Jump to content

Tuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tuzi
Qytet
Pamje e Tuzit dhe e malit të Deçiqit
Pamje e Tuzit dhe e malit të Deçiqit
Flamuri i Tuzi
Stema Tuzi
Tuzi is located in Earth
Tuzi (Earth)
Koordinatat: 42°21′56″N 19°19′53″E / 42.36556°N 19.33139°E / 42.36556; 19.33139
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
KomunaStampa:Country data Tuzi Tuz
Themelimi i Komunës1 shtator 2018
Qeveria
 • KryetariNik Gjeloshaj (ASH)
Sipërfaqja
 • Gjithsej237 km2 (92 sq mi)
Lartësia mbidetare
43 m (141 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Komuna
11.422
 • Dendësia (Komuna)48/km2 (120/sq mi)
 • Qyteti
4.748
Emri i banorëveTuzjanë
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)
Kodi postare
81206
Prefiksi+382 (0)20
Kodi ISO 3166ME-24
TargatTZ
Faqja zyrtaretuzi.org.me

Tuzi (malazisht: Тузи, Tuzi) është qytet në lindjen e Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë. Tuzi është qendra e Komunës së Tuzit dhe e pjesës së Malësisë së Madhe në Malin e Zi.

Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin "Tuz", banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të.[1]

Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222.[1]

Qyteti i Tuzit ndodhet në rajonin e Malësisë. Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.

Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejës së Deçiçit. Në betejë, Ded Gjo Luli udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare.

Tuzi është komunë me të drejta të plota që më, 1 shtator 2018. Zgjedhjet lokale Tuz 2019 u mbajtën më datë 3 mars, ku nga rezultatet paraprake, numrin më të madh të këshilltarëve e ka koalicioni Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH me 16 të tillë.[2][3]

Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana.

Sipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Tuz jetonin 5,016 banorë.

Numri i banorëve sipas censuseve[4]
1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
8.080 8.750 10.136 12.107 13.077 13.483 10.059 11.422

Struktura e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përkatësia etnike sipas censusit 2011[5]
Shqiptarë
2383  50.18%
Boshnjakë
932   19.62%
Malazezë
554  11.66%
Myslimanë
554  11.66%
Tjetër
325   6.84%
Gjithsej: 4748 banorë

Për ngjarjet kulturore Tuzi ka ambientet e: QIK Malësia ku mbahen aktivitetet e ndryshme kulturore etj.

Arsimi, Shëndetësia, Sporti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tuzi ka një qendër shëndetësore, shkollën fillore "Mahmut Leka" dhe shkollën e mesme "25 maji". Në vitet e fundit Tuzi ndërtoi një shkollë të re fillore dhe një stadium futbolli. Skuafra e Klubit të Futbollit Deçiç të Tuzit lun në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Përfaqësimit i mendimit politik tani po zgjohet nga një dremitje dhjetëvjeçare. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Vitin e fundit është artikuluar për herë të parë një formulim për të kërkuar të drejta që u përkasin.

Diskriminimi [1]


  1. ^ a b "TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE". Albdreams.net. 27 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 1 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tuzi, zyrtarisht komunë. Shqiptarët shpresojnë për zhvillim". Mediat Shqiptare. 1 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Albanians Taste Victory in Montenegro’s New Municipality, Balkansinsight, 2019
  4. ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
  5. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]