Gjeodezia
Gjeodezia është shkenca që merret me matjet ne, nen dhe mbi siperfaqen e Tokes si dhe me përcaktimin e formës, pëmasave dhe fushes se gravitetit te Tokes. Që në fillimet e tij, njeriu ka qënë i interesuar të mësojë rreth tokës ku jetonte, punonte dhe zhvillohej. Dukuri të ndryshme natyrore të vrojtuara përreth tij, ngjanin si të lidhura me dukuri tokësore. Për ti kuptuar këto dukuri njeriut i nevoiteshin njohuri mbi tokën, të tilla si forma dhe madhesia (përmasat ) e saj. Gjeodezia mbase mund të quhet gjeometri, meqënëse kjo e fundit do të thotë: (geo) tokë, (metri) matje. Fjalë për fjalë gjeodezi nënkupton : (gjeo) – tokë, desy (ndarje). Matja e tokës përfshinte jo vetëm principet teorike të gjeometrisë, por mjeshtri më të rëndësishme dhe të sofistikuara për të zbatuar teorinë në praktikë. Kjo spjegon atë që filozofi i lashtë Grek Platoni tha se gjeodezia është një art, ndërkohë që gjeometria është vetëm një teknikë. Zgjerimi i matjes së tokës për të përcaktuar figurën tërësore të saj së bashku me vrojtimet mahnitëse astronomike, krijuan të parin “portret planetar të botës” që në fillimet më të para të qytetërimit tonë. Detyra e Gjeodezisë moderne përfshin studimet e figurës dhe të fushës gravitative tokësore, si dhe të ndryshimeve të tyre në lidhje me kohën. Gjeodezia është jo vetëm një shkencë natyrore e përcaktimit të figurës dhe gravitetit tokësor por edhe një teknologji e zbatuar, e dobishme për pozicionim mbi dhe pranë sipërfaqes së tokës. Një prej detyrave më rëndësishme të gjeodezisë moderne është të ndërtojë dhe mbajë sistemet koordinative gjeodezike referencë (mbështetëse) në shkallë kombëtare e globale, si dhe të mbështesë prodhimin, përdorimin dhe shpërndarjen e informacionit gjeografik në komunitete të gjera përdoruesish.