Jump to content

Filipi II i Maqedonisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Jeta: Tebeja s'ka qenë kurrë ilire
Rreshti 32: Rreshti 32:

== Jeta ==
== Jeta ==
Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng sepse atë kohë Teba ishte qytet i fuqishem ne iliri. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenje atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.
Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng sepse u çua nga i dashuri i nënës së tij, Ptolemeu Aloros, për të siguruar aleancën ndërmjet tij dhe Tebesë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenje atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.

Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shume suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej te rregullonte një situate e cila ishte përkeqësuan jashtë mase prej disfatës kundër Ilireve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti ti largonte Paionasit dhe Thraket ma ane te shumave premtuese që do tu japte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashme i lire prej kundërshtareve ai u përpoq te forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij me e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjate me te cilën u formua "Falanga Maqedonase".

Versioni i datës 7 prill 2015 23:00

Filipi II
Bazileus i Maqedonisë
Busti i Filipit II i Maqedonisë.
ilirishtΦίλιππος
<includeonly
Lindur382 p.r.l.k
Vendi i lindjesPela, Maqedoni
VdekjaTetor, 336 p.r.l.k (46 vjeç)
Vendi i vdekjesAigai, Maqedoni
ParaardhësiAmyntas IV i Maqedonisë
PasardhësiAleksandri i Madh
GratëAudata
Fila
Nicesipolis
Filina
Olimpias
Meda e Odesës
Kleopatra Euridika
FëmijëtCynane
Filip III
Aleksandri i Madh
Kleopatra
Thessalonica
Ptolemeu I Soter Cynane
Filip III
Aleksandri i Madh
Kleopatra
Thessalonica
Ptolemeu I Soter
Dinastia mbretëroreDinastia Argead
BabaiAmyntas III
MamajaEuridika II

Filipi II i Maqedonisë jetoi në vitet 382-336 para Krishtit. Ai ishte mbret Grek i Maqedonisë nga 359-336 para Krishtit. Ishte babai i Aleksandërit të madh dhe Filipit të III.

Jeta

Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng sepse u çua nga i dashuri i nënës së tij, Ptolemeu Aloros, për të siguruar aleancën ndërmjet tij dhe Tebesë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenje atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.

Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shume suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej te rregullonte një situate e cila ishte përkeqësuan jashtë mase prej disfatës kundër Ilireve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti ti largonte Paionasit dhe Thraket ma ane te shumave premtuese që do tu japte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashme i lire prej kundërshtareve ai u përpoq te forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij me e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjate me te cilën u formua "Falanga Maqedonase".

Filipi ishte martuar me Audatën stërmbese e mbretit Ilir te Dardanisë, Bardhyl. Megjithatë kjo nuk e pengoi te marshonte kundrejt Ilireve në (358) dhe ti dërrmonte në një beteje te egër ku vdiqën 7000 ilire (357). Me ketë ai vendosi autoritetin e tij në Liqenin e Ohrit dhe në favor te Epiroteve.

Ai përdori edhe luftesn sociale si një mundësi për zgjerim. Beri një marrëveshje me Athinasit e cila nuk kishte mundur dot te pushtonte Amfiolisin, që komandonte minierat e arit në malin Pangaion. Ai do ta mposhte ketë qytet dhe do te ia jepte Athinasve në këmbim te qytetit Pydnas te cilin Maqedonasit e kishin humbur në 363. Megjithatë pasi pushtoi Amfiolisin ai i mbajti te dy qytetet. Pasi Athina i shpalli lufte ai lidhi aleance me "Lidhjen Kalkidiane te Olnysit". Me pas pushtoi Potidaean dhe kësaj radhe duke e mbajtur fjalën dhe ia dha Lidhjes (356) një vit përpara se te martohej me princeshën Epirote Olimpia, e cila ishte e bija e mbretit te Molosëve.

Në 356 p.k Filipi pushtoi edhe Creniden te cilës ia ndryshoi emrin në Filipi : atje themeloi një garnizon te fuqishëm i cili do te kontrollonte minierat e saj , te cilat i dhanë shume ar me ane te te cilave financoi fushatat ushtarake. Në te njëjtën kohe gjenerali i tij Parmenioni kishte mundur Iliret përsëri. Gjithashtu në 356 p.k lindi djali i tij Aleksandri dhe Filipi kishte fituar në gare me kuaj në lojërat Olimpike. Në 355-354 p.k ai rrethoi Methonen qytetin e fundit që kontrollonte Athina në gjirin Thermaik. Gjate rrethimit Filipi humbi një sy. Megjithë ardhjen e dy flotave Athinase qyteti ra në 354 p.k. Filipi gjithashtu sulmoi edhe dy qytete Thrake te vendosura në bregdet : Abdera dhe Maronea (354-353).

