Jump to content

Përdoruesi diskutim:Edukatori

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Edukatori. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Edukatori!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Edukatori, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



Medalje

Për punën e vazhdueshme në lidhje me artikujt për pedagogjinë.

Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 14 maj 2019 20:17 (CEST)[përgjigjuni]

Shumë faleminderit koleg i nderuar Klein Muçi. Respekt juve dhe suksese në punën tuaj fisnike. Me nderime --Drenisa (diskutimet) 14 maj 2019 20:31 (CEST)[përgjigjuni]

Faleminderit! Ju lutem, konsiderojeni mundësinë të shkruani diçka në faqen tuaj personale të përdoruesit pasi krijimi i saj lehtëson komunikimin dhe përfshirjen në komunitet. Gjithsesi mbetet në dëshirën tuaj. Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 15 maj 2019 00:28 (CEST)[përgjigjuni]

Kategoritë

Kam vënë re se krijon vazhdimisht kategori të reja si pjesë e punës tënde me artikujt arsimor. Të lutem, hidhi një sy faqes Ndihmë:Kategoria përpara se të vazhdosh të krijosh kategori të tjera. Po vepron siç duhet, thjesht do të ishte mirë të shtoje dhe atë përshkrimin shabllon siç përshkruhet te faqja më sipër. Kjo dhe mbase të vendosnit dhe kategoritë për kategoritë e krijuara.

Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 9 qershor 2019 17:04 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi. Doni të thoni të jap shënime të ngjashme siq janë në këtë faqe Kategoria:Biografi.
Me nderime: --Drenisa (diskutimet) 9 qershor 2019 19:26 (CEST)[përgjigjuni]
Pak a shumë. Ideja ajo është, thjesht teksti është ndryshe. Kemi një tekst shabllon që është mirë të përdorim për t'i standardizuar. Shiko për shembuj kategoritë e mëposhtme:
Shtyp Përpunoni burim te faqet më sipër që ta shohësh tërë kodin përbërës. Do të vësh re që teksti ndryshon pak nga njëri shembull te tjetri. Kjo është në varësi të faktit nëse kategoria është e prirur të ndahet në kategori të tjera bija apo jo. Lexoje me kujdes faqen e ndihmës më sipër paralelisht me kodin përbërës të faqeve shembuj e besoj se do të jetë më e qartë. - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2019 03:21 (CEST)[përgjigjuni]
Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi, shihe si të duket kjo këtu : Kategoria:Psikologji pedagogjike; Nderimet e mia --Drenisa (diskutimet) 10 qershor 2019 17:47 (CEST)[përgjigjuni]
Kategoria që ke sjellë si shembull ndahet në kategori të tjera bija kështu që duhej vetëm pjesa e parë e përshkrimit. Pjesa e plotë do të duhej nëse kategoria nuk do të përmbante kategori të tjera por vetëm artikuj. Shikoje vetë se e ndryshova siç duhet. Shembulli tregon më shumë se fjalët. :)
Këshillë: Vazhdimisht shtyp "Përpunoni burim" dhe shikoni kodin përbërës të faqeve që keni interes. Pastaj mjafton ta kopjosh siç është dhe të ndryshosh vetëm pjesët që të nevojiten për të replikuar të njëjtin rezultat diku. - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2019 18:26 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me sociologjinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Βατο (diskutimet) 14 nëntor 2019 11:55 (CET)[përgjigjuni]

Përkthimet

Përshëndetje, Drenisa! :)

Po shoh morinë e artikujve të rinj që po krijon së fundmi. Po përdor veglën e përkthimeve? Si funksionon, mirë? Ke pasur probleme gjatë përdorimit? - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2019 17:23 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi.

