Xhamia e Nazireshës
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Xhamia e Nazireshës mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën orgjinale të sallës së faljes. Xhamia është e shtruar me pllaka poligonale, salla ka formë kuadratike dhe ndriçohet nga 5 dritare të vendosura në tre radhë. Frekuentohet edhe në ditët e sotme. Është shpallur monument kulture.
Arkitektura
Historiku
Mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit, lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën origjinale të sallës së faljes. E para faltore monumentale e konceptuar në stilin klasik osman, përsa i përket i formulimit planimetrik dhe vëllimor. Nëpërmjet teknikës së ndërtimit ajo ndërlidh në vazhdimesi traditën e artit të ndërtimtarisë në periudht pararendëse. Mbishkrim datues nuk ka, por, prej mënyrës së kompozimit, ajo nuk mund të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek XVI, në dekadën e fundit të tij. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në numrin fundor të mafilit lexohet data 1599, e cila së paku nënkupton ndërtimin e xhamisë pas kësaj date. Xhamia e Nazareshës ruhet në formën origjinale të sallës së faljes dhe të minares. Salla në përmasa kuadratike, ndricohet nga pesë dritare në tri radhë. DRitaret e poshtme janë të krnizuara me patura te profiluara prej gurësh të gdhendur. Pamja ballore ë xhamisë paraprihej nga një portik i mbuluar me çati druri nga i cili kalohëj në sallën e faltores nga porta, e cila ndrushe nga xhamitë e tjera ndodhet në qoshen e djathtë pranë trupit të minares. Dyshemeja e xhamisë është e shtruar me pllaka poligonale prej qeramike, ashtu sit ë gjitha xhamitë e tjera të vendit që u ngritën ndërmjet viteve 1550-1600.
Xh. M është shpallur monument kulture, si nje nga monumentet përfaqësues të historisë së arkitekturës mesjetare shqiptare.