Michael Höveler-Müller: Am Anfang war Agypten; Philipp von Zabern; 2. Auflage. edition; 2013.
- Salima Ikram: Antico Egitto, Ananke, ISBN 978-88-7325-477-5.
- Peter Jánosi - Le piramidi, Il Mulino, ISBN 88-15-10962-5.
- Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56.
- T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari.
- Edward William Lane: "Descriptions of Egypt"; American University in Cairo Press.
- Barbara Mertz: "Temples, Tombs and Hieroglyphs". 1964. New York: Coward-McCann, ISBN 0-87226-223-5.
- Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, Gremese Editore, ISBN 88-8440-144-5.
- Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, vol. II, Ananke, ISBN 88-7325-115-3.
- Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5.
- Alberto Siliotti: Abu Simbel e i templi della Nubia, Egypt Pocket Guide, The American University in Cairo Press.
- Alberto Siliotti: Guide to the Pyramids of Egypt, Ed. White Star, 1997, ISBN 88-8095-272-2.
- Alberto Siliotti: Egypt: temples, people, gods, 1994.
- Ian Shaw dhe Paul Nicholson: The Dictionary of Ancient Egypt. The British Museum Press, 1995.
- Ian Shaw: Exploring Ancient Egypt. Oxford University Press, 2003.
- Ania Skliar: Grosse kulturen der welt-Ägypten, 2005.
- Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1.
- Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3.
- José Ignacio Velasco: Egipto Eterno, Ediciones Nowtilus, 2007, ISBN 84-9763-496-9.