Faleminderit për interesimin tuaj. Nganjëherë edhe kam probleme të vogla me veglën e përkthimit ose si pasojë e mosfunksionimit mbase të rrjetit e ndoshta edhe me nivelin e (mos) njohjes së gjuhës angleze. Tjera probleme nuk kam vërejtur. Gjithë të mirat. Me nderime --Drenisa (diskutimet) 16 nëntor 2019 19:24 (CET)[përgjigjuni]

Kuptoj. Pyes pasi, nëse i keni ndjekur diskutimet në Kuvend këto kohë, sapo e kemi aktivizuar si vegël për të gjithë dhe disa përdorues kanë raportuar probleme teknike në lidhje me funksionimin e saj. Butona të caktuara që kur i shtyp nuk kryejnë asnjë funksion, etj. Gjëra të tilla. Është mirë që këto raste të raportohen që ta rregullojmë sa më mirë. - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2019 19:40 (CET)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për përkthimet e mira që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Përshëndetje Drenisa! Thjesh dua të të falenderoj e përgëzoj për punën e mirë që po bën më përkthimin e disa artikujve e t'iu inkurajoj të vazhdoni po kështu. -- Euriditi  8 dhjetor 2019 21:42 (CET)[përgjigjuni]

Artikujt ne lidhje me COVID-19

Përshëndetje Drenisa! Pashë që ke krijuar artikuj me temën shumë aktuale të COVID-19. Edhe unë jam i interesuar të shkruaj artikuj në lidhje me këtë temë. Nëse ke dëshirë, mund të bashkëpunojmë dhe të shkruajmë disa artikuj për këtë. P.sh. Artikuj për shtetet që janë prekur me sëmundjen, ose artikuj për virusin, etj, që janë paralelë në EnWiki. Unë jam shumë i gatshëm. Të përshëndes, Berishasinan (diskutimet) 15 mars 2020 13:29 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg i nderuar Berishasinan. Pashë se mungonte artikulli dhe e përktheva. Nuk e kam në plan të merrem me tema të tilla. Artikullin në fjalë (Covid 19) kur të kesh mundësi, shihe mos më është përvidhur ndonjë lëshim. Respekt për kontributin tuaj të mrekullueshëm. Gjithë të mirat. Me nderime:--Drenisa (diskutimet) 15 mars 2020 13:42 (CET)[përgjigjuni]

Mendova se do të doje të shkruaje. Sidoqoftë faleminderit dhe vazhdo redaktimet me tema të tjera. Punë të palodhshme! - Berishasinan (diskutimet) 15 mars 2020 13:48 (CET)[përgjigjuni]
@Sadsadas, mund të kesh interes për diskutimin e mësipërm. Kam vënë re që je marrë dhe ti me temën. Mbase gabohem. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2020 14:50 (CET)[përgjigjuni]
@Berishasinan, Pershendetje!
Me pelqen shume nisma per te shkruajtur artikuj mbi temen e Covid-19.Do te doja te ndihmoja dhe une ne shkrimin e tyre. Jam shume e gatshme. Te lutem me ver ne dijeni per cdo gje. - Florinda Gjypi (diskutimet) 15 mars 2020 17:15 (CET)[përgjigjuni]
Doja t'ju vija në vëmendje këtë publikim në Facebook nga Fondacioni Wikimedia: On Wikipedia, a fight is raging over coronavirus disinformation. Këtu theksohet rëndësia e vërtetësisë te artikujt që prekin këto tema këto ditë. Edhe nëse nuk krijoni artikuj të rinj, mjafton të siguroheni për të korrigjuar informacionin te ato ekzistues. Kontrollimi i informacioneve bëhet duke parë burimet dhe duke u siguruar për plotësimin e saktë të referimeve dhe prejardhjen e tyre nga organe serioze, mundësisht me një lidhje me shëndetësinë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2020 18:47 (CET)[përgjigjuni]
Faleminderit koleg i nderuar Klein Muçi. Pikërisht kjo më shtyri që ta përktheja. Nderimet e mia: --Drenisa (diskutimet) 15 mars 2020 18:53 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje @Drenisa, Dëshiron të kontrollosh dhe shikosh redaktimet e mia blu apo jeshile (shqyrtimi)?--Saklanan gerçekler (diskutimet) 26 mars 2020 14:31 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje @Saklanan gerçekler, BLU koleg i nderuar. Respekt.--Drenisa (diskutimet) 26 mars 2020 14:44 (CET)[përgjigjuni]
Edhe shqyrtimi e redaktimet?--Saklanan gerçekler (diskutimet) 26 mars 2020 15:07 (CET)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me gjeografinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 27 prill 2020 13:43 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg i nderuar @Klein Muçi, shumë faleminderit ... gjithashtu edhe juve ju dëshiroj suksese të tjera. Me nderime:--Drenisa (diskutimet) 27 prill 2020 15:17 (CEST)[përgjigjuni]

Kontrollim

Përshëndetje, Drenisa!

