Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Lagoon (diskuto | kontribute) No edit summary |
Lagoon (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 80: | Rreshti 80: | ||
===Idealet e Gjermanisë === |
===Idealet e Gjermanisë === |
||
Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (Ide kjo edhe e partisë fashiste |
Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (Ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propogandistike). Politika e jashtme Gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhëfolëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithshtu si pasojë e Traktatit të Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore. |
||
Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville |
Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville Çamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi që i bëhej minoriteteve gjermane në ato territore. Kur Gjermania Naziste, mori këto territore nga Polonia dhe Çekosllovakia, ai u prit ngrohtë nga gjermanët e aty. Por ky entuziazëm nuk do të rezultonte si një gjë pozitive më vonë. Me fundin e luftës, këta minoritete, u zhvendosën me forcë nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetëm një vend për të shkuar, ata do i’u drejtonin Gjermanisë. |
||
Një arsye tjetër e fortë është edhe kushtet e vështira të vendosura në Konferencën e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetëm partia naziste do mund t’a lironte gjermaninë nga ai pakt. Shumë shpejt, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartë përmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisë dhe gjermanve të drejtën për të funksionuar si një shtet i vërtetë. |
Një arsye tjetër e fortë është edhe kushtet e vështira të vendosura në Konferencën e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetëm partia naziste do mund t’a lironte gjermaninë nga ai pakt. Shumë shpejt, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartë përmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisë dhe gjermanve të drejtën për të funksionuar si një shtet i vërtetë. |
Versioni i datës 20 dhjetor 2006 14:16
Lufta e dytë konflikti i armatosur midis Aleatve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Pas Luftes se Pare Boterore, aleatet imponuan demshperblime te renda mbi Gjermanine. Ky ishte nje nga faktet që ekonomija Gjermane e viteve 20 kishte inflacion shumë larte. Ne fakt puntoret shpeshhere duhet te perdornin rrogen menjehere, se ndryshe ne mengjez markat Gjermane kishin humbur vleren. Ekonomija e dobet dhe krenaria e cunguar e Gjermanisëö sollen ne fuqi partinë Naziste me në krye Hitlerin.
Përmbledhje
Origjina e Luftës
Pas Luftës së Parë Botrore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktatit i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vëndet fitimtare në luftë si Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe Sh.B.A e përfasuar nga Presidenti Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vëndet që u dëmtua më shumë por Austri në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.
Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk u lejua të prodhonte tankse, aeroplanë, anije dhe nëndetëse. Kjo gjëndje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hypjen në pushtet të forcave naziste me në krye Hitlerin.
Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i Sh.B.A-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se Sh.B.A nuk kishte më vënd aty dhe se Europa i përkiste Europianve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përpërë nga 14 pika, u pa si një cënim për Europën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vëndet e vogla të tjera që sipas tij, duhet të merrnin pavarsinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga Perandoria Osmane kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftrat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombtare edhe pse pa rezultat.
Pas Luftës së Parë Botrore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vëndet Europiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Botrore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrveshja e San-Remosë, do të ishte thjeshtë një modifikim i marrveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e Sh.B.A-së duke mohuar marrveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrveshje, Francës i jepej Sirija dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Konflikte megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së Bolshevikve në fuqi, kishte hapur të gjitha marrveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrë se si që në Europë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Wilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perëndoria osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, konferenca e Vjenës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës Botrore II.
Evropa
Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti Nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmim e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundra Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujrat territoriale të Europës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton shtie në dorë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Hollandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si edhe Shqipërinë. Trupat Italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat Britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Europës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga Sh.B.A, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy).
Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22.6.1941, duke prishur kështu marrveshjen e mos-sulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderushme të B.S. por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave Gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë Naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stlingradit u shvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Wehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prrill 1945, Hitleri kryen vetvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi.
Ndërkoh, Italia Fashiste me Benito Musolinin në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalur kundra ish aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, Aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor.
Gjatë kësaj lufte, është për t’u përmendur holokausti që i’u bë me miliona (6 milion mendohet) hebrenjve. Në këtë genocid gjithshtu u eksterminuan edhe persona me origjinë rome.
Azia
Japonia pushtoi Kinën në 7 korrik 1937 dhe planet e saj ishin të shtrinte pushtetin e saj në të gjithë Azinë si lindore ashtu edhe jugore. Më 7 dhjetor 1941, Japonia do të ndërrmerrte një sërë sulmesh surprizë ndaj shumë vendeve duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pearl Harbor, Hawai, një gjë që bëri të pashmangshme futjen e Sh.B.A-së në luftë.
Për gjashtë muaj rrjesht, Japonia kishte korrur vetëm fitor të bujshme, beteja në Detin Koral (Battle of the Coral Sea) do të merrte pjesë, për t’u ndjekur më pas me Betejën e Midway (Battle of Midway), ku Japonia pati humbje të mëdha, ndër këto 4 avjon-mbajtëse. Duke ndaluar hapin e japonezve, ishte rradha e aleatëve të hidheshin në ofensivë tashmë. Kjo ofensivë u vërtetua me Betejën e Gjirit të Milne-s (Battle of Milne Bay) dhe Beteja e Guadalcanal (Battle of Guadalcanal), territore këto të pjesës jugperëndimore të Paqsorit.
