Pagëzimi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Rreshti 19: | Rreshti 19: | ||
* [[Gjon Pagëzori]] |
* [[Gjon Pagëzori]] |
||
* [[Sakramenti]] |
* [[Sakramenti]] |
||
== Lidhje të jashtme == |
== Lidhje të jashtme == |
||
* [http://www.newadvent.org/cathen/02258b.htm Enciklopedia katolike: Pagëzimi. (ang)] |
* [http://www.newadvent.org/cathen/02258b.htm Enciklopedia katolike: Pagëzimi. (ang)] |
Versioni i datës 8 tetor 2015 18:05
Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë. Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë".
Zanafilla e pagëzimit
Në të vërtetë të krishterët besojnë se pas ringjalljes së tij Jezu Krishti iu shfaq nxënësve (dishepujve) të tij dhe i urdhëroi ata të pagëzojnë në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, e cila njihet si formula e pagëzimit. Nga mësimet e Shën Palit, me pagëzim shënohet larja prej mëkateve të kaluara dhe rilindja e besimtarit në një jetë të re.
Pagëzimi në judaizëm
Judaizmi e ushtron ritin e pastrimit me zhytje në ujë, dhe ungjijtë tregojnë që Gjon Pagëzori e pagëzoi Jezusin.
Në krishterim
Kisha katolike romake, kisha ortodokse dhe shumica e kishave protestante ushtrojnë pagëzimin e fëmijëve. Pagëzimi ishte një rit i rëndësishëm në qindvjeçarin e 1, dhe pagëzimi i fëmijëve u shfaq në qindvjeçarin e 3.
Anabaptistët dhe baptistët
Reformuesit anabaptistë këmbëngulin në pagëzimin e të rriturve pas rrëfimit të besimit; Baptistët e sotëm dhe Dishepujt e Krishtit ushtrojnë po ashtu pagëzimin e të rriturve.