Pagëzimi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Xqbot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: hy:Մկրտություն |
v r2.7.1) (roboti ndryshoj: en:Religious initiation rites |
||
Rreshti 34: | Rreshti 34: | ||
[[de:Taufe]] |
[[de:Taufe]] |
||
[[el:Βάπτισμα (Χριστιανισμός)]] |
[[el:Βάπτισμα (Χριστιανισμός)]] |
||
[[en: |
[[en:Religious initiation rites]] |
||
[[eo:Bapto]] |
[[eo:Bapto]] |
||
[[es:Bautismo]] |
[[es:Bautismo]] |
Versioni i datës 10 dhjetor 2010 02:13
Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë. Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë".
Zanafilla e pagëzimit
Në të vërtetë të krishterët besojnë se pas ringjalljes së tij Jezu Krishti iu shfaq nxënësve (dishepujve) të tij dhe i urdhëroi ata të pagëzojnë në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, e cila njihet si formula e pagëzimit. Nga mësimet e Shën Palit, me pagëzim shënohet larja prej mëkateve të kaluara dhe rilindja e besimtarit në një jetë të re.
Pagëzimi në judaizëm
Judaizmi e ushtron ritin e pastrimit me zhytje në ujë, dhe ungjijtë tregojnë që Gjon Pagëzori e pagëzoi Jezusin.
Në krishterim
Kisha katolike romake, kisha ortodokse dhe shumica e kishave protestante ushtrojnë pagëzimin e fëmijëve. Pagëzimi ishte një rit i rëndësishëm në qindvjeçarin e 1, dhe pagëzimi i fëmijëve u shfaq në qindvjeçarin e 3.
Anabaptistët dhe baptistët
Reformuesit anabaptistë këmbëngulin në pagëzimin e të rriturve pas rrëfimit të besimit; Baptistët e sotëm dhe Dishepujt e Krishtit ushtrojnë po ashtu pagëzimin e të rriturve.