Duke pasur dy fronte në këto zona, Aleatët e panë të nevojshme hapjen e një fronti edhe në pjesën qëndrore të Paqsorit. Aleatët korrën sukses në këto beteja ku për t’u përmendur është Beteja në detin e Filipineve (Battle of the Philippine Sea) dhe Beteja e Leyte Gulf (Battle of Leyte Gulf) në 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, që ishte njëkohësisht edhe pikë kyçe për Aleatët ishin Iwo Jima dhe Okinawa në 1945. Gjatë këtyre betejave të shumta, një rol të madh luajtën edhe nëndetset, të cilat prenë linjën e furnizimit të Japonisë me naftë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për luftën.
Në vitet e fundit të luftës, Aleatët ndërmorën një fushatë masive bombardimi mbi Japoni. Më 6 gusht 1945, Sh.B.A hodhi më në fund Bombën Atomike në qytetin e Japonisë Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, në 9 gusht 1945, një tjetër do të hidhej në Nagasaki, duke detyruar më në fund, Perandorin Hirohito të shpallte kapitullimin më 15 gusht 1945.
Lufta kishte mbaruar.
Shkaqet dhe Pasojat
Shkaqet në Evropë
Ashtu si edhe Lufta Botrore I, shkaqet dhe arsyet e Luftës Botrore II, janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye të tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve. Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, në Gjermani dhe Itali, filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsisë gjermane e cila për më tepër vuante edhe borxhin prej 65 miljard markave që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë dhe kur Sh.B.A vendosi që të prente kredinë e saj, situata u rëndua më shumë me Francën, që kur pa që Gjermania nuk mundi të paguante as këstin e parë dhe të dytë të borxhit, pretendoi territore nga shteti Gjerman.
Me të vërtetë Gjermania kishte firmosur traktatin e Versajës, por ajo nuk e kishte pëlqyer kurrë këtë gjë, sidomos artikullin 231 që thonte me pak fjalë që Gjermania pranonte të merrte për sipër të gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleatve, që ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate përpiqeshin të mbroheshin. Besimi i përgjithshëm i popullit në Dolchstosslegende (një besim mitologjik i hershëm që në shqip do të thotë “thikë në shpinë”), si edhe Depresioni i Madh, solli në pushtet Partinë Socilaiste Puntore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin në krye.
Kur marrveshja e Versajës po humbte vlerën e saj, shteti Anglez dhe Francez kanë një meritë në këtë mes. Franaca lidhi me të vërtetë kontratë me të Anglinë dhe Italinë, por të dy këto dolën nga fjala. Formimi i “Stresa”, ishte formimi i fronteve nga ana e Italisë dhe Anglisë kundra Gjermanisë, por Anglia nuk i’u përmbajt kësaj marrveshjeje. Në atë kohë në pushtet ishte Chamberlein. Ky i fundit, paraardhës i Çërçillit, ndjente simpati për partinë e re në Gjermani. Ai mendonte se ata kishin vepruar shumë rëndë mbi Gjermaninë. Gjithashtu frika e një France të gjithëpushtetshme në Europë, ishte një arsye tjetër që këto dy vënde nuk do vendosnin një mardhënie stabël midis njëri tjetrit. Italia do vepronte me të njëjtën mënyrë duke e lënë Francën vetëm dhe fronti “Stresa” tashmë përfshinte vetëm mbrojtjen e dobët Franceze, të ndërtuar sipas stilit të Luftës së Parë Botrore, që nuk i bëri dot ballë teknologjisë së re Gjermane.
Pakti Molotov-Ribbentrop midis gjermanve dhe sovjetikëve, bëri që Gjermania të merrte e qetë Poloninë. Shtetet e bashkuara nuk arritën të vendosnin një lidhje të fortë me njëra tjetrën, duke i lënë Hitlerit kohë të fuqizohej. Më në fund Lufta Botrore II kishte filluar dhe tashmë nuk do të kishte më mundësi për negociata paqeje.
Shkaqet në Azi
Politika e Japonisë Imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë Japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botrore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në 1931, Japonia pushtoi Manchurian dhe Kinën në 1937. Kina dhe ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke çuar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Hodhandeze në Indonezi e formuar në shek. 19), Malazija dhe Filipinet. Duke besuar se vëndet Europiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se Sh.B.A-së do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.
Si rrejdhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqsori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesishëm në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Pilipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pas e Sh.B.A do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqsor, i shpalli luftë asaj në 12 dhjetor 1941. Por Sh.B.A do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.
Pasojat
Në se ka një dhimbje në ketë botë, ajo shtrihet gjërë në zemrën njerzore.
Pasojat e Luftës Botrore II ishin të shumta. Rreth 62 million njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e populsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorzimin e territoreve të Finlandës që ishte në dorë të Sovjetikve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatarruar, si të Europës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).