Je në dijeni të kësaj faqes këtu? Aty listohen të gjitha faqet me ndryshime në pritje në Wikipedia-n shqip. Meqë tashmë je përdoruese me përvojë për sa i përket artikujve këtu, po pate kohë ndonjëherë, ndihma jote në aprovimin ose refuzimin e ndryshimeve në pritje te lista e mësipërme do të ishte mëse e mirëpritur. Aktualisht ajo listë mirëmbahet vetëm nga 1 përdorues (Timi). Me ndihmën tënde mund të ulim ndjeshëm kohën e pritjes së kontrollit për artikujt, që është fatkeqësisht mbi 100 ditë (ka qenë gati dyfish përpara se të përfshihej Timi). Detyra e mësipërme është me përgjegjësi, pasi aty vendoset çfarë shfaqet në në një artikull e çfarë jo, e për pasojë, përcaktohet përmbajtja që do të shfaqet në rezultatet e motorëve të kërkimit në botë. Duke pasur parasysh këtë, situata ka qenë paksa si thikë me dy presa pasi, nga një anë na duhen shumë kontrollues aktivë që të mbajmë numrin e ndryshimeve në pritje nën kontroll dhe nga ana tjetër duhet të ketë një lloj përzgjedhjeje mbi përdoruesit që e ushtrojnë atë funksion për shkak të përgjegjësisë së detyrës. Ti je një zgjedhje e mirë për atë gjë, kështu që mendova të ta sjell në vëmendje si mundësi. Gjithsesi sjellja e vazhdueshme e artikujve të rinj nga ana jote është një ndihmë e vetëmjaftueshme për komunitetin. :) - Klein Muçi (diskutimet) 29 prill 2020 18:45 (CEST)[përgjigjuni]

Edhe një herë për Gurrën e Hoxhës!

Ne se do te shkruante seicli si eshte ne dialektin e tij atehere do te ishet lulla e Babilonit! Ne kete rast mendoj se do te duhet qe titulli te jete korrekt dhe brenda te shkruhet qe vendasit e quajne keshtu! Kjo vjen sepse ne kete rast emertimi eshte transparent dhe ne nuk na leverdis qe dikur dikush te shkrau Hoxh e dikush te shkruaje Hosës... Me kupton!!! Tung--Varrea e Fterres (diskutimet) 17 maj 2020 14:36 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg Varrea e Fterres. Për mua nuk është aspak problem nëse do të jetë titulli Gurra e Hoxhs apo Gurra e Hoxhës. Artikullin e kam përkthyer sepse sido që të jetë titulli i këtij toponimi tingëllon shqip, gjë e cila për territorin e Kosovës nuk është edhe aq e shpeshtë të gjesh emërtime të tilla. Tani ka edhe njerëz të tjerë këtu në Wikipedia të cilët me kontributet dhe përvojën e tyre të gjatë, mund ta vlerësojnë më drejtë dhe më saktë këtë çështje. Sa për mua nuk është aspak problem, po qe nevoja e zhvendos tani faqen nga Gurra e Hoxhs në Gurra e Hoxhës. Vetëm një gjë nuk duhet harruar, e kjo është që ne ishim për rreth një shekull nën pushtimin jugosllav, dhe kur është fjala tek toponimet, kjo ka lënë pasojat e saj. Me nderime:--Drenisa (diskutimet) 17 maj 2020 22:46 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Për kontributin e vazhduar në lidhje me lashtësinë ilire

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me historinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 17 gusht 2020 14:53 (CEST)[përgjigjuni]

Kontroll

I kontrollon dot redaktimet e mia, të lutem?--185.106.120.141 23 gusht 2020 13:11 (CEST)[përgjigjuni]

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip në vitin 2019 i jepet përdoruesit Drenisa.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj
Çmimi për krijimin e artikujve të rinj


Ju faleminderit koleg wikipedianë. Respekt. --Drenisa (diskutimet) 16 shtator 2020 11:36 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Është një tematikë gati tërësisht e paprekur në komunitet kështu që të falënderojmë për kontributet. :)

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me rrugët në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 5 tetor 2020 11:46 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për udhëzimin e shumë vullnetarëve të rinj në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Anjen01 (diskutimet) 26 dhjetor 2020 23:44 (CET)[përgjigjuni]