Harta e territorit i Filipit II

I përfshire edhe në luftën e 3 fetare që kishte shpërthyer në Greqi, Filipi në verën e 353 p.k ai pushtoi Thesaline duke mposhtur 7000 Fokeas nen vëllanë e Onomarkusit. Kjo e fundit mundi Filipin në dy beteja që pasuan. Filipi u kthye në Thesali veren e ardhshme me 20000 këmbësore dhe 3000 kalores duke përfshire te tere trupat Thesaliane te rekrutuar. Në betejën e Krokusit 6000 Fokeas vdiqën ndërsa 3000 te tjerë u burgosen dhe me vone u mbyten. Kjo lufte i dha Filipit një prestigj te madh si dhe blerjen e lire te Feraes një qytet në juglindje te Thesalise. Ai gjithashtu u be tagus i Thesalise. Mori regjionin Magnesia që ndodhej në juglindje te Thesalise se bashku me qytetin e saj kryesor Pagasae. Filipi nuk avancoi për në Greqinë qendrore sepse Athinasit duke mos arritur në kohe për te mbrjtur Pagasaen kishin pushtuar Termopilet.

Armiqësia me Athinën nuk ishte tërësisht e hapur por Athina ishte kërcënuar nga pala maqedonase për arin në Eube. Në 352 p.k deri në 346 p.k Filipi serisht nuk sulmoi në jug. Ai ishte aktiv në nënshtrimin e qyteteve kodër te Ballkanit perëndimor e verior dhe zvogëlimin e qyteteve bregdetare greke deri në Hebrus. Për qytetin kryesor bregdetar Olynthesit Filipi vazhdonte te pretendonte miqësinë përderisa qytetet e tjera fqinjë ishin në duart e tij.

Filipi i II në monedhe ari, me kokën e Apollonit.

Në 349 p.k, Filipi nisi rrethimin e Olynthesit e cila përveç pozicionit te saj strategjik pretendonte në fronin maqedonas prej disa lidhjeje me Arrhideusin dhe Menelaun. Olynthesi në fillim ishte aleat me Maqedoninë por me vone lidhi besnikëri me Athinën. Kjo e fundit nuk beri asgjë për te ndihmuar qytetin, ekspedita e tyre u kthye mbrapa për shkak te një revolte në Eube te cilën e pagoi Filipi me arin e tij. Në vitin 348 p.k mbreti maqedonas mundi Olynthesin dhe e shkatërroi te tere qytetin. Te njëjtin fat kishin pësuar edhe qytetet e tjera te Kolkides. Meqë Maqedonia dhe te tere regjionet e tjera fqinjë ishin te sigurta, Filipi festoi lojërat e tij Olimpike në Dium. Në 347 p.k Filipi avancoi për te pushtuar te tere zonat lindore rreth Hebrusit dhe detyroi paraqitjen e princit thrak Cersobleptesit. Në vitin 346 p.k ai ndërhyri në mënyre efektive në luftën midis Tebes dhe Fokeasve por luftërat e tij me Athinën ende vazhdonin. Megjithatë Athina i kishte bere kërkese për paqe dhe kur Filipi shkoi përsëri në jug u vendos paqja në Thesali. Me qytet shtetet kyçe greke ai i dërgoi një mesazh Spartes ``Nqs ju nuk paraqiteni pa vonesa te mëtejshme, unë do te shkoj me ushtri në tokat tuaja dhe do te shkatërroj fermat tuaja, vras njerëzit tuaj dhe do te shkatërroj qytetin tuaj. Përgjigja e tyre lakonike ishte "në qofte se". Filipi dhe Aleksandri do ti linin te dy vetëm. Me vone ushtritë maqedonase kaluan nga Epiri në detin Adriatik.

Në 345 p.k ai kryen një fushate te vështire kundër Ardiaios, nen mbretin e tyre Pluratus, gjate se cilës ai u plagos rende nga një ushtar ardian në këmben e djathte.

Në 342 p.k Filipi udhëhoqi një ekspedite në veri kundër Skitheve duke pushtuar qytetin e fortifikuar Thrak, Eumolpia për t'i dhëne asaj emrin e tij, Filipolis (Plovidi modern).

Në 340 p.k Filipi filloi rrethimin e Perinthusit. Ai filloi edhe një rrethim tjetër në 349 p.k në qytetin e Bizantit. Pas mossuksesit në te dy rrethimet ndikimi i Filipit në Greqi ishte kompromentuar. Megjithatë ai me sukses arriti te rikonfirmonte autoritetin në Egje duke mundur një ushtri Tebane dhe Athinase te bashkuar në betejën e Kerones, në 338 p.k, ndërsa në te njëjtin vit, ai shkatërroi Amfisen sepse banoret e saj kishin kultivuar në mënyre te paligjshme pjesë te fushës Krisaian e cila i takonte Delfit. Filipi krijoi dhe udhëhoqi Ligen e Korintit në 337 p.k. Anëtaret e Lidhjes thane se nuk do te bënin lufte kundër njëri-tjetrit, përveç nqs kjo ishte për te shtypur revolucion. Filipi u caktua si lider i ushtrisë kundër Perandorisë Persiane. Në 336 p.k kur po bëheshin përgatitjet e para Filipi u vra dhe u zëvendësua në fron nga djali i tij, Aleksandri i III.