Përfundimi i Luftës së Dytë Botrore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftrat do të përfundonin, por duke ditur këtë vënde të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të formonin UN (United Nations – Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga Sh.B.A. në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte në San Francisco, Californi, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.
Perandoritë që kishin egzistuar deri atëherë si Perandoria e Hollandës, Perandoria e Francës dhe Perandoria e Britanisë, nuk do të egzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin në shumë territore të ndryshme si në Azi dhe Afrikë. Filipinet kërkonin akoma pavarsinë e tyre të plotë duke i kujtuar Sh.B.A-së fjalën e dhënë për pavarsi dhe në 1946 do e fitonin një gjë të tillë. Për Gjermaninë dhe Poloninë do të hartoheshin territore të reja. Gjermania e ndarë në katër zona të ndryshme do të vuante më shumë dënimin e pas luftës. Nga katër zonat që ajo u nda, tre pjesë ishin në dorë të aleatve që vendosën edhe një sistem Demokratik Konstitucional. Pjesa tjetër e mbetur, ishte në dorë të Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nën kontrroll edhe shumë vënde të tjera të Europës Lindore. Frontet ishin të dukshëm tani. Në njërën anë qëndronin Aleatët me Sh.B.A në krye dhe në tjetrën anë qëndronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite të tij. Furnizimi i Europës me Bombën Atomike, do të rriste akoma më shumë tensionin dhe kjo do të shënonte fillimin e Luftës së Ftohtë.
Në Azi, dhe pikërisht në Japoni, Perandoria Imperiale Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan në fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), për t’u zëvendësuar me një Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroite do të ishte akoma në krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, që dha dorheqjen dhe mori fajin për sipër, kur Gjermania humbi në Luftën Botrore I, Perandori Japonez, nuk e bëri një gjë të tillë dhe trazhgimi e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Me kapitullimin e Japonisë, Koreja do të merrte pavarsinë. Koreja ishte e ndarë në dy pjesë atë kohë. Njëra pjesë (Koreja Veriore) kishte ndihmën dhe mbështetjen e Sovjetikve, ndërsa pjesa tjetër (Koreja Jugore) kishte mbështetjen e trupave Amerikane. Ndërkoh në Kinë, Lufta Civile nuk zgjati shumë deri sa Partia Popullore e Kinës hypi më në fund në pushtet në 1949. Antarët e partisë Nacionaliste Kineze tërhiqen në Taiwan.
Lufta e Dytë Botrore pati një zhvillim të pashmangshëm të teknologjisë. Radari kishte qënë një mjet vendimtar në shkatarrimin e nëndetseve Gjermane. Aeroplanët, anijet, punimet plastike, zhvillimi i lëndve plasëse, helikopterët, teknologjia e rraketave, si edhe energjia nukleare, do të zhvilloheshin me hapa të shpejta nga të dyja palët gjatë luftës së ftohtë. Ilaçe të shumta do të përmisoheshin dhe të tjera do zbuloheshin. Penicilina dhe antibiotikët gjithashtu do kishin një përmisim rrënjësor në këtë kohë. Por për momentin nuk mund të mendohej një përdorim i publik i përgjithshëm i tyre, por më vonë përdorimi publik i shumicës së mjeteve do të bëhej i mundshëm.
Periudha dhe Ngjarje të luftës
Idealet e Gjermanisë
Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (Ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propogandistike). Politika e jashtme Gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhëfolëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithshtu si pasojë e Traktatit të Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore.
Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville Çamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi që i bëhej minoriteteve gjermane në ato territore. Kur Gjermania Naziste, mori këto territore nga Polonia dhe Çekosllovakia, ai u prit ngrohtë nga gjermanët e aty. Por ky entuziazëm nuk do të rezultonte si një gjë pozitive më vonë. Me fundin e luftës, këta minoritete, u zhvendosën me forcë nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetëm një vend për të shkuar, ata do i’u drejtonin Gjermanisë.
Një arsye tjetër e fortë është edhe kushtet e vështira të vendosura në Konferencën e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetëm partia naziste do mund t’a lironte gjermaninë nga ai pakt. Shumë shpejt, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartë përmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisë dhe gjermanve të drejtën për të funksionuar si një shtet i vërtetë.
Këto dhe lojra të tjera propogandike, do të përdoreshin më vonë nga partia naziste për të arritur qëllimin e saj të vërtetë të luftës. Gjithashtu vetëm kështu partia naziste e Hitlerit mund të kryente diskriminime shoqërore dhe ideologjike, duke bërë që një pjesë e mirë e intelektualëve dhe kundërshtarësh politik, të largoheshin për të gjetur streh diku tjetër. Me këto ide, diskriminimi ndaj hebrenjve kishte filluar, duke i’u marrur një pjesë të mirë të pasurisë dhe duke i zëvëndësuar ata nga vëndet e larta të punës me punonjës gjerman, që sipas të njëjtës propogandë, ishin rracë arjane (rraca më e pastër në botë).