Falenderim

Përshëndetje, doja t'i shpreh mirënjohjen për punën që ndërmore për rregullimin e artikujve mbi komunat e Kosovës (redaktimet e tua me 10 maj 2020). U kënaqa kur pashë që artikujt gjermane mbi komunat (të cilët e mirëmbaj unë kryesisht) po shërbejnë si "shabllon". Paske përkthyer shumë gjëra kështuqe iu shtua shumë përmbajtje të ri. Gëzohem në qoftë se do të shoh prapë diçka prej teje lidhur me këtë drejtim. Nderime!--Hyllvegu (diskutimet) 21 janar 2021 03:39 (CET)[përgjigjuni]

Shqyrtim

Shqyrtoni redaktime ime?--185.248.102.118 11 mars 2021 23:54 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje. Shpresoj të mos jetë urgjente. Kontributi juaj nuk humbet dhe kur të i vie rendi kontributi juaj do të shqyrtohet, qoftë nga une qoftë nga dikush tjetër. Sa për informimin tuaj ja ku janë faqet me ndryshime në pritje shih këtu. Respekt. --Drenisa (diskutimet) 12 mars 2021 00:43 (CET)[përgjigjuni]

Atëherë më vie keq por nuk mund të kontriboj në asnjë artikull, përveç rikuperimit të dëmeve të shkaktuara nga Ikranjani, pa u shqyrtuar redaktimet e mia ekzistuese, nuk bëhem ortak në lojëra të pista pukjane.--185.248.102.118 12 mars 2021 01:02 (CET)[përgjigjuni]

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip në vitin 2020 i jepet përdoruesit Drenisa.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj
Çmimi për krijimin e artikujve të rinj


Abetare

Edhe Elifba dhe Alfabeti i Stambollit? Perkthimi nga Daut Boriçi dhe Rexhep Voka.--2003:E6:2F00:1A00:7182:2F06:670C:941F 3 tetor 2021 14:45 (CEST)[përgjigjuni]

Jo për përkthimit i en:Elifba alphabet?--2003:E6:2F00:1A00:386C:1A26:7EC3:FDF0 8 tetor 2021 12:35 (CEST)[përgjigjuni]

Kandidaturë për burokrat

Përshëndetje!

Si një anëtare goxha aktive në komunitetin e Wikipedia-s shqip, je e ftuar të marrësh pjesë në votimin që po zhvillohet në faqen Wikipedia:Burokratë/Kandidatura/Klein Muçi ku po kandidoj për të përfituar privilegjet e burokratit. Votimi i fundit për burokracinë në Wikipedia-n shqip ka ndodhur më shumë se 12 vjet më parë kështu që mirë do të ishte të kishte sa më shumë pjesëmarrje. Ki parasysh që mund të votosh {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} dhe votën ta shoqërosh me një koment të shkurtër. Vendimi yt është i mirëpritur. - Klein Muçi (diskutimet) 10 tetor 2021 10:25 (CEST)[përgjigjuni]

Translation request

Hello.

Can you translate and upload the article en:Baku railway station in Albanian Wikipedia?

Yours sincerely, Multituberculata (diskutimet) 16 tetor 2021 01:45 (CEST)[përgjigjuni]

Thank you very much for the new article and all the best! Multituberculata (diskutimet) 16 tetor 2021 09:52 (CEST)[përgjigjuni]

Wikimediani i Muajit

Përshëndetje Drenisa,

Po të kontaktoj në emër të Grupit të Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe (Wikimedians of Albanian Language User Group - WoALUG), dëshirojm të ju përzgjedhim si “Wikimediani i Muajit” për muajin shkurt, si falenderim për kontributin e juaj në Wikipedia. A mundesh të lutem të na kontaktosh për më shumë informacion në: [[1]]. – ~~~~ Ritamaliqi (diskutimet) 19 janar 2022 16:59 (CET)[përgjigjuni]

Sondazh

Pershendetje!

Jemi studente qe duam te bejme nje studim per lajmet e rreme dhe vandalizmin ne Wikipedian Shqip. Ju lutemi, do na ndihmonte shume ne qofte se na kushtoni disa minuta kohe per te plotesuar formularin me poshte:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdO7Z-CW0HWn8vAhyu1aHFPILSWNJFbzRn8-juFI6rcsQXesw/viewform?usp=sf_link

Shume faleminderit!

