Adem Mikullovci
Adem Mikullovci (u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë dhe vdiq me 15 shtator 2020) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.[1]
Kariera politike
Në vitin 2017, zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.[2] Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.[3]
Krijimtaria
Filmografia
- Proka (1984)-aktrim
- Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
- Era dhe Lisi (1979)-aktrim
- Sulmi i kuq (1974)-aktrim
- Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
- Vakti e han kashten I (2009)-aktrim
- Crveni udar (1974)-aktrim
TV produksioni
- Kafeneja jonë- (2004 - 2013) (serial hunoristik)-aktrim
- Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
- Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
- Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
- Qesh e ngjesh (1982)(humor)
- Gëzuar viti i ri (1976)
- Burleska(komedi).
- Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.
Videoproduksioni
- Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
- Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
- Kur do të kthehet Remziu
- Katunar e shehërli
- Mëhalla jonë
- Qëndresa
- Sadri Llapjani
- Tëgjithë me ne, (2000)
- Mësuesi
- Një pallto për babain tim në burg
- Një buqet buzqeshje
- Të gjithë me ne, (2000)
References
- ^ Radio Evropa e Lirë, intervistë
- ^ http://zeri.info/aktuale/148780/adem-mikullovci-ka-mbledhur-votat-per-t-u-bere-deputet/
- ^ Kosovapress, intervistë