Jump to content

JoJo no Kimyo na Boken

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

 

JoJo no Kimyo na Boken (në Shqip: Aventurat e Çuditshme të JoJo-së, në Japonisht: ジョジョの奇妙な冒険) është një manga seri e krijuar nga Hirohiko Araki. Fillimisht është serializuar në magazinën Shonen Jump nga viti 1987 dhe deri me 2004, kurse mbasandej në magazinën Ultra Jump. Kjo seri ndahet në tetë pjesë, ku çdo pjesë ka personazh kryesor të ri me nofkën “JoJo”. JoJo no Kimyo na Boken është ende duke vazhduar, dhe që nga Maj 2021 përmban 130 ‘tankobon’ vëllime.

Seria është e njohur për artin dhe pozat e saja; referime të shpeshta në muzikën dhe modën popullore perendimore; dhe beteja të përqendruara në të ashtuquajturat “Stand” (në Jap.: スタンド, sutando; në Shqip: Qendresa). Seria ka shitur mbi 100 milion vëllime të printuara, dhe është adaptuar në filma, anime, video lojëra, novela, etj. Seria është e licensuar nga Viz Media në Amerikën Veriore, kurse në shqip ende nuk ka përkthim.

Tregimi

Në dy pjesët e para të JoJo no Kimyo na Boken personazhet luftojnë kundër armiqëve me ndihmën e Hamon-it (波紋, "valëzim"), një teknikë e arteve marciale që lejon përdoruesin të përqendrojë energjinë trupore në rrezet e diellit përmes frymëmarrjes së kontrolluar. Nga pjesa e tretë e më tej personazhet luftojnë me ndihmën e Stand-eve (スタンド, sutando), që janë manifestime psiko-spirituale të energjisë jetësore. Tregimi ndahet në disa pjesë, ku çdo pjesë ka personazh kryesor, vendosje dhe personazhe anësor të ri. Personazhet kryesor të çdo pjese duhet të jenë të familjes Joestar, të kenë shenjë të yllit në shpatullën e majtë, dhe të kenë nofkën “JoJo”. Gjashtë pjesët e para kanë një vazhdimësi lineare të rivalitetit mes Jonathan Joestar dhe Dio Brando, kurse dy të fundit janë vendosur në universe alternative.

Pjesa 1: Phantom Blood apo Fantomu Buraddo (ファントムブラッド, Gjaku Fantazmor)
Në gjysmën e dytë të shek. 19 në Angli, djali i një pronari të pasur, Jonathan Joestar, takon vëllain e tij të ri të adoptuar Dio Brando, i cili e urren atë dhe planifikon ta uzurpojë atë si trashëgimtar të familjes Joestar. Kur përpjekjet e Dio-së prishen, ai shndërrohet në një vampir me përdorimin e një maske guri të lashtë dhe shkatërron pasurinë Joestar. Jonathani nis një udhëtim, takon aleatë dhe zotëron teknikën e arteve marciale Hamon për të ndaluar Dio-në, i cili e ka bërë dominimin e botës qëllimin e tij të ri.
Pjesa 2: Prirje për Luftë (戦闘潮流, Sentō Chōryū)
Në 1938, një ekspeditë gjermane zbulon dhe zgjon një Njeri Shtylle, një humanoid i fuqishëm raca e të cilit krijoi Maskën e Gurit. Njeriu Shtylle vret studiuesit dhe arratiset për të zgjuar Njerëzit Shtylle të tjetre për të rimarr dominimin mbi njerëzimin duke marrë Gurin e Kuq Aja. Joseph Joestar, nipi i Jonathanit, bashkohet me aleatët dhe mjeshtër të Hamon-it për të mposhtur Njerëzit Shtylle.
Pjesa 3: Stardust Crusaders apo Sutādasuto Kuruseidāsu (スターダストクルセイダース, Kryqtarët e Pluhurit të Yjeve)
Në 1989, Dio Brando zgjohet pasi që hapet arkivoli i tij që më herët ishte i fundosur në det. Për shkak se Dio kishte arritur të kapte trupin e Jonathan-it, Stand-et zgjohen te pasardhësit e Jonathan-it: Josephi, vajza e tij Holly Kujo dhe nipi Jotaro Kujo. Holly, megjithatë, nuk është në gjendje të përballojë Stand-in e saj dhe ka vetëm 50 ditë para vdekjes. Jotaro, Joseph dhe aleatët e tyre nisen për të mposhtur Dio-në para se të skadojë ky afat, dhe gjatë rrugës të ndeshen me ithtarët e Dio-së.
Pjesa 4: Diamanti është i Pathyeshëm (ダイヤモンドは砕けない, Daiyamondo wa Kudakenai)
Në 1999, familja Joestar zbulon se Joseph-i ka një djalë jashtëmartesor, Josuke Higashikata, i cili jeton në qytetin japonez Morioh. Josuke mëson për një Hark dhe Shigjetë mistike që dhuron Stande mbi ata që goditen nga maja e tij. Ndërsa e gjenin Shigjetën, Josuke dhe aleatët e tij ndeshen me vrasësin serial Yoshikage Kira që gjithashtu përdor Stand.
Pjesa 5: Fryma e Artë (黄金の風, Ōgon no Kaze)
Në 2001 në Napoli, Giorno Giovanna është zyrtarisht djali i Dio-së, por biologjikisht rrjedh nga Jonathan Joestar. Giorno kërkon të bëhet një bos mafioz në mënyrë që të eleminojë tregtarët e drogës që i shesin fëmijëve. Ekipi i tij, i cili përbëhet nga përdorues të Stand-eve, duhet të përballen me shefin e mafies Diavolo dhe të mbrojë vajzën e tij Trish Una, të cilën Diavolo synon ta vrasë për të fshehur identitetin e tij.
Pjesa 6: Stone Ocean apo Sutōn Ōshan (ストーンオーシャン, Oqeani i Ngurtë)
Në 2011 në Florida, vajza e Jotaro Kujo, Jolyne Cujoh është dërguar gabimisht në burg për vrasje. Ajo punon së bashku me të burgosurit e tjerë dhe babanë e saj për të ndjekur klerikun e burgut At Pucci, që ka qenë besnik i Dio-së, dhe që kërkon krijimin e një universi të ri të përshtatur me dëshirat e tij dhe të Dio-së.