Gjithe te mirat! --Anapecini (diskutimet) 23 janar 2022 13:43 (CET)[përgjigjuni]

Fiset shqiptare

Pershendetje. E pash qe disa nga shkrimet e mija qe i kam bere i pasket bere delete, edhe pse kishin burime dhe prova shume me te sakta se tuajat. Ju kisha lut qe te mos e beni gabimin e njejte pa qene e/i sigurte. Faleminderit 185.173.204.3 10 shkurt 2022 14:03 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje. I kam hequr arbëreshët sepse nuk kishin referencë dhe nuk janē fis ilir por shqiptar. --Drenisa (diskutimet) 10 shkurt 2022 16:44 (CET)[përgjigjuni]

Shqyrtim

Pershendejte, nese keni mundesi ta shqyrtoni artikullin https://sq.wikipedia.org/wiki/Gazeta_e_Pavarur Faleminderit!

Përshëndetje! Dëshironi të kontrolloni kontributet e mia dhe t'i bëni ato blu?--Doardear (diskutimet) 17 prill 2022 19:19 (CEST)[përgjigjuni]

Kontroll

Përshëndetje!

Ky është një mesazh automatik i dërguar te të gjithë kontrolluesit shqipfolës që kanë qenë aktivë së fundmi. Aktualisht në listën e faqeve me ndryshime në pritje gjenden rreth 4000 faqe, disa prej tyre në pritje për më shumë se 1 viti. Kontrollimi i ndryshimeve në pritje është një nga përgjegjësitë bazë të çdo komuniteti Wiki kështu që ju ftojmë të ndihmoni ta zbrazim atë listë. Lista mund të gjendet këtu. - MediaWiki message delivery (diskutimet) 16 mars 2022 15:04 (CET)[përgjigjuni]

Përkthime

Përshëndetje, ju bëni përkthime mjaft të mira. A doni ta përktheni artikullin en:jokeshakaja (shih shakalajmi), en:Bektashism in AlbaniaBektashinjtë në Shqipëri, en:I Corps (Ottoman Empire)Korpusi I, en:VallahadesVallahadët, en:AshikArshik, en:al-Jazariel-Xhezeriu, en:YazidisJezidët dhe en:Mattressdyshek?--2003:E6:2F07:B400:DD48:88D8:772B:5D85 30 mars 2022 15:48 (CEST)[përgjigjuni]

Jo? 😢--88.128.92.88 3 prill 2022 08:01 (CEST)[përgjigjuni]
Nëse ke mundësi edhe këtë shikoje en:Teqe of Baba AliTeqeja e Baba Aliut.
en:Storey - kati--82.114.73.107 5 prill 2022 21:23 (CEST)[përgjigjuni]
Përshëndetje kolegë. Nuk po i refuzoj, do ti përkthej kur të kem kohë sepse kam edhe mbi 2200 faqe në listën e mbikëqyrjes. Respekt. --Drenisa (diskutimet) 12 prill 2022 21:37 (CEST)[përgjigjuni]
Edhe Qeveria jugosllave në mërgim (en:Yugoslav government-in-exile), en:Socialist Party of SerbiaPartia Socialiste e Serbisë, en:Serbian Progressive PartyPartia Përparimtare Serbe dhe en:Teqe of BllacaTeqeja e Baba Isufit?--2003:E6:2F49:3100:A0CF:4EB8:9F82:7BA8 19 prill 2022 01:01 (CEST)[përgjigjuni]
@Drenisa, Faleminderit. A po vijnë akoma artikujt e tjerë?--2003:E6:2F49:3100:5C30:E299:B5D8:7964 26 prill 2022 23:25 (CEST)[përgjigjuni]
Shih edhe këtë: en:Teqe of BulqizaTeqeja e Bulqizës. Paraprakisht faleminderit koleg ... --37.35.67.1 27 prill 2022 00:10 (CEST)[përgjigjuni]
Ka shumë pak artikuj që duhen përkthyer.--2003:E6:2F27:4800:4003:EB82:CD12:C33E 2 nëntor 2022 10:09 (CET)[përgjigjuni]
Shumë të shkurtër janë hatibi (en:Khatib) dhe Ebu Dherr el-Gifari.--2003:E6:2F27:4800:19AB:A4:3440:E287 17 nëntor 2022 20:56 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg. Po mi zgjedh artikujt për ti përkthyer si me i pas propozuar ndonjë shkavell.--Drenisa (diskutimet) 19 nëntor 2022 15:12 (CET)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me sportin në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 15 maj 2022 03:56 (CEST)[përgjigjuni]

