Abdullah Tahiri
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956 në Malishevë të Gjilanit, dëshmorë i kombit i luftës në Kosovë.
Biografia
Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne Malishevë të Gjilanit, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë.[1]. Ishte fëmija i katërt prej gjashtë sa ishin. Shkollën Fillore e kreu në fshat kurse të Mesmen e vazhdoi në Gjilan ku në vitin 1975 largohet për “veprimtari armiqësore” kundër shtetit. Detyrohet që shkollimin e Mesëm ta vazhdojë në Bujanoc. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u përjashtua duke qenë njëri ndër organizatorët e Demonstratave të Pranverës 1981. Më 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u përmbys nga djaloshi që tërë jetën e kishte pritur këtë ditë. Dhe më 1-2 prill 1981, kur filluan demonstratat të ishin tejet të organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë, ndërsa Abdullahu ishte njeriu më praktik, më i zëshmi, i cili arriti t’u jepte kahe demonstratave. Gjatë kësaj kohe ishin një fazë e legjitimitetit të kërkesës “Kosova Republikë”.[2]
Veprimtaria politike studentore
A. Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Demonstratat në Prishtinë i organizuan së bashku me Gani Kocin, Bajram Kosumin e shumë të tjerë. Për datën e 11 marsit të vitit 1981, që shumë kush mendon se ka ndodh rastësisht nuk është e vërtet sepse për këtë ditë është biseduar edhe më parë nga Abdullahu, Muhamet Pepshi , Riza Demaj,Sylë Mujaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e të tjerë.[3] Veprimtarisë së Abdullahut armiqtë i kishin ra në gjurmë dhe atë më 15 gusht 1998 e kishin arrestuar dhe pastaj nga burgu i Gjilanit e transferuan në ate të Dubravës nga i cili u kthy kufomë. Themelues i ZOK të UÇK-së, dhe komandant i parë i ZOK-ut.[4] Sot trupi i Abdullahut prehet në varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Tahiri ka qenë aktiv në kryesinë e Unionit të Subjekteve Politike të Gjilanit(USPGJ) që veproi si trup unik dhe, falimi i njohur i Abdullah Tahirit, i cili shpallë publikisht përkrahjen politik të partive subjekteve unike, Tahiri është burgosur më vonë së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë, Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, gjeneralmajori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës, Mbledhja është mbajtur më 15 qershor 1998, në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, me intonimin e himnit kombëtar dhe të UÇK-së.[5] [nevojitet citimi] A. Tahiri - Duli ishte aktiv edhe më parë përmes lidhjeve tjera kishte organizuar taki me me Raif Halimi- Cernica, sidomos me 14 dhe 15 maj 1998, së bashku me Muharrem Bajramin, Abdullah Tahirin kishin takuar, Ahmet Rexhen( ish-pjesëtar i UKS-së, tashmë dëshmor), me këtë rast i është bashkuar formacionit ushtarak UÇK-së duke i vënë në dispozicion veturën e tipit Golf si material ushtarak, automatin e ri (AK-47), tre revolvera, 20 bomba, një qift pesqe (me municion), gjysmë arke fyshek.[6]
Familja
Hoxhe Mulla Ramadan Tahiri nga Malisheva e Gjilanit, per nje gjysmeshekulli sherbeu si imam ne xhamine e fshatit, duke qene model i hoxhes dhe i luftetarit te denje per "Fe dhe Atedhe". Ai ishte dashamir i madh i dijes dhe shkolles, keshtu perveq qe kishte kryer medresen e rregullt kishte mbaruar dhe shkollen per ndihmes mjekut ne Prizeren dhe nje shkolle tregetie. Perpara se te merrte detyren e imamit ai menjehere pas Luftes se Dyte Boterore kishte krye detyren e inspektorit sanitar dhe kishte udhehequr aksionin per dezinfektimin dhe deretizimin e teritorit te komunes se Gjilani dhe me gjere. Mulla Ramadani ishte pjesemarres aktiv ne Betejen e njohur te Rainces me 1945, kur me shume bashkeluftetare nga Anamorava rrafshuan per toke Brigaden partizano-çetnike, e cila po masakronte civilet shqiptare ne fshatrat e Lugines se Presheves. Ai ishte propagues i madh i shkollimit te te rinjeve. Keshtu , per t'u dhene shembull te tjereve, ai i pari nga fshati dergoi ne shkolle te mesme vajzen e vet Elmazen me cka vet theu akullin per vazhdimin e shkollimit te vajzave, shkolla e te cilave deri ateher perfundonte me shkollen fillore, ku pos djalit të madh që punonte jashtë në zvicer, Abdullahut tashme dëshmor i kombit, ai kishte edhe djalin tjeter Sabri Tahiri ishte prof.dr.prodekan dhe drejtues i Fakultetit të Edukimit në Gjilan, si dhe Ibrahimin ekonomist dhe veprimtar i njohur.
Referencat
Burim i të dhënave
- ^ ^Abdullah Tahiri, po të shpëtonte (nga burgu), ai Kosovës do t’ia falte jetën,bot. Epoka e Re, Prishtinë më 20.05.2014 | 09:51
- ^ Abdullah Tahiri, po të shpëtonte (nga burgu), ai Kosovës do t’ia falte jetën, Epoka e Re, 20.05.2014
- ^ ^deklaron Hydajet Hyseni, bot. Epoka e Re, Prishtinë më 20.05.2014
- ^ ^gushti është dita e 227 e Kalendarit Gregorian vitit 1998 - Burgoset komandanti i ZOK-ut te UÇK-se Abdullah Tahiri|deklaron Hydajet Hyseni, bot. Epoka e Re, Prishtinë më 21.05.2014
- ^ ^Abdullah Tahiri veprimtaria politike ushtarake (USPGJ)
- ^ ^Abdullah Tahiri veprimtaria politike ushtarake...
- LAJMI KOSOVAPRESS, 20 maj 2010 15:54, Përkujtohet komandanti i parë i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut
- Akademia për gjeneral majorin Abdullah Tahirin Gjilan- 20 maj 2009
- A.IsuUfi, Komandant i ZOK-ut të UÇK: A. Tahiri nismëtar i themelimit të UÇK-së në Zonën e Karadakut
Lidhje tjera
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |