Jump to content

Adem Mikullovci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adem Mikullovci në dramën "Duke pritur Godonë", Teatri Kombëtar i Kosovës, 1977
Adem Mikullovci

Kariera teatrore

Adem Mikullovci(u lind në vitin 1943Mitrovicë, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjës së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.

Kariera politike

Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Krijimtaria

Filmografia

  1. Proka (1984)-aktrim
  2. Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
  3. Era dhe Lisi (1979)-aktrim
  4. Sulmi i kuq (1974)-aktrim
  5. Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim

TV produksioni

  1. Kafeneja jonë-(serial hunoristik)-aktrim
  2. Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
  3. Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
  4. Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
  5. Qesh e ngjesh (1982)(humor)
  6. Gëzuar viti i ri (1976)
  7. Burleska(komedi)

Videoproduksioni

  1. Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
  2. Kur do të kthehet Remziu
  3. Katunar e shehërli
  4. Mamutovitë e Rexhepovitë
  5. Mëhalla jonë
  6. Qëndresa
  7. Sadri Llapjani
  8. Tëgjithë me ne, (2000)
  9. Mësuesi
  10. Një pallto për babain tim në burg
  11. Një buqet buzqeshje
  12. Të gjithë me ne, (2000)

Lidhje të jashtme