Mungojnë artikujt për shqiptarët

Mungojnë shumë artikuj për shqiptarë të shquar. 46.114.93.216 18 qershor 2022 21:47 (CEST)[përgjigjuni]

Koleg i panjohur a mos po të duket faqja ime e përdoruesit diçka si Fontana e Deshirave??? Drenisa (diskutimet) 8 korrik 2022 17:28 (CEST)[përgjigjuni]
Ju bëni përkthime shumë të bukura dhe korrekte, prandaj. Një koleg tjetër ju pyeti më lart. Sugjerimet e artikujve janë shumë të mira. 77.9.11.101 9 korrik 2022 08:33 (CEST)[përgjigjuni]

Në rregull flm, nuk i përkthej une por makina. --Drenisa (diskutimet) 9 korrik 2022 13:42 (CEST)[përgjigjuni]

Por është shumë mirë që ju e bëni atë. Këta shqiptarë janë figura të rëndësishme historike.--153.96.64.9 11 korrik 2022 11:07 (CEST)[përgjigjuni]
Përshëndetje koleg. Kur të kesh mundësi bëje një artikull të shkurtër, për Ali bej Tiranën, së paku le të mbetet si cung. Une nuk po mund të gjej material për te, nuk është as në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar e as në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, ose ndoshta une nuk po mund e nuk po di ta kërkoj e ta gjej. Respekt dhe klm. Me nderime: Drenisa (diskutimet) 12 korrik 2022 21:43 (CEST)[përgjigjuni]
Nuk kam informacion. Ndoshta @Ikranjani, ka?--2003:E6:2F49:3100:452E:D7DD:509D:29AE 13 korrik 2022 15:50 (CEST)[përgjigjuni]
Edhe ky artikuj? Jo? 🥺 --46.183.103.17 29 korrik 2022 20:06 (CEST)[përgjigjuni]

Scodra dhe Shkodra

Përshëndetje @Drenisa, të përgëzoj për punën e përkthimeve. Mendoj se do ishte më mirë që artikulli Scodra të vendoset në seksionin e historisë së artikullit Shkodra, ose të riemërohet në Shkodra e lashtë. AT44 (diskutimet) 3 gusht 2022 19:45 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg i nderuar. Po pajtohem që titulli të jetë Shkodra e lashtë. Të falëminderit për mirëkuptimin, respekt Drenisa (diskutimet) 3 gusht 2022 22:45 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e palodhur që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!


-- AT44 (diskutimet) 23 gusht 2022 13:07 (CEST)[përgjigjuni]

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip në vitin 2021 i jepet përdoruesit Drenisa.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj
Çmimi për krijimin e artikujve të rinj


Gostitje dhënë më 8 shtator 2022 13:36 (CEST)

Fli
Një tavë fli vetëm për ty!

-Astronomi06 (diskutimet) 8 shtator 2022 13:36 (CEST)[përgjigjuni]

Shumë faleminderit koleg i nderuar. Respekt. Drenisa (diskutimet) 8 shtator 2022 13:40 (CEST)[përgjigjuni]

