Genc Salihu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Genc Salihu, i lindur me 14 Tetor 1981 , është muzikant nga Prishtina, në skenë që nga viti 1995. Është, bashkë me Enes Bajramliqin, themelues i duos Cute Babulja, i cili u shqua me albumin që mban të njëjtin emër dhe me videoklipet shumë të popullarizuara.[nevojitet citimi] Salihu dhe Bajramliqi e kompozuan albumin dhe luejnë pothuejse në të gjitha instrumentet. Arian Randobrava paraqitet në alto saksofon në kangët 'Udhë të mbarë' dhe 'Këngë nga kopshti', ndërsa Erëmira Citaku luan flautin në kangën 'Udhë të mbarë'. 'Cute Babulja' u botua në vitin 2004.
Në vitin 2011, Genc Salihu publikoi albumin 'Kangë e venë', që përmban 11 këngë origjinale, përfshirë edhe singlat 'Rrugëve' dhe 'Lufta është bahçe', të cilët u lancuan me shumë sukses si videoklipe nga Kaltrina Krasniqi. Në këtë album luajnë Nesim Maxhuni (tupana), Visar Kuçi (bas), Armend Xhaferi (gitare elektrike), Liburn Jupolli (keyboards), Festim Fanaj, Avni Thaqi, Arsim Mustafa, Dardan Osmanaj, Erlinda Gashi, Shpend Ballata, Arianit Shehu, Yllza Baftiari, Amanta Istrefi, Fraim Gashi (harqe), Petrit Ceku (gitare klasike), Genc Salihu (gitare akustike, gitare elektrike, keyboards, vokal).
Genc Salihu është gjithashtu bashkëpronar i kafe-librarisë Dit' e Nat', njikohësisht shtëpi botuese që publikon muzikë dhe libra.