Gjeodezia
Gjeodez është shkenca që merret me matjet ne, nen dhe mbi sipërfaqen e Tokës si dhe me përcaktimin e formës, përmasave dhe fushës së gravitetit të Tokës.
Që në fillimet e tij, njeriu ka qënë i interesuar të mësojë rreth tokës ku jetonte, punonte dhe zhvillohej. Dukuri të ndryshme natyrore të vrojtuara përreth tij, ngjanin si të lidhura me dukuri tokësore. Për ti kuptuar këto dukuri njeriut i nevojiteshin njohuri mbi tokën, të tilla si forma dhe madhësia (përmasat) e saj.
Gjeodezia mbase mund të quhet gjeometri, meqenëse kjo e fundit do të thotë : (geo) tokë, (metri) matje. Fjalë për fjalë gjeodezi nënkupton : (gjeo) – tokë, desy (ndarje).
Matja e tokës përfshinte jo vetëm principet teorike të gjeometrisë, por mjeshtri më të rëndësishme dhe të sofistikuara për të zbatuar teorinë në praktikë. Kjo shpjegon atë që filozofi i lashtë Grek Platoni tha se gjeodezia është një art, ndërkohë që gjeometria është vetëm një teknikë. Zgjerimi i matjes së tokës për të përcaktuar figurën tërësore të saj së bashku me vrojtimet mahnitëse astronomike, krijuan të parin “portret planetar të botës” që në fillimet më të para të qytetërimit tonë.
Detyra e Gjeodezisë moderne përfshin studimet e figurës dhe të fushës gravitative tokësore, si dhe të ndryshimeve të tyre në lidhje me kohën. Gjeodezia është jo vetëm një shkencë natyrore e përcaktimit të figurës dhe gravitetit tokësor por edhe një teknologji e zbatuar, e dobishme për pozicionim mbi dhe pranë sipërfaqes së tokës. Një prej detyrave më rëndësishme të gjeodezisë moderne është të ndërtojë dhe mbajë sistemet koordinative gjeodezike referencë (mbështetëse) në shkallë kombëtare e globale, si dhe të mbështesë prodhimin, përdorimin dhe shpërndarjen e informacionit gjeografik në komunitete të gjera përdoruesish. Gjeodeti është profesionisti i cili merret me matjet gjeodezike.
Gjeodezia gjithashtu merret edhe me percaktimin e nivelit mesatar te detit nen kontinente (Gjeoidi), i njejti perdoret si siperfaqe referente e lartesive (H). Aktualisht verzionin e pare te gjeoidit te Kosoves e ka realizuar Prof. Perparim Ameti[1] ne IAG Karlsruhe (2015)
Organizatat
- International Geodetic Student Organisation (IGSO), Organizata Ndërkombëtare e Studentëve Gjeodetë
Referime
- Historik e shkurtër mbi gjeodezinë - Gjeodezia Matematike (Dr. ing. Qemal Skuka) http://www.gjeodezia.tk Arkivuar 20 shtator 2017 tek Wayback Machine
- ^ "Kosovo Geoid by Perparim Ameti".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)