Toponimet e antikitetit

Pershendetje Drenisa! Po shoh qe po orienton titujt e artikujve qe lidhen me emertime te antikitetit drejt shqiperimeve. Duhet ta kem propozuar edhe ne kuvend, por kete shqiperim te perdhunshem e mendoj demtues per syrin e lexuesit qe mund te mendoje te informohet permes wiki-t, tek e fundit eshte edukuese sikur lexuesi (nxenesi mundesisht) te mesoje se c ne latinishten klasike shqiptohej k, p.sh. Si dhe te mesohet te perballet me kete permase te emertimeve klasike qe nuk besoj se ndonje vend qe kemi si reference kulturore, i ndryshon dhe njetrajteson keshtu. Ikranjani (diskutimet) 6 tetor 2022 23:24 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg. Për cilin redaktim e ke fjalën, nëse ke mundësi të më tregosh? Drenisa (diskutimet) 6 tetor 2022 23:28 (CEST)[përgjigjuni]
Po ja p.sh. Sesaretia qe e shqiperove nga transkriptimi qe i behet emertimit ne greqishte. --Ikranjani (diskutimet) 6 tetor 2022 23:34 (CEST)[përgjigjuni]
E përktheva koleg i nderuar. Tani nuk do të thot se duhet të mbetet pikërisht ashtu si e kam përkthyer une. Mund edhe të kem gabuar. Greqishten nuk e njoh. Drenisa (diskutimet) 6 tetor 2022 23:39 (CEST)[përgjigjuni]
Ne fakt ajo qe ke bere me titullin perben shqiperim e nderuar, sepse teknikisht titulli eshte i paperkthyeshem, vetem i transkriptueshem per volitje drejtshqiptuese. Nuk po them qe i yti eshte varianti perfundimtar, por meqe i ke hy kesaj vadeje, mendova se mos mund te te duket e arsyeshme... sidoqofte, te lumshin duart. --Ikranjani (diskutimet) 6 tetor 2022 23:42 (CEST)[përgjigjuni]
Faleminderit koleg i nderuar. Po përpiqem. Sa për Sesaretia të të them të drejtën nuk e di se si do të ishte titulli i saktë në gjuhën shqipe, sepse ka shumë emra që vështirë përkthehen. Respekt juve. Drenisa (diskutimet) 6 tetor 2022 23:46 (CEST)[përgjigjuni]
Kur është puna tek emërtimet e titujve të toponimeve antike, ke shumë të drejtë, sepse ka një varg emërtimesh për të cilat nuk kam qenë i sigurt se si duhet të jetë në gjuhën shqipe. p.sh. latinisht është Dimalum greqisht Dimalitan ndërsa shqip e kanë përkthyer Dimali, pastaj Vicianum e kanë përkthyer Viciana, etj. ja edhe një që në anglisht ka qenë Berginium ndërsa une e kam përkthyer Bergini duke u nisur nga ajo që më mirë është të ekzistojë kështu edhe nëse nuk është në rregull se sa të mos ekzistojë fare. Nuk kam asgjë kundër që artikuj të tillë të zhendosen në emërtimin tjetër simotër, si p.sh. në këtë rast Berginium. Drenisa (diskutimet) 7 tetor 2022 00:03 (CEST)[përgjigjuni]

Përkthimi shqip🤗

Përshëndetje Drenisa, ju lutem nëse e bëj në gjuhë të tjera në gjuhën shqipe në Wikipedia😍🤗? AlexBTR (diskutimet) 16 tetor 2022 17:53 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje koleg AlexBTR. Më trego cilët artikuj duhet t'i bëj në shqip. Drenisa (diskutimet) 16 tetor 2022 20:16 (CEST)[përgjigjuni]

Për Florin Salam, Elena Çaushesku, Adrian Minune dhe Denisa.

Përshëndetje nga cigani kosovar. Respekt.--Drenisa (diskutimet) 16 tetor 2022 22:47 (CEST)[përgjigjuni]

Koleg i nderuar, @AlexBTR, kur të kesh mundësi përktheje këtë artikull në gjuhën rumune, nëse mundesh, nëse jo nuk ka problem, Accession of Kosovo to the European Union. Me nderime (Kosovari cigan ose Cigani nga Kosova): --Drenisa (diskutimet) 16 tetor 2022 23:05 (CEST)[përgjigjuni]

Të dua Drenisa! AlexBTR (diskutimet) 16 tetor 2022 23:38 (CEST)[përgjigjuni]

Kryetare kosovare

Mungojnë thuajse tërësisht artikujt dhe kategorite. Lista e plotë është këtu: en:Category:Mayors of places in Kosovo. 2003:E6:2F20:A300:8942:161C:96C6:F53E 23 tetor 2022 17:35 (CEST)[përgjigjuni]

@Drenisa, Vetëm disa mungojnë ose janë shumë të shkurtra.--88.128.92.127 18 dhjetor 2022 12:49 (CET)[përgjigjuni]