Vrasja

Larnaksi i arte, në muzeun e Virgjinias, e cila mund te përmbaje mbetjet e Filipit te II te Maqedonisë.

Vrasja ndodhi gjate tetorit te viti 336 p.k, Aegje kryeqytetin e lashte te mbretërisë se Maqedonisë. Gjykatat ishin mbledhur për te festuar martesën midis Aleksandërit te I te Epirit me vajzën e Filipit nga gruaja e katërt e tij, Kleopatra. Ndërsa mbreti po hynte në teatër ai u vra nga Pausania i Orestit një nga shtate truperojat e tij. Vrasësi menjëherë u përpoq te shpëtonte duke vrapuar drejt bashkëpunëtoreve te tij që po prisnin në hyrjen te Aegjeas me kuaj. Ai u ndoq nga tre truperoja te Filipit te cilët e kapen dhe e vranë me duart e tyre.

Arsyet e vrasjes se Pausanias kane qene te vështira te shpjegohen plotësisht për shkak se edhe historianet e lashte kane pasur mendime te ndryshme. Aristoteli thotë se Filipi u vra sepse Pausania ishte ofenduar nga Attalusi- mbreti vjehërr i Filipit.

Pesëdhjete vjet me vone, historiani Cleitarchus, shpjegoi dhe zgjeroi me shume historinë. Shekuj me vone ky version iu transmetua Didorus Sicilusit dhe nga tere historianet e tjerë që përdorën Cleitarchusin. Në librin e gjashtëmbëdhjetë historik te Didorusit shkruhet : Pausania ishte një dashnor i Filipit dhe u be xheloz kur ky i fundit kthye sytë tek një tjetër i ri i quajtur serisht Pausania.

Kur Pausania iu ankua Filipit për Attalusin por ky kishte ndërmend ta çonte Attalusin se bashku me Parmenionin në Azi për te bere një përgatitje për pushtimin e tij te planifikuar. Filipi gjithashtu u martua me mbesën ose vajzën e Attalusit te quajtur Euridike. Në vend që te fyente Attalusin, Filipi e zbuti Pausanian duke e ngritur në rangun e truprojës. Pausanias, dëshira për tu hakmarrë ndaj atij që nuk ia ktheu nderin në vend i qëndronte akoma e gjalle ; kështu ai planifikoi te vriste Filipin, dhe disa kohe pas përdhunimit te dyshuar, ndërsa Attalusi ishte në Azi duke lufuar me Përsianet, ai vendos planin e tij në veprim. Historiane te tjerë mendojnë se Aleksandri dhe/ose mamaja e tij Olimpia kishin bere shume intriga në mos vete nxitësit. Kjo e fundit duket sikur mund te jete diçka sepse Olimpia ia shprehu mirënjohjen në te njëjtën nate kur u kthye nga mërgimi vendosi kurorë në trupin e vrasësit dhe urdhëroi te bëhen sakrifica vjetore në një kodër ku ndodhej varri, në kujtim te tij.

Hyrja për në "Tumën e Madhe" Muzeu i Virgjinias.

Shume historiane moderne kane vërejtur se te gjitha llogarite janë te pamundshme. Në rastin e Pausanias motivi i krimit është vështire te duket adekuat. Në anën tjetër implikimi i Aleksandërit dhe i Olimpies duket i çuditshëm : te veproje si ata nuk do te duhej te kishin treguar paturpësi te pacipe në fytyrën e një makine ushtarake besnike përgjithësisht ndaj Filipit si Pausania (ata nuk dinin gjë për konfliktin midis te dyve). Ajo që duket të jenë të regjistruar në këtë janë dyshimet e natyrshme që ra mbi përfituesit kryesor të vrasjes, veprimet e tyre pas vrasjes, sadoqe e mire do te ishte për ata kjo vrasje, nuk mund te provoje fajësinë e tyre. Me tej : Attalusi u ekzekutua nga Aleksandri pasi ky morri fronin, një mund të pyes veten nëse regjistrimi i tij në mesin e komplotistët nuk ishte për efekt të futjes se motive politike në një spastrim. Attalus kishte deklaruar publikisht shpresën e tij se nuk do të ketë sukses, Aleksandri sa Filipi, por më tepër se një bir i mbesës se tij Euridike që u martua me Filipin, mund ta largonte Aleksandërin nga froni, kështu ai vrau babanë në bashkëpunim me mamanë për te siguruar fronin.