Çamëri/shqiptarë në Greqi, dhe fe

Ju jeni tani në atë temë. Dëshironi të krijoni Xhamia e Veli Pashës (en:Veli Pasha Mosque (Ioannina)), Xhamia Roka (en:Rokka Mosque), Xhamia e Faik Pashës (en:Faik Pasha Mosque), Xhamia e Fejzullahut (en:Feyzullah Mosque), Xhamia e Sulltan Mehmetit (en:Sultan Mehmed Mosque, Arta), Xhamia Kurshumli (en:Kursum Mosque, Kastoria), Xhamia e Re (Vodenë) (en:Yeni Mosque, Edessa), Xhamia e Muharrem Pashës (en:Elassona Mosque), Xhamia e Bajraklisë (en:Bayrakli Mosque, Larissa), Xhamia e Re (Larisa) (en:Yeni Mosque, Larissa), Xhamia e Partenonit (en:Parthenon mosque)? 2A02:3102:6A55:FF8D:BCCE:97C6:627F:99AC 4 shkurt 2023 12:22 (CET)[përgjigjuni]

Jo?--2A02:3102:6A55:FF8D:7054:4527:882D:BE 9 shkurt 2023 20:36 (CET)[përgjigjuni]
Ky janë xhamitë shqiptare.--2A02:3102:6A55:FF8D:3C35:2059:5456:CB5 25 shkurt 2023 14:31 (CET)[përgjigjuni]

Medalje dhënë më 14 shkurt 2023 19:50 (CET)

Medalje
Për punën e palodhur që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 14 shkurt 2023 19:50 (CET)[përgjigjuni]

Kategorizimi

Përshëndetje!

Prej disa kohësh je angazhuar në procesin e kategorizimit duke ndihmuar në një çështje që pak përdorues ndihmojnë. Prej vitesh pema e kategorive në Wikipedia-n shqip është në një situatë të rënduar pasi ka munguar në mënyrë të vazhduar mirëmbajtja në lidhje me të kështu që kontributi yt në këtë çështje vlerësohet së tepërmi. Do të të këshilloja të lexoje en:WP:CG nëse s'e ke lexuar ende e të hidhje një sy te pema e kategorive në Wikipedia-n anglisht: en:Category:Contents. Ky është trungu i pemës nga ku buron çdo kategori e nënkategori tjetër atje. Sa më shumë t'i afrohemi një sistemi të ngjashëm, aq më e lehtë do të bëhej gjetja e përpunimi i informacionit (kategoritë kanë rëndësi të veçantë në punët automatike pasi shërbejnë si grupe tematike nga ku robotët e vegla të ndryshme mund të vjelin e përpunojnë informacion me lehtësi). Në fakt kam disa kohë që mendoj të fillojmë një fushatë për sistemimin e pemës së kategorive në Wikipedian-n shqip por ti e ke nisur para meje de facto si proces kështu që mendova se mbase mund të ishe i interesuar "ta nisje me themel". - Klein Muçi (diskutimet) 10 mars 2023 04:14 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje, koleg. Ka kohë që e kam vërejtur se kur përkthej artikuj mungojnë shumë kategori në gjuhën shqipe. Ato kategori të artikujve që i përkthej e që krahas anglishtes ekzistojnë edhe në shumë gjuhë ose në disa gjuhë të tjera zakonisht i krijoj. Nuk kam shumë njohuri rreth rregullave të krijimit të artikujve, kështu që do të përpiqem ta respektoj pemën e kategorizimit të artikujve në gjuhë të tjera. en:WP:CG nuk e kam lexuar por do të përpiqem ta lexoj me kujdes. Nëse vëren ndonjë gabim ose devijim timin të lutem më korigjo. Faleminderit koleg. Respekt. Me nderime: Drenisa (diskutimet) 10 mars 2023 18:33 (CET)[përgjigjuni]
Patjetër. Faqja e lartpërmendur tregon me hollësi çdo gjë rreth kategorive. Mbase së shpejti mund të marrësh guximin të kalosh pak dhe ato kategoritë teknike përveç atyre të përmbajtjes. Për çdo lloj ndihme që mund të të duhet rreth koncepteve të shpjeguara te faqja në fjalë, mos ngurro të më pyesësh. Puna e mbarë! — Klein Muçi (diskutimet) 10 mars 2023 21:08 (CET)[përgjigjuni]